LIVE UPDATES
Bota

"Heqja e ndalesës për mallrat serbe në këmbim të shfuqizimit të masave nga BE-ja"

Qeveria e Kosovës më 14 qershor ka ndaluar hyrjen e kamionëve me targa serbe dhe importin e mallrave me origjinë nga Serbia për arsye “sigurie”. Ky vendim ishte një përgjigje ndaj arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, të cilët që atëherë janë liruar për t'u mbrojtur. Ndërkohë, lejohet hyrja e kamionëve me targa të Serbisë, por jo edhe qarkullimi i mallrave serbe.

11 Gusht 2023, 13:59 Nga k.m.
"Heqja e ndalesës për mallrat serbe në këmbim të
Nenad Rashi

Qeveria e Kosovës në periudhën e ardhshme do të duhej të anulonte vendimin për ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi, por pret që edhe Bashkimi Evropian t’i anulojë masat ndëshkuese ndaj Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL), ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.

Siç shpjegon ai, anulimin e vendimit për ndalimin e importit të mallrave serbe ia kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përveç tij edhe “disa diplomatë ndërkombëtarë”. Sipas Rashiçit, përgjigja e Kurtit ka qenë se ai, si kryeministër, dëshiron shtensionimin e plotë, por “që Bashkimi Evropian duhet të tregojë njëfarë mirëkuptimi”.

“Është një nga hapat e parë që do të ndjekim. Se a do të përfshihet së bashku në paketë [heqja e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia dhe masat e BE-së ndaj Kosovës], nuk mund t'ju them tani, por është sigurisht gjëja e parë që do të jetë në agjendën tonë”, thotë Rashiç.

Megjithatë, ai nuk specifikoi datën e saktë apo në çfarë afati kohor duhet të merren këto vendime.

Qeveria e Kosovës më 14 qershor ka ndaluar hyrjen e kamionëve me targa serbe dhe importin e mallrave me origjinë nga Serbia për arsye “sigurie”. Ky vendim ishte një përgjigje ndaj arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, të cilët që atëherë janë liruar për t'u mbrojtur. Ndërkohë, lejohet hyrja e kamionëve me targa të Serbisë, por jo edhe qarkullimi i mallrave serbe.

Dy muaj më vonë, një nga rezultatet e këtij vendimi është se pothuajse nuk ka produkte nga Serbia në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, për çka shkroi REL në fund të korrikut. Siç thonë banorët e Mitrovicës së Veriut dhe disa nga biznesmenët, për shkak të mungesës, ata i zëvendësuan produktet serbe "kundër vullnetit të tyre" me ato nga vendet e rajonit.

Nga ana tjetër, në fund të qershorit, BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës, sepse nuk i ndërmori hapat e duhur për të qetësuar tensionet në veri të Kosovës. Disa nga masat e marra ndaj Kosovë janë pezullimi i përkohshëm i punës së të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, si dhe pezullimi i ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet e nivelit të lartë.

Më pas, më 10 korrik, Kosova arriti një marrëveshje me BE-në për shtensionimin e situatës në veri dhe deri më tani ka ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim. Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaiviqit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë e kundërshtuan këtë gjë dhe organizuan protesta, të cilat kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetëra protestues dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, vlerëson se procesi i deeskalimit të situatës në veri të Kosovës po shkon në drejtimin e duhur dhe se në këtë moment “të gjithë duhet të jenë të durueshëm, tolerantë dhe të arsyeshëm”. Ai thekson se anulimi i vendimit për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia do të bëhet me qëllim të shtensionimit të mëtutjeshëm, por rithekson se Kosova “duhet të marrë diçka”.

“Ju e dini si është në politikë, ju jepni diçka, ne japim diçka. Këto janë interesa strategjike që i lejojnë të dyja palët të fitojnë dhe nuk kam asnjë problem me këtë, sepse vetë diplomacia do të thotë të ‘tolerosh’ palën tjetër për të marrë vendime të arsyeshme”, thekson Rashiç.

Bashkimi Evropian nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse po shqyrtohet heqja e masave ndaj Kosovës. Burime diplomatike të REL-it në BE kanë thënë më herët se heqja e masave ndëshkuese do të varet nga zbatimi i marrëveshjeve dhe obligimeve që ka marrë Prishtina.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi më 10 gusht se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë më shumë hapa drejt shtensionimit të situatës në veri dhe se blloku evropian është i gatshëm të marrë masa kundër Serbisë nëse nuk bashkëpunon për këtë çështje. Ai nënvizoi se masat e BE-së varen nga mënyra se si Prishtina dhe Beogradi i qasen shtensionimit dhe kthimit në dialog për normalizimin e marrëdhënieve. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Kosovë thekson se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa për të promovuar qarkullimin e lirë ndërkufitar të mallrave dhe jo të ndërmarrin veprime që do ta pengonin atë. U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të de-përshkallëzojnë tensionet, të shmangin veprimet që mund të interpretohen si përshkallëzuese dhe t'i kthehen menjëherë dialogut [për normalizimin e marrëdhënieve] të udhëhequr nga BE-ja. Presim që Kosova dhe Serbia t'i zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre nga Marrëveshja e Ohrit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës. Aty shtohet se ky qëndrim i SHBA-së i është përcjellë kryeministrit Kurti dhe nga sekretari i shtetit, Antony Blinken, më 26 qershor.

Që nga fundi i majit, SHBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore i kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që t'i kthehen dialogut pas tensioneve të shtuara në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në mars të këtij viti, të dyja palët ranë dakord në Ohër për zbatimin e disa pikave nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në propozimin e Bashkimit Evropian. Ajo marrëveshje duhet të zgjidhë një numër të madh çështjesh të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vlerëson se vendimi i Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia “e ka përmbushur qëllimin e tij” dhe shton se të dyja palët tani duhet të punojnë për tejkalimin e mosmarrëveshjeve.

Ai tregon se përveç Serbisë, dëme pësojnë edhe biznesmenët kosovarë që importojnë lëndë të parë nga ky vend.

“Sipas vlerësimit tonë [Aleanca për Biznesin Kosovar], Serbia ka humbur rreth 60 milionë euro për shkak të ndalimit të eksporteve në Kosovë, po ashtu edhe Kosova ka humbur disa milionë euro në eksport për shkak të mungesës së lëndëve të para [të cilat i importon nga Serbia]”, bën të ditur Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se Aleanca e tij për Biznesin e Kosovës po përpiqet t'i “bindë” të dyja qeveritë që të sigurojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Sasha Sekuliç nga Shoqata e Biznesmenëve Serbë në Kosovë thekson se kjo nuk është hera e parë që Prishtina zyrtare “sanksionon” mallrat nga Serbia dhe shton se në shekullin XXI “është diçka që s’mund ta marrësh me mend që të mos ketë qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve".

“Dikush që aspiron të jetë anëtar i BE-së, nga ana tjetër, ndalon qarkullimin e mallrave. Ndalimi i importit të mallrave dhe Bashkimi Evropian nuk shkojnë bashkë”, vlerëson ky biznesmen.

Ai beson se ndalimi i importit të mallrave me origjinë nga Serbia prek kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, por thekson se dëme kanë pësuar edhe biznesmenët shqiptarë.

“Artikujt ndërrohen, por janë më të shtrenjtë. Sot çmimi i transportit ndikon shumë në çmimin e produktit dhe nuk mund të jetë i njëjti çmim i mallrave që vijnë, për shembull, nga Pozharevaci [qytet në Serbi] dhe Polonia apo Turqia”, thotë Sekuliç për REL-in.

Shahini dhe Sekuliçi pajtohen se situata e paqëndrueshme politike ndikon negativisht në ekonomi dhe shtojnë se është koha që biznesmenëve t'u lehtësohet puna.

Në këtë kontekst, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vlerëson se “politika po shkatërron ekonominë” në vendet e rajonit dhe nënvizon se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve sa më parë.

“Po e mbajnë popullin nën tension të panevojshëm, tensionet po e shkatërrojnë rrugën e integrimit dhe të investimeve. Tensionet nuk i kanë sjellë askujt të mira, as neve e as Serbisë”, thotë ai.

Sekuliç, po ashtu, thekson se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë ka vite që po vazhdon, por marrëdhëniet në terren ende nuk janë të relaksuara, prandaj edhe atmosfera për biznes nuk është e mirë.

"Në vend që t'u lejojmë biznesmenëve dhe qytetarëve një qarkullim më të lehtë të mallrave, si dhe njerëzve, ne kemi ndalime", thotë ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në qershor të vitit 2022, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej afro 34 milionë eurosh.

Të dhënat e qershorit të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë rënie të importit të produkteve serbe, përkatësisht vlera e mallrave të importuara nga Serbia është rreth 13 milionë euro./REL

nenad rashi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë