7 Nëntor 2022, 13:36
Nga DOSJA
Peter Feldmannit
GJERMANI- Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit Peter Feldmannit, i cili po përballet me një gjykim për korrupsion. Autoritetet thanë se 95.1 për qind e pjesëmarrësve në referendumin e së dielës votuan pro largimit të Feldmannit, anëtar i partisë së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Partisë Socialdemokrate. Feldmann kishte qenë kryetar i Frankfrutit qendrës kryesore financiare gjermane për dhjetë vjet.
Prokurorët në Frankfurt në mars ngritën aktakuzë ndaj Feldmannit për keqpërdorim. Ata pretendojnë se partneri i tij kishte fituar një pagë tepër të lartë si drejtues i një çerdheje për fëmijë të udhëhequr nga një organizatë që ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për fushatën e Feldmannit për zgjedhjet e vitit 2018. Prokurorët kanë argumentuar se ai kishte planifikuar që për shkak të mbledhjes së fondeve, të shpërblente organizatën duke marrë parasysh interesat e saj.
Feldmann, 64 vjeç, ka mohuar çdo keqbërje. Gjykimi ndaj tij ka nisur muajin e kaluar. Ai ka refuzuar thirrjet që të japë dorëheqje në muajt e fundit. Dorëheqjen ia ka kërkuar edhe partia e tij. Ai tha se do të dorëhiqej në janar dhe këshilli i qytetit më pas votoi për ta larguar atë nga posti i kryetarit. Feldmann injoroi afatin për ta pranuar këtë vendim dhe më pas u organizua referendumi për largimin e tij.
Mandati i tij në krye të Frankfurtit përfundon të premten. Zëvendësi i tij, Nargess Eskandari-Gruenberg, nga Partia e Gjelbër, do të marrë postin e kryetarit deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet në Frankfurt duhet të mbahen brenda katër muajve.
Marrë nga REL
peter feldmannit gjermani
Bota
7 Nëntor 2022, 13:28
e.k
Elon Musk
SHBA- Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Volker Turk, i ka shkruar një letër të hapur Elon...
Bota
7 Nëntor 2022, 13:14
e.k
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka bërë me dije se 10 deputetët e Listës Serbe...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:57
e.k
Një punonjës i ekipit mjekësor duke dezinfektuar tendën ku qëndrojnë të prekurit nga Ebola
UGANDË- Uganda ka vendos...
Bota
7 Nëntor 2022, 13:03
I.A
Aurona Pelaj
PEJË- Qendra e të moshuarve “Orenda” në Pejë është mbyllur zyrtarisht ditën e sotme. Mbylljen ...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:52
I.A
Lista Serbe
KOSOVË- Kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan kanë d...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:45
e.k
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden është penguar në skenë gjatë kohës q&...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:40
I.A
Zjarri
Një zjarr përfshiu çdo kat të një ndërtese apartamentesh 35-katëshe në Dubai afër Burj Khalifa her&eu...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:22
I.A
Hannah Cloke
EGJIPT- Larg qendrës së aksionit në konferencën COP27 në Sharm el-Sheikh, kambanat e alarmit po bien mbi fatin e klim...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:08
e.k
Kompleksi i vilave ku banonte Zeljko Bojaniç
TURQI- Policia turke ka arrestuar bosin e mafias serbe Zeljko Bojaniç. Ai u arrestua në...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:05
I.A
Pankartat
KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës ka bërë që serbët në qytetet e Mitrovicës dhe Leposav...