LIVE UPDATES
Bota

Ish-presidenti Trump kritika të ashpra ndaj prokurorit të posaçëm Smith | FaxWeb

Trump ofendoi prokurorin e posaçëm Jack Smith dhe përsëriti pretendimin e tij se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara.

9 Gusht 2023, 17:45 Nga k.m.
Ish-presidenti Trump kritika të ashpra ndaj prokurorit të
Donald Trump

Gjykatësja federale në çështjen e fundit penale kundër ish Presidentit Donald Trump, ka caktuar të premten një seancë dëgjimore, ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorëve, që ish presidenti dhe avokatët e tij të mos zbulojnë publikisht provat e këtij rasti. Ish-presidenti tha se do të vazhdojë të flasë hapur për çështjet penale kundër tij, gjatë një tubimi me mbështetësit e tij në Nju Hempshër të martën.

Trump ofendoi prokurorin e posaçëm Jack Smith dhe përsëriti pretendimin e tij se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara.

Gjykatësja Tanya Chutkan ka urdhëruar avokatët e Donald Trumpit dhe prokurorët federalë që të paraqiten në gjykatë të premten, për një seancë dëgjimore lidhur me rregullat se si mund të përdoren dhe ndahen provat që kanë prokurorët për aktpadinë e fundit kundër ish presidentit, që përmban akuza për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe nxitje të protestave të dhunshme në Kapitol më 6 janar 2021.

Prokurorët kërkuan nga gjykatësja Chutkan që të nxjerrë një urdhër, që provat konfidenciale të mos bëhen publike nga Trump, duke sugjeruar se ai mund të përdorte të dhënat e rastit për të frikësuar dëshmitarët.

Avokatët e Trump thonë se një urdhër i tillë është shumë i gjerë dhe do të kufizonte të drejtën e fjalës së lirë të ish presidentit, e garantuar nga Amendamentit të Parë i Kushtetutës.

“Do të flasë për këtë çështje. Nuk do të ma marrin të drejtën e Amendamentit të Parë”, tha Trump gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij në Nju Hempshër.

Ish Presidenti Trump ofendoi prokurorin e posaçëm Jack Smith, të cilin e quajti “prokuror bandit dhe “njeri i çmendur”.

Në aktpadinë me katër pika, Departamenti i Drejtësisë akuzon ish Presidentin se u përpoq të bllokonte transferimin paqësor të pushtetit.

Sipas prokurorisë, Trump i ishte thënë disa herë nga burime të besueshme se pretendimet e tij për manipulime në zgjedhje ishin të rreme, por ai vazhdoi përhapjen e tyre, për të mbjellë mosbesim ndaj zgjedhjeve.

Ish presidenti tha në gjykatë se është i pafajshëm, ndërsa të martën përsëriti gënjeshtrat e tij për manipulim të zgjedhjeve.

“Për asnjë sekondë të ditës nuk kam dyshuar nëse zgjedhjet ishin të manipuluara. Ishin të manipuluara, ishin zgjedhje të neveritshme dhe të vjedhura. Ky vend duhet të turpërohet”, tha Trump.

Ish Presidenti i ka quajtur hetimet si të motivuara politikisht dhe tha se Departamenti i Drejtësisë po e detyron të shpenzojë kohë dhe para larg fushatës zgjedhore, për t’u përballur, siç u shpreh ai, me akuzat e sajuara.

“Kjo është ajo që po bëjnë. Më falni, nuk do të mund të shkoj në Ajova sot. Nuk do të vij në Nju Hempshër, sepse jam i ulur në një sallë gjyqi për budallallëqe, sepse prokurori i përgjithshëm më akuzoi për diçka”, tha Trump.

Kjo është aktpadia e tretë penale kundër ish-Presidentit në më shumë se katër muaj, dy aktpadi janë nga autoritetet federale dhe tjetra nga shteti i Nju Jorkut. Në total, të tre aktpaditë përmbajnë 78 akuza penale ndaj ish-presidentit.

Një padi e katërt pritet të ngrihet në fund të këtij muaji në Xhorxhia, ku një prokurore lokale, ka hetuar Trump dhe aleatët e tij, për ndërhyrje në zgjedhjet e këtij shteti.

Sipas një përllogarie të bërë nga portali ‘Politico’, nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat e ngritura deri tani dhe i jepet dënimi maksimal, Trump mund të përballet me deri 641 vite burg.

Megjithatë, gjyqet nuk janë zhvilluar ende dhe ekspertët ligjorë thonë se ish-presidenti mund të shmangë dënimin me burg, duke negociuar me prokurorët për dënime të lehta në shkëmbim të pranimit të fajësisë dhe duke apeluar dënimet e mundshme.

Problemet ligjore nuk e kanë dëmtuar atë mes kandidatëve të tjerë republikanë për president. Ai vazhdon të dominojë me diferencë të thellë ndaj të tjerëve.

Por me të paktën dy procese gjyqësore, që pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, çështjet penale ka të ngjarë të hedhin një hije të errët mbi garën presidenciale dhe titujt e lajmeve.

Megjithëse rezultati i akuzave mbetet i pasigurt, ekziston një konsensus midis ekspertëve ligjorë, që edhe nëse dënohet, Trump mund ta vazhdojë fushatën elektorale për t’u zgjedhur president.

Kushtetuta amerikane përcakton tre kërkesa kryesore për kandidatët presidencialë: të jenë shtetas amerikanë të lindur në Shtetet e Bashkuara, të jenë të paktën 35 vjeç dhe të kenë banuar në Shtetet e Bashkuara për jo më pak se 14 vjet. Megjithatë, Kushtetuta nuk shprehet për rastet e kandidatëve të akuzuar, apo të dënuar nga gjykatat. Kjo do të thotë se Trump mund të kandidojë për president si një kriminel i dënuar apo edhe pas hekurave, siç bëri Eugene V. Debs, kandidati presidencial i Partisë Socialiste, më shumë se një shekull më parë./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj