Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
Aksident në një minierë në Poloni, katër të vdekur dhe një i plagosur
Një zëdhënës i Byrosë Kombëtare të Minierave, raportoi se aksidenti u shkaktua nga këputja e një tubi uji rreth 500 metra nën tokë, ndërsa punëtorët po lanin tubin.
Miniera Sobieski i përket kompanisë energjetike Tauron. Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në Poloni këtë vit në aksidente në miniera. V
28 Nëntor 2023, 21:12Nga A.TH
foto ilustruese
All - Paragraf - 1
POLONI- Katër persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një aksident në minierën e qymyrit Sobieski në qytetin jugor polak të Jaworzno, sipas Byronë Kombëtare të Minierave.
Sipas mediave të huaja aksidenti u shkaktua nga këputja e një tubi uji rreth 500 metra nën tokë, ndërsa punëtorët po lanin tubin.
“Ndërsa pompa po mbushej me ujë, ajo shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar, duke vrarë tre persona në vend”, tha ai ndërsa shtoi se një person i gjashtë që ishte në vendin e përplasjes doli prej andej shëndoshë e mirë.
Miniera Sobieski i përket kompanisë energjetike Tauron. Njëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në Poloni këtë vit në aksidente në miniera. Vitin e kaluar 36 persona humbën jetën në aksidente në minierat e vendit, ku ky sektor mbetet shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë.