LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Escobar viziton sërish Kosovën, fjalëpak me Kurtin e Osmanin, presidentja: Gati të rrisim intensitetin në dialogun me Serbinë

• I dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë- Serbi, Gabriel Escobar ndodhet sot në Kosovë. • Në kuadër të intensifikimit të dialogut, diplomati amerikan ka mbërritur në Prishtinë, aty ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. • Pas takimit, të dy kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku Escobar ka folur shkurt duke e cilësuar Kosovën si një aleate të rëndësishme të SHBA-së. • Ndërsa Osmani ka theksuar se mes shumë temave të tjera të diskutuara me diplomatin amerikan është shtjelluar edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi. • Sipas Osmanit, Kosova ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pala konstruktive në procesin e dialogut, ndaj dhe është e gatshme që të rritet intensiteti i takimeve dypalëshe. • Pas Osmanit, Escobar është takuar me Kurtin, të cilit i ka bërë të ditur se SHBA do ta mbështesë dialogun me Serbinë. • Ndërsa Kurti nga ana e tij tha se e mirëpresin angazhimin e SHBA-së në procesin e dialogut.•  Përveç liderëve institucionalë, pas Osmanit dhe Kurtit, Escobar do të diskutojë edhe me përfaqësuesit e partive opozitare. • Kjo është hera e dytë brenda disa javësh, që amerikani Escobar shkon në Kosovë, por kësaj herë ka shumë pak të dhëna lidhur me qëllimin e tij.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pas takimeve në Kosovë Escobar udhëton drejt Serbisë, pritet të bisedojë me Vuçiçin

Escobar viziton sërish Kosovën, fjalëpak me Kurtin e Osmanin,
Escobar

KOSOVË- I dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar, pas takimeve të zhvilluara me krerët shtetëror në Kosovë, do të udhëtojë drejt Beogradit ku do të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas Tanjug, Takimi mes Escobar dhe Vuçiç është planifikuar për në orën 9:30 të mëngjesit, pas të cilës pritet që të mbajnë dhe një konferencë për shtyp.

Gabriel Escobar ka mbërritur në Prishtinë, aty ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit, të dy kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku Escobar ka folur shkurt duke e cilësuar Kosovën si një aleate të rëndësishme të SHBA-së. Pas Osmanit, Escobar është takuar me Kurtin, të cilit i ka bërë të ditur se SHBA do ta mbështesë dialogun me Serbinë. Ndërsa Kurti nga ana e tij tha se e mirëpresin angazhimin e SHBA-së në procesin e dialogut. Përveç liderëve institucionalë, pas Osmanit dhe Kurtit, Escobar do të diskutojë edhe me përfaqësuesit e partive opozitare. Kjo është hera e dytë brenda disa javësh, që amerikani Escobar shkon në Kosovë, por kësaj herë ka shumë pak të dhëna lidhur me qëllimin e tij.

3 VITE ME PARE

Kurti pas takimit me Escobarin: Mirëpresim angazhimin e SHBA-së në dialog

Escobar viziton sërish Kosovën, fjalëpak me Kurtin e Osmanin,
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit me emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, ka treguar për temat që kanë diskutuar brenda takimit. Ai nuk dha detaje të bisedës, përvecse tregoi në përgjithësi mbi bisedat që pati me të.

“Me zotin Escobar folëm për peshën dhe rëndësinë e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet vendeve tona, për progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike, për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin e dialogut dhe rrugën përpara. Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë kontruktive dhe kreative në dialog”, tha Kurti.

Kurti tha se Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

“E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e SHBA-së në këtë process. Me SHBA-në jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”, tha Kurti.

3 VITE ME PARE

Escobar pas takimit me Kurtin: Rëndësi që të vazhdohet dialogu me Serbinë

Escobar viziton sërish Kosovën, fjalëpak me Kurtin e Osmanin,
Gabriel Escobar

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, foli shkurt pas takimin me kryeministrin Albin Kurti. Gazeta Express shkruan se Escobar theksoi partneritetin e palëkundshëm të Kosovës me SHBA-në, ndërsa foli pak për temën e takimit, që ishte dialogu me Serbinë.

“Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovraninetin dhe sigurinë tuaj”, tha Escobar.

3 VITE ME PARE

ANGAZHIMI/ Presidentja Osmani-Escobarit: Kosova është e gatshme ta rrisë intensitetin në dialogun me Serbinë

Escobar viziton sërish Kosovën, fjalëpak me Kurtin e Osmanin,
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me dërguarit e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se Kosova është pala konstruktive në dialog si dhe është e gatshme që ta rris angazhimin. Në fjalën e saj në konferencën për shtyp, Osmani tha se ka shprehur shqetësimin për mos respektimin e marrëveshjeve nga Serbia. Mes tjerash, e parja e shtetit tha se Kosova nuk mund të jetë vend i vogël duke punuar me ShBA-në.

“Historia dëshmon se angazhimi i SHBA në Kosovë është i pazëvendësueshëm. Për ne është e rëndësishme mbështetja nga aleatet tanë. Potencova rëndësinë e dialogut ndërmjet dy vendeve tona. Ne takim shprehja angazhimin ndaj synimeve tona të përbashkëta. Sot diskutuam edhe nevojën për të ecur përpara në procesin dialog. Kosova është pala konstruktivë në këtë proces dhe është e gatshme të rrisë angazhimin e saj ne menyre qe te intensifikohet procesi i dialogut. Shpreha shqetësimin për mos zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë. ShBA nuk kanë aleatët më të madh se Kosova. Ne mund të jemi vend i vogël por duke punuar me ShBA do të vazhdojmë të punojmë së bashku. Kemi adresuar çështje në interes të përbashkët në rajonin tonë. Ne mezi presim këtë koordinim të përbashkët,”-tha Osmani.

3 VITE ME PARE

Escobar "fjalëpak" në konferencën me presidenten Osmani: Kosova, aleate e ngushtë e SHBA-së

Escobar viziton sërish Kosovën, fjalëpak me Kurtin e Osmanin,
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani

PRISHTINË- Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbajti një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, pas takimit që zhvilluan të dy në Presidencë. Në fjalën e tij para mediave, ku u shpreh shkurt, Escobar tha se Kosova është një aleate e ngushtë e SHBA-së, me të cilën ndan vlera të përbashkëta. E po ashtu nuk komentoi asgjë tjetër. 

“Qëllimi i vizitës sime është për të shikuar mënyrën e bashkëpunimit me një aleate shumë të mirë dhe me një mike shumë, shumë të ngushtë. Është një miqësi dhe partneritet i bazuar jo vetëm në interest të përbashkët, por edhe ndarjen e vlerave të njëjta. Që të shpreh mbështetjen e SHBA-së për aspiratat euratlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe për mënyrat për ta thelluar këtë partneritet, përfshirë edhe mbështetjen tonë edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kosova ka kontribuuar shumë për agjendën e përbashkët dhe tha se zhvillimet e javëve të fundit përbëjnë indikatorë se si  ajo po ndikon në agjendën e përbashkët të demokracisë dhe lirisë,”-tha Escobar.

Ndërkohë që të dy, si Osmani, ashtu edhe Escobar nuk morën pyetje nga mediat.

3 VITE ME PARE

Nis takimi mes Vjosa Osmanit dhe Gabriel Escobar, më pas në konferencë për mediat

Escobar viziton sërish Kosovën, fjalëpak me Kurtin e Osmanin,
Pamje nga takimi

KOSOVË- Ka nisur takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Pas takimit Osmani-Escobar, do të ketë konferencë për media. Escobar është duke e vizituar Kosovën, ku pos Osmanit do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Emisari amerikan e viziton Kosovën në prag të dështimit të marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo pasi kompania Elektrosever nuk i ka plotësuar kriteret e licencimit. Pos kësaj, më 31 tetor mbaron afati ku serbët duhet të konvertojnë targat e veturave nga “KM” në “RKS”.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Para takimit me Osmanin, Escobar ndalon te shtatorja e Ibrahim Rugovës

Escobar viziton sërish Kosovën, fjalëpak me Kurtin e Osmanin,
Gabriel Escobar dhe Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka zhvilluar një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. Insajderi shkruan se rrugës për tek presidenca, para se takimi të fillonte, Escobar është ndalur te shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova në kryeqytet.

Bashkë me të, tek shtatorja ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Pos Osmanit, Escobar do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e më krerët e opozitës.

gabriel escobar ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet