LIVE UPDATES
Bota

Heqja e barrikadave dhe shtyrja e vendimeve për reciprocitet, gjithçka ndodhi në Kosovë

Nëntë barrikada ishin vendosur në veri, Kurti i bëri thirrje NATO-s dhe BE-së të dënojnë sulmet

2 Gusht 2022, 08:32 Nga A.B
Heqja e barrikadave dhe shtyrja e vendimeve për reciprocitet,
Alin Kurti

Dje gjatë ditës janë larguar të nëntë barrikadat që ishin vendosur nga serbët lokalë në veri të Kosovës. Largimin e tyre e konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai tha se po ashtu janë hapur dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën me Serbinë.

“Liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët”, tha Sveçla.

E më heqjen e barrikadave , ashtu siç ishte zotuar Qeveria e Kosovës, ministri Sveçla tha se do të shtyhet zbatimi i dy vendimeve për reciporcitet të cilat edhe shkaktuan tensione gjatë të dielës në veri.

“Me largimin e barrikadave dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, ne e zhvendosëm zbatimin e vendimeve për datën 1 shtator 2022, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në vend dhe rajon”, tha ai.

Nëntë barrikada ishin vendosur në veri, Kurti i bëri thirrje NATO-s dhe BE-së të dënojnë sulmet

Gjatë një adresimi për media, më 1 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nëntë barrikadat “me njerëz të armatosur”, më 31 korrik ndaluan qytetarët dhe kanë shtënë me armë zjarri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët gjatë ditës tha se ishin gjithsej nëntë barrikada të vendosura në veri të Kosovë.

Kurti sërish përsëriti se zbatimi i vendimeve të Qeverisë do të shtyhet në momentin kur do të hiqen të gjitha barrikadat e vendosura në veri.

“Në momentin kur hiqen barrikadat në veri dhe vendoset liria e plotë e lëvizjes, shtyhet zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë për datën 1 shtator 2022. Janë 9 barrikada në veri, dhe presim që të hiqen të gjitha sot gjatë ditës”, deklaroi dje, Kurti.

Pas tensioneve në veri, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u ka dërguar ftesë krerëve të Kosovës dhe Serbisë, për t’u takuar në Bruksel.

Në takimin e thirrur nga Borrell, midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë,

Aleksandar Vuçiq, është paralajmëruar se do të bisedohet për të gjitha çështjet e hapura. Por, ende nuk ka konfirmim të pjesëmarrjes nga asnjëri lider.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk ka pranuar ftesë zyrtare për një takim të mundshëm mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Gjatë konferencës për media, Kurti tha se Kosova është e gatshme për dialogun me Serbinë, shkruan Telegrafi.

“Një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi. Në momentin që do ta kemi, sigurisht që do ta bëjmë publike dhe do të shprehim qëndrimin tonë. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, shtoi ai.

Ndërkaq, rrugët e Mitrovicës së Veriut, e banuara me shumicë serbe, më 1 gusht janë parë mesazhe ku shkruhet: “Mirë se vini në Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Reagimet nga Shqipëria për situatën në veri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur aspak të arsyeshëm përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, derisa i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, “të mos ushqejë me asnjë lloj justifikimi grupe të caktuara në veriun e Kosovës”.

Gjatë një konference për media me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, i cili po qëndron në Tiranë në kuadër të turneut në rajon, Rama tha se Qeveria e Kosovës “ka të drejtën dhe detyrën për të ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj telefonoi presidenten Vjosa Osmani lidhur me situatën në veri. Begaj, sipas një njoftimi për media, e ka cilësuar si të matur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe.

Ai tha se me këtë u shmang një “provokim i rëndë për stabilitetin e Kosovës”.

Çfarë ndodhi të dielën dhe pse u vendosën barrikadat?

E diela e 31 korrikut u karakterizua me tensione të shumta në veri të vendit, shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

Ky vendim i cili do të niste së zbatuari të hënën më 1 gusht, bëri që shumë serb lokal në veri të vendit, të dielën pasdite vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.

Përveç barrikadave në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, e disa qytetarë edhe u maltretuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk kishte asnjë të lënduar, shkruan Telegrafi.

Pas kësaj, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë u lëshuan dokumentet e para për hyrje-dalje. Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.

Ndërkaq, vendimi i dytë parasheh që të gjithë pronarët e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – të mund të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS (Republika e Kosovës).

SHBA-ja u angazhua për të ulur tensionet

Rritja e tensioneve në veri, bëri që ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier të ulët edhe të bisedojë me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, ku u kërkoi që të shtyjë zbatimin e vendimeve për reciprocitet.

“Ne mendojmë se një shtyrje e tillë do të ishte e rëndësishme, sepse duket se ka dezinformim dhe keqkuptime për këto vendime”, tha Hovenier pas një takimit me krerët e shtetit.

Pak minuta pas kësaj, Qeveria njoftoi se do të shtyjë zbatimin e dy vendimeve deri më 1 shtator, “kur do që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mirëpriti vendimin e Kosovës, për të pranuar, siç tha ai, propozimin e shefit të bllokut evropian, Josep Borrell, për shtyrjen e zbatimeve.

“BE-ja pret që të gjitha pengesat rrugore të hiqen menjëherë. Borrell ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog për rrugën përpara. Falënderues ndaj Ambasadës amerikane në Kosovë për mbështetjen e fuqishme”, ka shkroi ai në Twitter.

NATO e gatshme për intervenim

Pas rritjes së tensioneve në veri, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, deklaroi se është i përgatitur që të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. KFOR-i është duke vëzhguar situatën nga afër edhe është i gatshëm të intervenojë nëse situata rrezikohet, në përputhje me mandatin që ka nga rezoluta 1244”, u tha në njoftimin e KFOR-it më 31 korrik.

Kujtojmë se edhe në të kaluarën, serbët lokalë në veri kanë bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie me vendimet e autoriteteve të Kosovës.

Herën e fundit kur u bllokuan rrugët në veri të Kosovës, përkatësisht ato që çonin në drejtim të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, ishte në shtatorin e vitit 2021. /GazetaTelegrafi

albin kurti kosove

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!