LIVE UPDATES
Bota

Prokurorët kërkojnë që gjyqi ndaj Trump të nisë më 2 Janar

Trump hoqi dorë nga e drejta e tij për t’u paraqitur së bashku me ndihmësin e tij Walt Nauta dhe menaxherin e pronave Carlos De Oliveira në gjykatën federale në Fort Pierce dhe gjykatësi pranoi një deklarim të pafajshëm që ai dorëzoi në gjykatë javën e kaluar.

11 Gusht 2023, 09:37 Nga k.m.
Prokurorët kërkojnë që gjyqi ndaj Trump të nisë
Jack Smith

Ekipi i prokurorit të posaçëm Jack Smith i ka kërkuar gjykatëses federale Tanya Chutkan që gjyqi ndaj ish-presidentit Trump mbi akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 të fillojë në Uashington më dy janar. Nëse gjykatësja pranon kërkesën e prokurorëve të bërë të enjten, gjyqi kundër Trump do të fillojë disa ditë përpara përvjetorit të sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Po ashtu ajo datë do të thoshte që gjyqi të fillonte dy javë para se të hidhen votat e para për garat brenda partisë për kandidatin republikan për president, në të cilat aktualisht Trump kryeson.

Ndërkohë, një ndihmës i ish-presidentit Donald Trump deklaroi të enjten se është i pafajshëm për akuzat e reja në rastin e padisë për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete në shtëpinë Trump në Mar-a-Lago. Ndërkohë, menaxherit të pronës së ish-presidentit Trump në Mar-a-Lago iu shty gjykimi për shkak se ai ende nuk ka siguruar një avokat mbrojtës në Florida.

Trump hoqi dorë nga e drejta e tij për t’u paraqitur së bashku me ndihmësin e tij Walt Nauta dhe menaxherin e pronave Carlos De Oliveira në gjykatën federale në Fort Pierce dhe gjykatësi pranoi një deklarim të pafajshëm që ai dorëzoi në gjykatë javën e kaluar.

Shtyrja e gjykimit të rastit të De Oliveira për shkak se ai nuk arriti të siguronte një avokat mbrojtës në Florida është vonesa më e fundit në çështjen e dokumenteve sekrete, procesi gjyqësor i së cilës është planifikuar të fillojë në maj. Avokatët e Trump tashmë kanë thënë se do të kërkojnë që të shtyhet fillimi i procesit gjyqësor të planifikuar në maj të vitit të ardhshëm. Gjykatësi caktoi të martën si një afat të ri të paraqitjes në gjykatë për De Oliveira.

Në aktakuzën e përditësuar të prokurorit të posaçëm Jack Smith në fund të muajit të kaluar, Nauta dhe De Oliveira akuzohen për komplot me ish-presidentin republikan në përpjekjet për të fshirë videot e kamerave të sigurisë në Mar-a-Lago, të kërkuara nga hetuesit. Ata u përballen me akuza, duke përfshirë konspiracion për të penguar drejtësinë në rastin që lidhet me dokumentet sekrete të qeverisë të gjetura në pronën e Trump në Palm Beach pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në 2021.

Nauta dhe ish-presidenti Trump u akuzuan në qershor dhe më pas u deklaruan të pafajshëm për çështjen e dokumenteve sekrete, por padia e re shtoi numrin e akuzave ndaj tyre dhe De Oliveira. De Oliveira bëri një paraqitje fillestare në gjykatë në korrik, por nuk u deklarua lidhur me akuzat për shkak se nuk arriti të gjente një avokat mbrojtës në Florida. Trump tashmë përballet me dhjetëra akuza për krime, dhe padia e fundit shtoi akuza të reja për pengim të drejtësisë dhe mbajtje të qëllimshme, në shkelje të ligjit, të dokumenteve sekrete që lidhen sigurinë kombëtare.

Ky është një nga tre rastet e ndryshme penale me të cilat po përballet Trump këtë vit ndërsa ai po bën fushatë për të marrë emërimin e partisë republikane për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ai po përgatitet gjithashtu për një aktakuzë të katërt të mundshme, në një rast në Qarkut Fulton, në Xhorxhia, mbi dyshimet se ai dhe aleatët e tij republikanë janë përpjekur të ndërhyjnë ilegalisht në zgjedhjet e vitit 2020 në atë shtet. Prokurorja e qarkut Faulton, demokratja Fani Willis, ka sinjalizuar se paditë lidhur me këtë çështje ka të ngjarë të njoftohen këtë muaj.

Zoti Trump ka mohuar se ka bërë shkelje dhe i ka cilësuar të motivuara politikisht të gjitha rastet kundër tij. Ai u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale të Uashingtonit javën e kaluar në një çështje të dytë të ngritur nga prokurori Smith për komplot me aleatët për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020./VOA

jack smith tanya chutkan shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj