All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Hevizi i Hungarisë: Nga qyteti me banjë termale në një qytet fantazmë

Kisha, e cila është në periferi të qytetit të famshëm të banjës termale të Hungarisë, Heviz, një qytet pothuajse 200 kilometra në jugperëndim të Budapestit, po ndërtohet nga Dioqeza Hungareze e Kishës Ortodokse Ruse. Puna filloi në shkurt të vitit 2020 dhe duhej të kishte përfunduar deri në dhjetor të atij viti.

20 Gusht 2022, 19:45 Nga I.A
Hevizi i Hungarisë: Nga qyteti me banjë termale në një qytet
Kisha e re Ortodokse
All - Paragraf - 1

HUNGARI- Kisha e re Ortodokse, me gurët e saj të lëmuar, është e rrethuar nga bimë të rritura shumë [të paprera prej kohësh] dhe një strehë druri të stolisur me kapele të punëtorëve të ndërtimit. Por, në mesditën e së martës të 9 gushtit, nuk kishte asnjë punëtorë aty pranë.

Kisha, e cila është në periferi të qytetit të famshëm të banjës termale të Hungarisë, Heviz, një qytet pothuajse 200 kilometra në jugperëndim të Budapestit, po ndërtohet nga Dioqeza Hungareze e Kishës Ortodokse Ruse. Puna filloi në shkurt të vitit 2020 dhe duhej të kishte përfunduar deri në dhjetor të atij viti.

Brenda ndërtesës ka disa ikona dhe një buqetë me lule të verdha, së bashku me një mal mbeturinash të grumbulluara pranë derës prej xhami.

Një shenjë thotë se ky është një kantier ndërtimi dhe se hyrja është e ndaluar. Sipas faqes së internetit të Kishës Ruse, thuhet se kanë shërbime të rregullta atje, por kopshti i tejmbushur, mbetjet e ndërtimit dhe hyrja me dërrasa tregojnë një histori tjetër.

Heviz ka qenë prej kohësh një destinacion popullor për rusët, por pandemia e koronavirusit dhe tani lufta e Kremlinit ndaj Kievit i ka dhënë fund valës së turistëve rusë që kërkojnë pushimet këtu.

Me të ardhura të reduktuara në mënyrë drastike dhe një ngadalësim të ndërtimit dhe investimeve, vendasit kanë frikë se Hevizi mund të kthehet në një qytet fantazmë.

Qyteti me banjë termale është afër liqenit termal Heviz, 40 metra i thellë, i cili ndodhet mbi shkëmbin vullkanik dhe përzien natyrshëm rrjedhat e ujit të nxehtë dhe të ftohtë. Për shekuj, ndoshta deri në kohën e romakëve, liqeni është përdorur si një vend për t'u larë, por vetëm në shekullin XVIII qyteti filloi të zgjerohej dhe u bë një destinacion për ata që besonin në fuqinë e supozuar shëruese të ujit.

Interesi rus për qytetin e banjës u përshpejtua pas Luftës së Dytë Botërore, pasi ai ishte vendi i një spitali të Ushtrisë Sovjetike midis viteve 1945-1946.

Në vitin 1948, banja dhe spitali u morën nga shteti hungarez. Një zjarr i vitin 1986 shkatërroi ndërtesat që sapo ishin rinovuar që ngriheshin mbi liqe, por gjatë viteve, shumë prej tyre u rindërtuan.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, e cila filloi në vitin 2020, Heviz humbi pjesën më të madhe të të ardhurave nga hotelet, të cilat pas kryeqytetit Budapest, ishin më të lartat në vend.

Kur kufizimet u lehtësuan dhe numri i rasteve të COVID-19 u tkurr, qyteti ende kishte probleme për të tërhequr turistë të moshuar për shkak të frikës për shëndetin e tyre nga udhëtimi dhe qëndrimi në vende publike.

Mungesa e turistëve rusë ka pasur një ndikim masiv në Heviz.

Shumë projekte ndërtimi janë ndalur ose ngadalësuar. Ndërtimi i kishës së re ortodokse në skaj të qytetit, tani duket se është ndalur.

Sipas të dhënave të vitit 2011, ka vetëm 40.000 ortodoksë në Hungari, që përbëjnë rreth 0,5 për qind të popullsisë, me një shumicë (64.8 për qind) katolikë romakë.

Sipas kreut të një agjencie lokale të turizmit në Heviz, Tamas Palffy, rusët përbënin rreth 17 për qind të mysafirëve në të kaluarën, ndërsa disa hotele thonë se kjo shifër ishte rreth 25 për qind.

"Ata qëndruan gjatë dhe shpenzuan shumë para këtu”, thotë Palffy, ulur në zyrën e tij, ku prapa ka një poster që tregon Hevizin. Zyra e tij është në katin e dytë të Agjencisë së Turizmit, e rrethuar nga hotele dhe dyqane veshjesh me tabela thuajse të përhershme që reklamojnë shitje dhe oferta speciale.

Me kryengritjet e Pranverës Arabe, që mbajtën larg vizitorët e mundshëm rusë në Lindjen e Mesme, Hevizi u bë edhe më i popullarizuar në mesin e rusëve në fillim të viteve 2010.

Lulëzimi i interesit ishte pjesërisht për shkak të fluturimeve direkte nga Moska dhe çmimeve relativisht të lira të dhomave të hoteleve dhe lehtësive të tjera për rusët, të ndiheshin si në shtëpinë e tyre, në një vend që dikur ishte një shtet satelit i Bashkimit Sovjetik.

Rusët kontribuan shumë në ekonominë lokale të qytetit, veçanërisht pas recesionit global të vitit 2008, duke e vizituar rregullisht dhe duke blerë prona. Qyteti u rrit për t'i akomoduar ata: njoftimet e shitjes së shtëpive u përkthyen në rusisht. Një revistë lokale, Etalon, botoi një numër rus në vitin 2014, si dhe u hap një dyqan ushqimor rus.

Ashtu si kombësitë e tjera, rusët nuk erdhën vetëm për ujërat shëruese, por për procedurat private mjekësore. Ka pothuajse 30 klinika dentare në Heviz, një numër mahnitës për një qytet me 5.000 banorë.

Për të mos përmendur modën. Në një nga rrugët kryesore të Hevizit, ekziston ende një dyqan elegant shet gëzof. Edhe pa rusët, menaxherja e dyqanit, Edina Lorincz, thotë se ata ende arrijnë të shesin mallrat e tyre ekskluzivisht të prodhimit italian. "A mund t'i zëvendësojë dikush [rusët]? Unë nuk mendoj kështu", thotë Lorincz. “Ata përbënin 60 për qind të klientëve tanë”.

Aeroporti Heviz-Balaton, i vendosur pranë qytetit Sarmellek, rreth 10 kilometra nga liqeni Balaton, u ndërtua në vitin 1940 dhe strehoi regjimentet e aviacionit sovjetik deri në vitin 1991. Ai u rinovua në vitet 2000 dhe përbëhet nga vetëm një ndërtesë. Meqenëse aeroporti tani ofron vetëm fluturime direkte për dhe nga Dortmundi, Gjermani, shumica e rreth 100 njerëzve flasin gjermanisht.

Turistët gjermanë janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që ishin më parë - dhe lufta në Ukrainë po vazhdon të mbajë shumë larg turizmin.

"Nga syri i gjermanëve duket sikur jemi një vend pranë vijës së parë të frontit. Atyre nuk u intereson që jemi në anën tjetër të vendit [Ukrainës], ata mendojnë se do t'i afrohen luftës nëse vijnë këtu”, thotë Palffy nga agjencia e turizmit.

Deri në vitin 2018, kishte fluturime direkte për në Rusi, por për shkak të uljes së kërkesës dhe më pas pandemisë COVID-19, rusët duhej të fluturonin përmes Budapestit ose Vjenës. Tani, edhe ato rrugë indirekte nuk janë të mundshme pasi rusëve u ndalohet të fluturojnë drejt Bashkimit Evropian si rezultat i sanksioneve të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

Gjatë dekadës së fundit, qeveritë ruse dhe hungareze janë afruar më shumë. Pavarësisht se është anëtare e BE-së dhe NATO-s, në vitet e fundit kryeministri kundërthënës i Hungarisë, Viktor Orban, i cili është kritikuar për sundimin e tij autoritar dhe kthimin prapa të të drejtave të njeriut, ka shprehur dëshirën për lidhje më të ngushta me Rusinë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, i cili mori një medalje ruse për miqësi në dhjetor të vitit 2021, është një nga diplomatët e paktë nga vendet e BE-së që viziton Rusinë që nga fillimi i luftës në shkurt.

Orban ka qenë një kritik i zëshëm i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për luftën në Ukrainë, duke hedhur poshtë idenë e kufizimeve në importet e gazit dhe naftës dhe duke përmendur efektin që këto mund të kenë në situatën tashmë të rëndë ekonomike të vendit.

"Unë besoj se vendimmarrësit morën parasysh përfitimet dhe disavantazhet e sanksioneve", thotë Palffy. "Sanksionet ndaj njerëzve mesatarë natyrisht nuk janë një [zhvillim] pozitiv, por besoj se ato mund të jenë të nevojshme deri në një farë mase".

Sipas Palffyt, rusët dhe ukrainasit kanë bashkëjetuar paqësisht në qytet që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Rusët dhe ukrainasit vendas organizuan mbledhje të përbashkëta fondesh për refugjatët ukrainas.

Një banore ruse e Hevizit, e cila u zhvendos këtu shtatë vjet më parë, për të qenë me burrin e saj hungarez, thotë se shumë prej tyre u detyruan të largoheshin për shkak të sanksioneve. Gruaja, e cila preferoi të mbetej anonime, tha se personalisht nuk është përballur me ndonjë problem këtu.

Me shqetësimet për një recesion global dhe luftën në Ukrainë, duket se asgjë nuk do të ndryshojë së shpejti në qytetin buzë liqenit. Sipas një menaxheri hoteli, i cili gjithashtu ka dashur të mbetet anonim, arsyeja e të gjitha vonesave të ndërtimit është thjesht financiare. Menaxheri thotë se hoteli i tyre, i cili ka një kapacitet prej disa qindra personash, tani është vetëm 50 për qind i zënë, pavarësisht se korriku është një nga muajt më të ngarkuar.

Ai ka frikë se pas pandemisë dhe tani luftës në Ukrainë, rritja e çmimeve të energjisë do të vazhdojë të shkatërrojë industrinë e mikpritjes dhe turizmit. Pasi qeveria hoqi kufijtë e çmimeve të energjisë duke filluar nga 1 gushti, disa nga hotelet luksoze do të duhet të paguajnë rreth pesë herë më shumë sesa paguanin në dhjetor 2021 për energji elektrike dhe gaz. Sipas llogaritjeve të menaxherit të hotelit, edhe nëse lufta përfundon këtë vjeshtë, do të kalojnë muaj para se turistët rusë të kthehen dhe qyteti të kthehet në normalitet.

"A duhet të mbështetem tek ata? Më duhet, përndryshe duket mjaft e zymtë", thotë ai. "Do të ketë një recesion. Por, unë besoj se rusët do të kthehen nëse situata e tyre financiare dhe BE-ja e lejon", thotë ai.

"Nëse munden, ata do të kthehen në Heviz", pranon Palffy. "Ne thjesht nuk e dimë saktësisht se si. Por, ne besojmë se turizmi i Hevizit mund të rinovohet dhe ne do të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë".

Marrë nga REL

kisha e re ortodokse peter szijarto

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit