LIVE UPDATES
Bota

Një nga shkaktarët e tensioneve mes dy vendeve/ Rritet numri i banorëve serbë në veri që marrin targa të Kosovës

Pas përfundimit të afatit, çdo targë “KM” do të jetë e paligjshme. Në rrugë do të lejohen vetëm makinat me targat e Republikës së Kosovës apo “RKS”.

28 Nëntor 2023, 19:01 Nga r.ll
Një nga shkaktarët e tensioneve mes dy vendeve/ Rritet numri i
foto ilustruese

KOSOVË- Më 1 dhjetor është afati i fundit për banorët serbë në veri të kosovës që të zëvendësojnë targat e makinave të tyre me inicialet “KM” të lëshuara nga Serbia, me targa të Republikës së Kosovës, me inicialet “RKS”.

Autoritetet në Kosovë mirëpresin interesimin e shtuar të banorëve serbëve për të regjistruar makinat me targa të ligjshme. Çështja e targave ishte një nga shkaktarët kryesorë të tensioneve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Svetolik Radovanoviç është një nga shumë banorët serbë në veri të Kosovës, që në fillim të javës regjistroi makinën e tij me targa të ligjshme, në prag të afatit të 1 dhjetorit.

Një numër në rritje banorësh serbë janë parë në pikat e kontrollit teknik të automjeteve në Mitrovicën e Veriut, për të regjistruar dhe ndryshuar targat e makinave të tyre.

“Po ndryshoj targat e makinës nga KM në RKS. Procesi po shkon mirë, ka pak pritje por mirë. Arsyeja pse po ndryshoj targat është sepse nuk do të mund të lëviz me targat KM”, thotë Radovanoviç.

Një grup i tyre u joshën nga ndihmat financiare të qeverisë së Kosovës për ata që regjistrojnë makinat deri më 31 tetor, duke shmangur pagesën për taksat dhe tarifën e regjistrimit të makinës.

“E mirëpresim vullnetin, së fundmi të shtuar, të pjesëtarëve të komunitetit tonë në katër komunat veriore për regjistrimin e makinave, në përputhje me vendimin e fundit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Deri tani rreth 3 mijë qytetarë kanë regjistruar automjetet e tyre, duke përfituar nga lehtësimet financiare që ofron ky proces”, thotë Nora Fetoshi, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas përfundimit të afatit, çdo targë “KM” do të jetë e paligjshme. Në rrugë do të lejohen vetëm makinat me targat e Republikës së Kosovës apo “RKS”.

“Pas datës 1 dhjetor, pra pas afatit, policia e Kosovës nuk do të bllokojë veriun. Policia e Kosovës do t’i konsiderojë këto si vetura të paregjistruara. Pra, ato nuk duhet të jenë në qarkullim. Oficerët e policisë do t’i ndalojnë këto makina, do t’u marrin targat, do të japin dënime për mosregjistrim të makinës, por pronari i makinës do të lejohet të largohet me makinë nga rruga. Nëse e shohim prap të njëjtën makinë në rrugë, me siguri do ta marrim”, thotë për agjencinë e lajmeve Associated Press Veton Elshani, zëdhënës i Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Çështja e targave të makinave ishte një nga arsyet e dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe vitin e kaluar. Ata kundërshtuan vendimin e qeverisë së Kosovës për të ndaluar përdorimin e targave të lëshuara nga Serbia. Ligjvenësit, prokurorët dhe oficerët serbë të policisë së Kosovës gjithashtu braktisën postet e tyre nga organet lokale.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në veçanti pas sulmit të 24 shtatorit të një grupi serbësh të armatosur, ku si pasojë mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre prej autorëve të sulmit.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin. Përgjegjësinë për të e mori Milan Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Beogradi mohon të ketë ndonjë lidhje me sulmin./VOA

kosova serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet