LIVE UPDATES
Bota

HRW: Ukraina dhe Rusia të ndalojnë përdorimin e bombave thërrmuese

Ky raport i HRW-së vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë kërkesën e Qeverisë ukrainase, e cila po kërkon nga Uashingtoni që ta furnizojë me municione të tilla.

6 Korrik 2023, 10:59 Nga f.i
HRW: Ukraina dhe Rusia të ndalojnë përdorimin e bombave
foto ilustruese

UKRAINË- Si forcat ruse ashtu edhe ato ukrainase kanë përdorur municione thërrmuese që kanë vrarë civilë ukrainas, tha organizata Human Rights Watch (HRW) në një raport të publikuar më 6 korrik. Ky raport i HRW-së vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë kërkesën e Qeverisë ukrainase, e cila po kërkon nga Uashingtoni që ta furnizojë me municione të tilla.

HRW u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë së përdoruri bombat thërrmuese dhe i bëri thirrje SHBA-së që të mos e furnizojë Ukrainën me municione të tilla.

Mbi 120 shtete kanë nënshkruar një traktat ndërkombëtar që ndalon përdorimin e municioneve thërrmuese. Këto municione janë raketa dhe bomba që shpërthejnë në ajër mbi një objektiv dhe lëshojnë shumë pajisje të vogla shpërthyese. Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja nuk e kanë nënshkruar këtë traktat. 

Një zyrtar i lartë në Pentagon tha javën e kaluar se municionet thërrmuese mund të jenë të dobishme për Ukrainën në përpjekjet e saj për të larguar nga territori forcat ruse. Megjithatë, ky zyrtar tha se vendimi për furnizimin e Kievit me municione të tilla nuk është miratuar ende për shkak të kufizimeve që ka vendosur Kongresi dhe për shkak të shqetësimeve të shprehura nga aleatët.

Ukraina ka përdorur municione thërrmuese në territorin e kontrolluar nga rusët në dhe përreth qytetit ukrainas të Izjumit, që gjendet në lindje, vitin e kaluar, pasi Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj, tha HRW. Kjo organizatë tha se ky konstatim mbështetet në intervistat me mbi 100 banorë, dëshmitarë dhe personelin lokal të emergjencave. Nga sulmet ukrainase janë vrarë të paktën tetë civilë dhe janë plagosur edhe 15 të tjerë në Izjum, tha HRW.

Kjo organizatë paraprakisht kishte raportuar se Rusia kishte përdorur municione thërrmuese në Ukrainë, që kishin shkaktuar vdekjen e shumë civilëve. Po ashtu, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka dokumentuar përdorimin e municioneve të tilla nga të dyja palët.

“Municionet thërrmuese të përdorura nga Rusia dhe Ukraina po vrasin civilët tani dhe do të vazhdojnë t’i vrasin edhe për shumë vite të tëra”, tha Mary Wareham, drejtoreshë për armët në HRW. “Të dyja palët duhet që menjëherë të ndalojnë së përdoruri municione të tilla dhe të mos tentojnë të furnizohen me armë të tilla”, tha ajo përmes një deklarate.

Qeveria ukrainase i ka bërë thirrje Kongresit amerikan që t’i kërkojë administratës së presidentit Joe Biden të miratojë dërgimin e bombave thërrmuese./REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet