LIVE UPDATES
Bota

Takim i NATO-s në Bruksel/ Blinken dhe Stoltenberg: Tensionet në Ballkanin Perëndimor shqetësuese, incidentet e ndodhura janë serioze

Sekretari Blinken, në komente për median së bashku me sekretarin Stoltenberg para fillimit të takimit e vuri theksin tek roli i aleancës përballë sfidave madhore globale.

28 Nëntor 2023, 17:01 Nga r.ll
Takim i NATO-s në Bruksel/ Blinken dhe Stoltenberg: Tensionet në
anthony blinken dhe jens stoltenberg

BRUKSEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndetën të martën zgjatjen e afatit të armëpushimit në Gazë. Ata folën para një takimi dyditor të ministrave të Jashtëm të aleancës në Bruksel, në qendër të të cilit përveç krizës në Lindjen e Mesme, do të jetë edhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën. Një nga temat në takim do të jetë edhe qendrueshmëria në Ballkanin Perëndimor.

Sekretari Blinken, në komente për median së bashku me sekretarin Stoltenberg para fillimit të takimit e vuri theksin tek roli i aleancës përballë sfidave madhore globale.

“Aleanca e NATO-s është më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë më parë. Gjatë tre viteve të fundit e kemi parë se NATO-ja e ka treguar veten duke u bërë një faktor qendror në kushtet e sfidave me të cilat përballemi”, tha ai.

Blinken rikonfirmoi mbështetjen amerikane për Ukrainën përballë agresionit të Rusisë. Në të njëjtën linjë ishin edhe komentet e sekretarit Stoltenberg, i cili tha se është detyrim i aleancës që të furnizojë Kievin me armët që i nevojiten.

Ukraina do të jetë temë kryesore. Sulmet ruse po vazhdojnë. Luftimet intensive vazhdojnë përgjatë vijës së frontit dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme vazhdimësinë e ndihmës së aleatëve të NATO-s për Ukrainën.

Dy diplomatët e lartë përshëndetën gjithashtu zgjatjen e afatit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

“Jam shumë i lumtur që pengjet po kthehen në shtëpitë e tyre, tek të dashurit e tyre. Jemi të vendosur ta vazhdojmë përpjekjet për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të bërë të mundur kthimin e sa më shumë njerëzve në shtëpitë e tyre”, tha Blinken.

"Kjo bën të mundur lehtësimin shumë të nevojshëm për banorët në Gaza, si edhe lirimin e më shumë pengjeve dhe dërgimin e ndihmës së mëtejshme humanitare", tha Stoltenberg.

Blinken dhe Stoltenberg thanë se qendrueshmëria në Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat e takimit të NATO-s. Më herët Stoltenberg foli më hollësisht për sfidat e rajonit, të cilin e vizitoi javën e kaluar. Ai shprehu shqetësimin për rritjen e tensioneve, duke iu referuar veçanërisht retorikës nxitëse në Bosnje dhe tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe dhunën ndaj forcave paqeruajtëse të aleancës.

Këto janë incidente serioze dhe ne duhet të vazhdojmë ta kemi vëmendjen në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Stoltenberg premtoi se kjo vëmendje do të vazhdojë me gjithë sfidat madhore globale, me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen për Ukrainën.

“Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar stabilitetin në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, tha ai.

Shefi i NATO-s përmendi rritjen e numrit të trupave në Kosovë dhe tha se aleanca do të punojë ngushtë me partnerët dhe aleatët në rajon për të zbutur tensionet dhe për të parandaluar çdo përshkallëzim të konfliktit./VOA 

nato jens stoltenberg anthony blinken

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet