21 Tetor 2022, 11:26
Nga I.A
Viktor Orban
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se në samitin e Bashkimit Evropian është arritur një marrëveshje që përcakton se vendosja eventuale e çmimit tavan për gazin, nuk do të zbatohet për marrëveshjet afatgjata, sikurse pakti 15-vjeçar që ka Hungaria dhe kompaninë ruse, Gazprom.
Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet. Kryeministri Orban ka thënë në faqen e tij në Facebook se “ne kemi siguruar një përjashtim nga çmimi tavan për gazin, andaj marrëveshja nuk do të dëmtojë furnizimet e Hungarisë me gaz”. Sipas tij, edhe nëse do të ketë prokurim të përbashkët të gazit në Evropë, “diçka e tillë nuk do të jetë e detyrueshme për Hungarinë”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë të premten se shtetet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të punojnë për të luftuar krizën me energji që ka përfshirë këtë bllok. Liderët e BE-së “janë pajtuar që të punojnë në masat për të luftuar çmimet e energjisë për ekonomitë familjare dhe bizneset”, ka thënë ai në Twitter.
“Uniteti dhe solidaritet triumfojnë”, ka thënë ai në Twitter, pas negociatave të zgjatura mes liderëve të BE-së.
Ata kanë diskutuar deri në orët e para të mëngjesit si të luftojnë në mënyrën më të mirë rritjen e çmimit të gazit. Shumica prej tyre janë qenë të pajtimit për vendosjen e çmimit tavan. Çmimet e gazit janë rritur në shkallë të konsiderueshme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Rusia ka zvogëluar sasitë e gazit që çon në BE, duke përmendur punimet në rrjet.
Perëndimi beson se vendimi i Kremlinit është hakmarrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës prej nisjes së luftës. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
viktor orban be
Bota
21 Tetor 2022, 11:14
I.A
Kopertina
ANGLI- Ambasadori i Italisë në Mbretërinë e Bashkuar e ka kritikuar Economist për ripërtëritjen e stereotipeve...
Bota
21 Tetor 2022, 10:44
k.m.
Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj
PRISHTINË- I vetmi prej opozitarëve që do të shkojë në takimin e sot&eum...
Bota
21 Tetor 2022, 10:32
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sot pritet të presë përfaqë...
Bota
21 Tetor 2022, 10:17
I.A
Qeveria e Kosoves
KOSOVË- Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy ve...
Bota
21 Tetor 2022, 09:35
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Policia në Selanik arrestoi një 42 -vjeçar, pas denoncimit të një vajze 14-vjeçare&...
Bota
21 Tetor 2022, 09:26
I.A
Miroslav Lajçak
KOSOVË- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qendrojë sot në K...
Bota
21 Tetor 2022, 09:00
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Shërbimi satelitor i internetit i SpaceX, Starlink, së shpejti do të jetë i disponueshëm në aeroplan&eu...
Bota
21 Tetor 2022, 08:53
A.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është bërë sërish viral. Biden pati probleme për të zbritur nga nj&eu...
Bota
21 Tetor 2022, 08:49
I.A
Ushtaret ruse
RUSI- Në të gjithë Moskën, ka dukshëm më pak burra në restorante, dyqane dhe tubime shoqërore. Shum&...
Bota
21 Tetor 2022, 08:47
A.B
Kevin Spacey
SHBA- Gjykata në Nju Jork ka hedhur poshtë padinë për sulm seksual kundër aktorit Kevin Spacey. Rasti u ngrit ng...