10 Shkurt 2023, 11:54
Nga I.A
termeti
TURQI- Shanset për të gjetur të mbijetuar ende të bllokuar në rrënoja po bëhen më të pakta, pesë ditë pas tërmetit. Por ka disa raporte gati të mrekullueshme që ende shfaqen. Në provincën jugore Adiyaman të Turqisë, 60-vjeçari Eyup Ak u shpëtua nga rrënojat 104 orë pas tërmetit.
Gruaja dhe fëmijët e tij, megjithatë, janë ende nën rrënoja. Diku tjetër, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin gjashtë persona nga rrënojat e një ndërtese apartamentesh pesë-katëshe në distriktin Iskenderun të provincës jugore Hatay të Turqisë më herët këtë mëngjes.
Mediat pro-qeveritare në Turqi janë fokusuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit që po ndodhin, me kërkimin dhe shpëtimin që thuhet se kanë përfunduar në provincat e Kilis dhe Sanliurfa, të përfunduara kryesisht në provincat Diyarbakir, Adana dhe Osmaniye.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha dje se të gjitha ekuipazhet ishin mobilizuar në terren. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz në mediat sociale kanë kritikuar qeverinë për një mungesë të madhe të koordinimit në zonat e goditura nga tërmeti.
Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 21,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.
eyup ak termet ne turqi
Bota
10 Shkurt 2023, 11:43
I.A
Termet
SIRI- Kanë kaluar katër ditë që kur goditi tërmeti dhe situata në veri-perëndim të Sirisë ësht&eum...
Bota
10 Shkurt 2023, 11:26
k.m.
Dick Marty
ZVICËR- Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili prej dy vitesh është nën mbrojtje speciale...
Bota
10 Shkurt 2023, 11:06
I.A
Qatar Airways
KATAR- Një kontrollor veteran i trafikut ajror ka përshkruar panikun e plotë që përjetoi brenda kabinës së...
Bota
10 Shkurt 2023, 10:57
I.A
SpaceX
SHBA- Kompania SpaceX e Elon Musk ka kryer një test kyç në sistemin e saj të ri të raketave, Starship. Inxhinierët ...
Bota
10 Shkurt 2023, 10:50
k.m.
Aya
SIRI- Historia e foshnjës së vogël, e cila lindi në rrënojat e lëna pas nga tërmeti vdekjeprurës në Siri ...
Bota
10 Shkurt 2023, 10:18
k.m.
Sana Marin dhe Volodymyr Zelenskyy
BRUKSEL- Volodymyr Zelenskyy u prit ngrohtësisht nga liderët evropianë në Samitin joformal që ...
Bota
10 Shkurt 2023, 09:53
k.m.
Foto ilustruese
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve filluan të enjten hetimin e tyre të bazuar në pretendimin se...
Bota
10 Shkurt 2023, 09:45
A.B
Babai
TURQI- Qindra njerëz dhe fëmijë janë varrosur në rrënojat e shtëpive të tyre, me shpëtimtarët q&eum...
Bota
10 Shkurt 2023, 09:34
k.m.
SPAK
TIRANË- Sot, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur në ambientet e Struktur...
Bota
10 Shkurt 2023, 09:22
k.m.
Mike Pence
Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence mori një kërkesë për paraqitje të detyrueshme nga prokurori i posaç...