30 Prill 2024, 20:18
Nga E. D
Antonio Guterres
GAZA- Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Izraelit që të mos e pushtojë qytetin jugor të Gazës, Rafahun. Kjo thirrje e Guterres erdhi pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se do ta pushtojë Rafahun pavarësisht nëse arrihet ose jo një marrëveshje me Hamasin grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për lirimin e pengjeve.
“Një operacion ushtarak në Rafah do të ishte një përshkallëzim i padurueshëm, duke vrarë mijëra civilë të tjerë dhe duke detyruar qindra mijëra të tjerë të largohen”, tha Guterres për gazetarët më 30 prill.
Një operacion i tillë, “do të kishte ndikim shkatërrues ndaj palestinezëve në Gazë, me pasoja serioze në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në mbarë rajonin”, tha Guterres.
“Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe shumë qeveri të tjera qartazi kanë shprehur kundërshtimin e tyre për një operacion të tillë. U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë ndikim ndaj izraelit që të bëjnë gjithçka që munden që të parandalojnë një operacion të tillë”.
Më herët gjatë ditës, Netanyahu premtoi se ushtria izraelite do të nisë një ofensivë tokësore në Rafah për të shkatërruar, siç tha ai, batalionet e Hamasit në këtë qytet.
Në Rafah, mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës që po strehohet. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë paralajmëruar Izraelin që të mos kryejë ofensivë në këtë qytet dhe të rrezikojë civilët.
Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli thotë se grupi radikal palestinezë ende po mban afër 100 pengje, përfshirë mbetjet mortore të më shumë se 30 personave.
Ofensiva izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë. Lufta ka detyruar 80 për qind të popullatës së Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre, ka shkaktuar shkatërrim të madh dhe ka shtyrë banorë në veri të enklavës buzë urisë./REL
antonio guterres
Bota
30 Prill 2024, 20:07
r.ll
aleksander vulin
SERBIA- Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë ish-shefin e inteligjencës Aleksandar Vulin, një politikan q&...
Bota
30 Prill 2024, 20:03
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Në veri të Kosovës, disa individë kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale shpallje t...
Bota
30 Prill 2024, 19:49
E. D
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se do të ketë pasoja pasi një tubim i madh islamik në Hamburg n...
Bota
30 Prill 2024, 19:43
E. D
KOSOVA- Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë amerikane dhe Qeveria e Kosovës kanë lansuar zbatimin e programit k...
Bota
30 Prill 2024, 19:28
E. D
Antonio Guterres
GAZA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje të martën për një hetim t&eu...
Bota
30 Prill 2024, 19:17
E. D
foto ilustruese
UKRAINA- Ukraina sulmoi bazat ushtarake ruse në Krime me raketa amerikane, raportoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Në dekla...
Bota
30 Prill 2024, 18:58
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se beson se vendi i tij do të anëtarësohet në NATO vetëm ...
Bota
30 Prill 2024, 18:36
E. D
pamje nga vendngjarja
KANADA- Një aksident ka ndodhur në Kanada duke u marrë jetën 4 personave, mes tyre edhe një foshnje, pasi nj...
Bota
30 Prill 2024, 18:26
E. D
foto ilustruese
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka gjetur pesë njësi të ushtrisë izraelite përgjegjëse për shkelje...
Bota
30 Prill 2024, 18:19
E. D
Lupço Palevski
TURQIA- Një gjykatë në Turqi ka miratuar kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin e shteta...