LIVE UPDATES
Bota

Hunter Biden, i gatshëm të dëshmojë publikisht në hetimin e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane nisi në shtator një hetim me synimin për nisur procedurat për shkarkim të presidentit Biden.

28 Nëntor 2023, 21:41 Nga r.ll
Hunter Biden, i gatshëm të dëshmojë publikisht në
hunter biden

SHBA-Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, shfaqi të martën gatishmërinë për të dëshmuar publikisht në hetimin e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve ndaj administratës së presidentit demokrat.
Një ligjvënës republikan me peshë kundërshtoi, duke këmbëngulur tek kërkesa për dëshmi me dyer të mbyllura.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane nisi në shtator një hetim me synimin për nisur procedurat për shkarkim të presidentit Biden. Hetimi ka në qendër marrëdhëniet e biznesit të të birit të tij, Hunter. Republikanët pretendojnë se në kohën kur ishte nënpresident, zoti Biden përdori në mënyrë të papërshtatshme ndikimin e postit të tij në favor të marrëdhënieve të biznesit të të birit.

Deri tani republikanët nuk kanë arritur të paraqesin prova që të dëshmojnë se presidenti Biden ka kryer shkelje. Megjithatë, janë ngritur pikëpyetje mbi etikën e disa veprimeve të tij lidhura me bizneset ndërkombëtare të familjes Biden. Shtëpia e Bardhë mohon që presidenti të ketë bërë shkelje. Si pjesë e hetimit, Komisioni i Mbikëqyrjes i Dhomës së Përfaqësuesve ka thirrur 53 vjeçaron Hunter Biden, që të paraqitet në një intervistë me dyer të mbyllura më 13 dhjetor.

Avokati i djalit të presidentit e cilësoi të martën hetimin si të pavlerë, duke i thënë kryetarit të komisionit se një seancë dëgjimore publike ishte mënyra e vetme për të parandaluar "procesin tuaj të fshehtë dhe të njëanshëm".

"Ne kemi parë se si i përdorni seancat me dyer të mbyllura për të manipuluar, madje edhe për të shtrembëruar faktet dhe për të dezinformuar publikun. Prandaj ne propozojmë një seancë të hapur", u shpreh avokati Abbe Lowell në kërkesën ndaj kryetarit të komisionit James Comer.

Avokati tha se Hunter Biden ishte i gatshëm të paraqitej për një seancë publike më 13 dhjetor ose në çdo datë tjetër në dhjetor.
Ligjvënësi republikan, Comer tha përmes një deklarate se Hunter Biden mund të dëshmojë publikisht në një kohë të mëvonshme, por se më 13 dhjetor duhet të paraqitej siç ishte planifikuar.

"Hunter Biden po përpiqet të luajë sipas rregullave të tij në vend që të ndjekë rregullat e përcaktuara për të gjithë të tjerët. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk e pranojnë një gjë të tillë," tha zoti Comer.

Shtëpia e Bardhë e ka quajtur hetimin një "fushatë shpifjeje" që "nuk ka nxjerrë asnjë provë”.

Në tetor Hunter Biden tha se ishte i pafajshëm ndaj akuzave se kishte gënjyer lidhur me përdorimin e drogës ndërsa blinte një pistoletë, në rastin e parë që i biri i një presidenti amerikan në detyrë ndiqej penalisht.

Prokurori i posaçëm David Weiss i ngriti akuzat kundër tij pasi një marrëveshje e propozuar më parë për pranimin e fajësisë nga ana e tij, dështoi. Prokurori Weiss po vazhdon hetimet për të përcaktuar nëse Hunter Biden ka shkelur ligjin e taksave.
Në fillim të këtij muaji, Hunter kërkoi lejen e një gjykate federale për të pasur qasje në dokumentet e administratës së ish-presidentit republikan Donlad Trump dhe zyrtarëve të lartë të Departamentit të Drejtësisë në atë administratë, si pjesë e mbrojtjes së tij kundër akuzave federale lidhur me blerjen e armës./VOA

hunter biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj