LIVE UPDATES
Bota

I dërguari i SHBA në Podgoricë: Lufta kundër lajmeve të rreme, prioritet i qeverisë së Malin të Zi

Pa specifikuar nëse ka folur me liderët e lëvizjes “Evropa tani”, kandidati i së cilës, Jakov Millatoviç, është president i ri i shtetit, Rubin tha se ka dëgjuar nga “ata liderë” se janë të gatshëm t’i përkushtohen seriozisht luftës kundër dezinformimit.

10 Prill 2023, 22:18 Nga k.m.
I dërguari i SHBA në Podgoricë: Lufta kundër lajmeve të
James Rubin

I dërguar i posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, James Rubin tha të hënën në Podgoricë se pas bisedimeve me zyrtarët malazezë dhe krerët e partive, ai ishte “bindur se Mali i Zi nuk do t’i drejtohet më Beogradit dhe Moskës”. Me takimet në Podgoricë, Rubin filloi vizitën e tij në vendet e rajonit ku, siç ishte paralajmëruar më parë nga Departamenti i Shtetit, do të diskutojë për luftën kundër dezinformatave ruse.

Ai, gjithashtu u tha gazetarëve në Podgoricë se beson që lufta kundër dezinformatave do të jetë prioritet i qeverisë së re malazeze.

“Nëse dezinformatat ruse dominojnë hapësirën këtu, do të jetë e vështirë të arrihet përparim. Ajo që kam dëgjuar nga liderët këtu dhe ajo që më ka inkurajuar, është se ata do të jenë të fokusuar tek ne dhe tek Bashkimi Evropian”, tha Rubin.

Ai theksoi se ka një sërë mediash në Mal të Zi që përhapin dezinformata nga Rusia dhe Kina dhe se qeveria duhet të merret urgjentisht me këtë problem.

“Për shembull, Rusia dhe Kina përsërisin se në Ukrainë ka fabrika të armëve biologjike, përkundër që është vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë, ose se në një farë mënyre Shtetet e Bashkuara e donin këtë luftë, gjë që është gjithashtu e pakuptimtë”, tha ai.

Pa specifikuar nëse ka folur me liderët e lëvizjes “Evropa tani”, kandidati i së cilës, Jakov Millatoviç, është president i ri i shtetit, Rubin tha se ka dëgjuar nga “ata liderë” se janë të gatshëm t’i përkushtohen seriozisht luftës kundër dezinformimit.

“Kam biseduar me njerëz që mund të jenë pjesë e asaj Qeverie (të re) se si të luftohet kundër saj (dezinformimit) dhe cila është mënyra në pushtetin e ri për të zgjidhur sistematikisht këtë çështje. Jam i inkurajuar nga ajo që kam dëgjuar, edhe pse nuk e di se kush do të jetë në pushtet”, theksoi ai.

Ai tha se është “i kënaqur që liderët malazezë e kuptojnë” se për çfarë sfide bëhet fjalë, se lufta kundër dezinformatave është pjesë e një demokracie të suksesshme. Rubin tha se pushtimi rus i Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022, i bëri gjërat “të qarta për të gjithë në këtë rajon”. I pyetur se si duhet të luftojë Mali i Zi kundër dezinformatave, duke pasur parasysh ndikimin e madh të Beogradit dhe Kishës Ortodokse Serbe, Rubin tha se duhet bërë 100 për qind përpjekje për të bllokuar kanalet e dezinformimit.

“Ne duhet të respektojmë lirinë e fjalës, ju keni të drejtë të keni qëndrime dhe të raportoni për to. Ky është problemi, gjetja e kufirit midis lirisë së medias dhe dezinformatave të rrezikshme. Është e vështirë, por është e mundur,”- tha zyrtari amerikan. Ai shtoi se kur bëhet fjalë për Kishën Ortodokse Serbe, pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar rrethanat në rajon dhe se sytë e të gjithëve janë hapur.

“Do të ishte mirë që besimtarët e Kishës Ortodokse Serbe të kujtojnë se edhe ukrainasit janë ortodoksë dhe se janë viktima të kësaj lufte”, tha Rubin.

Pas Podgoricës, Rubin do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ku në Tiranë do të marrë pjesë në takimet me ambasadorë amerikanë nga Ballkani Perëndimor. Në Podgoricë, të hënën u publikua analiza e fundit e Qendrës Dixhitale Ligjore të Podgoricës (DFC), e cila tregoi se autoritetet kompetente do të duhej “t’i qasen seriozisht reduktimit të problemit të dezinformimit” në shoqëri.

“Bëhet fjalë për vullnet politik, pasi, pavarësisht ndalimit të transmetimit të Russia Today (Rusisë Sot) dhe Sputnik në territorin e Malit të Zi, është e mundur të hyni në portalet e tyre pa pengesa,”- tha DFC në një analizë të datës 10 prill.

Në prill të vitit të kaluar, Agjencia kompetente e Malit të Zi për Media Elektronike mori vendim për mbylljen e mediave të Moskës, Russia Today dhe Sputnik. Siç u tha, me atë vendim, Mali i Zi rreshtohet me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në monitorimin e masave kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës./REL

james rubin

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë