LIVE UPDATES
Bota

Vala e të nxehtit dhe shkrirja e akullit, më të zakonshme në Antarktidë

Shkencëtarët paralajmërojnë se ekosistemi i brishtë mund të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme, nëse vazhdon ngrohja globale.

9 Gusht 2023, 20:59 Nga m.s
Vala e të nxehtit dhe shkrirja e akullit, më të zakonshme në
foto ilustruese

Sipas një studimi të ri, në Antarktidë ngrohja e oqeanit dhe humbja e akullit pothuajse me siguri do të bëhen më të zakonshme. Shkencëtarët paralajmërojnë se ekosistemi i brishtë mund të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme, nëse vazhdon ngrohja globale.

Bukuria e pacenuar e Antarktidës. Ky rajon i largët polar është nën kërcënim. Një studim i ri ve në dukje se dukuritë ekstreme, të tilla si valët e të nxehtit të oqeanit dhe humbja e akullit, ka shumë të ngjarë të bëhen më të zakonshme dhe më të rrezikshme. Shkencëtarët rishikuan aktivitetet mjedisore në Antarktidë dhe përreth Oqeanit Jugor.

Ata shqyrtuan të dhënat në lidhje me motin, akullin, temperaturat e oqeanit, sistemet e akullnajave, shtresave të akullit dhe biodiversitetin. Studimi lidh fenomentet e fundit ekstreme, me ndryshimet klimatike dhe parashikimet se këto do të bëhen më të zakonshme dhe më të rrezikshme në të ardhmen.

"Disa nga ngjarjet që ne po shohim janë tronditëse. Nëse vazhdojmë djegien e hidrokarbureve, këto aktivitete klimatike do të jenë më të mëdha në intensitet dhe frekuencë. Ka shumë për t'u shqetësuar”, thotë profesor Martin Siegert, një shkencëtar nga Universiteti Exeter, i cili është autori kryesor i raportit. Antarktida është e njohur për klimën e saj të ashpër dhe nën temperaturat zero.

Por ndërsa pjesa tjetër e botës ka përjetuar valë të nxehti rekord në vitet e fundit, edhe ky rajon i ngrirë, po ngrohet. Në fakt, ajo po e godet Antarktidën edhe më fort.

“Vala më e madhe e të nxehtit ndonjëherë në botë për sa i përket devijimit nga temperatura normale ndodhi vitin e kaluar në Antarktidë, ku temperaturat ishin 38 gradë më të ngrohta se sa duhej të ishin. Kjo ndodhi gjatë dimrit, por në mes të shtresës së akullit të Antarktidës Lindore, temperatura duhet të ishte -50 gradë celsius. Por nuk ishte. Për disa ditë, ishte vetëm minus dhjetë. Është absolutisht e padëgjuar të kemi një valë të nxehti të këtyre përmasave", thotë profesori Siegert.

Ruajtja e Antarktidës nuk është thelbësore vetëm për kafshët e egra që jetojnë aty, por edhe për pjesën tjetër të botës dhe klimën e saj. Aktualisht, shtresa e akullit të Antarktidës po humbet gjashtë herë më shumë masë në oqean sesa 30 vjet më parë. Ajo mban mjaft ujë saqë ,nëse do të shkrihej plotësisht, niveli i detit në botë do të ngrihej me rreth 57 metra, duke vënë qytete të tëra nën ujë. Natyrisht, kjo do të kërkonte qindra vjet për të ndodhur. Por ndërsa akulli zvogëlohet, Tokës i hiqet një prej mjeteve më kritike për kontrollin e temperaturës.

"Antarktika vepron për të mbajtur planetin të freskët duke reflektuar rrezet e diellit përsëri në hapësirë. Si pasojë ne nuk marrim ngrohjen e rrezatimit të plotë. Por nëse sipërfaqja e bardhë reflektuese e borës dhe akullit humbet, atëherë ajo zëvendësohet nga një sipërfaqe e errët, qoftë në oqean apo në tokë. Dhe kështu energjia e diellit do të përthithet nga kjo sipërfaqe dhe si pasojë do të ketë ngrohje. Kështu që ngrohja rritet nga humbja e akullit. Shqetësimi i vërtetë është se Antarktida pushon së vepruari si kondicioner dhe fillon të veprojë si radiator", thotë profesori Siegert.

Autorët e raportit paralajmërojnë se vendet që kanë nënshkruar Traktatin e Antarktidës mund të jenë duke shkelur zotimin e tyre për të mbrojtur këtë ekosistem delikat.

Ata po kërkojnë gjithashtu veprime për të frenuar shkallën e dëmtimit në rajon, për të cilën thonë se është e nevojshme që bota të përmbushë objektivin e Marrëveshjes së Parisit për kufizimin e ngrohjes globale nën 1.5 gradë Celsius. Studimi u publikua në revistën shkencore 'Frontiers in Environmental Science'. /Burimi i lajmit VOA

ngrohja globale antarktidë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj