LIVE UPDATES
Bota

Hetimi ndaj Trump, Gjykata e Xhorxhias rekomandon ngritjen e aktpadive kundër tre senatorëve

Juria e madhe e posaçme kishte rekomanduar ngritjen e akuzave ndaj dy senatorëve të atëhershëm të Xhorxhias, Kelly Loeffler dhe David Perdue, si dhe senatorit të Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, sipas raportit.

8 Shtator 2023, 22:57 Nga I.A
Hetimi ndaj Trump, Gjykata e Xhorxhias rekomandon ngritjen e aktpadive
Foto ilustruese

SHBA- Juria e madhe e Xhorxhias kishte rekomanduar ngritjen e padive penale kundër tre senatorëve republikanë dhe aleatëve të tjerë të ish Presidentit, Donald Trump si pjesë e hetimit për çështjen ku akuzohet zoti Trump, se ishte përpjekur të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, sipas një dokumenti të lëshuar të premten.

Raporti ishte baza mbi të cilën prokurorët e këtij shteti ngritën aktakuzën ndaj ish-presidentit. Juria e madhe e posaçme kishte rekomanduar ngritjen e akuzave ndaj dy senatorëve të atëhershëm të Xhorxhias, Kelly Loeffler dhe David Perdue, si dhe senatorit të Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, sipas raportit. Zoti Graham, një rival i hershëm i zotit Trump që më pas u bë mik i tij, kërkoi nga zyrtarët në Xhorxhia të kontrollojnë fletëvotimet pas humbjes së presidentit republikan.

Në të kaluarën, zoti Graham kishte arsyetuar sjelljen e tij, duke thënë se kishte të drejtë të shqyrtonte veprimet elektorale në nivel shteti nga pozita e udhëheqësit të Komisionit Juridik të Senatit. Edhe të premten, duke reaguar ndaj raportit të jurisë së posaçme ai tha se kishte vepruar në përputhje me pozitën e tij si Senator dhe kryetar i komisionit. Ai kishte kundërshtuar kërkesën e jurisë për të dëshmuar, por si përfundim u urdhërua nga Gjykata e Lartë që ta bënte një gjë të tillë. Dy ish-senatorët, Loeffler dhe Perdue, përkahës të zotit Trump, humbën ndaj kandidatëve demokratë në janar të vitit 2021.

Juria po ashtu kishte rekomanduar ngritjen e aktpadisë ndaj ish-këshilltarit për siguri kombëtare të Presidentit Trump, Michael Flynn, këshilltarit të tij, Boris Epshteyn dhe avokatëve Lin Wood dhe Cleta Mitchell, në bazë të raportit. Asnjëri prej tyre nuk ishte në mes të të akuzuarve kur prokurorët e Xhorxhias ngritën çështjen penale kundër zotit Trump dhe 18 bashkëpunëtorëve të tij. Juria rekomandoi ngritjen e akuzave ndaj 39 individëve në raportin e 15 dhjetorit, që nuk ishte i hapur për publikun për nëntë muaj. Juria e madhe e posaçme u mblodh në vitin 2021 me kërkesën e Prokurorës së Qarkut Fulton Fani Willis, për të ndihmuar hetimet që ajo po zhvillonte për këtë çështje. Gjatë asaj periudhe, anëtarët e jurisë kërkuan dëshmi nga 75 dëshmitarë, përfshirë aleatët e zotit Trump - ish avokatin e tij, Rudy Guiliani, zotin Graham dhe zyrtarët kryesorë të Xhorxhorias, si guvernatori Brian Kemp.

Juria e posaçme nuk ka mandat të bëjë akuza. Por zonja Willis përdori provat e mbledhura nga juria për të kërkuar ngritjen e aktpadisë nga një juri e madhe e zakonshme muajin e kaluar, në të cilën zoti Trump dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për udhëheqjen e një komploti për të sabotuar fitoren e kandidatit demokrat Biden në këtë shtet. Juria e madhe nuk kishte vepruar njëzëri. Të paktën një anëtar i saj kishte votuar kundër akuzave të rekomanduara kundër zotit Trump. Tridhjetë vetë që u konsideruan pjesëmarrës në komplot për të përmbysur zgjedhjet në Xhorxhia, ndaj të cilëve nuk është ngritur akuzë, por që kanë luajtur rol në skemën e përmbysjes së rezultatit, janë të radhitur në aktpadi.

Nëntëmbëdhjetë të akuzuarit kanë deklaruar para gjykatës se janë të pafajshëm. Ashtu si në tre rastet e tjera penale, zoti Trump ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje dhe thotë se është viktimë e përndjekjes politike.
Megjithë sfidat ligjore, ai vazhdon të jetë kandidati me shanset më të mëdha për të siguruar emërimin republikan në garën kundër Presidentit Biden për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Prokurorja Willis kishte kërkuar që raporti i jurisë së madhe të mbetej konfidencial ndërkohë që po vendoste për akuzat. Tani që aktpaditë janë bërë publike, gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Qarkut të Fultonit, Robert McBurney, kishte shkruar në vendimin e javës së kaluar se nuk kishte arsye që ky raport të mos bëhej publik.

Marrë nga VOA

donald trump david perdue lindsey graham

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj