15 Korrik 2024, 07:47
Nga N.F
Autori i atentatit
SHBA- Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump në Pensilvani është publikuar nga mediat amerikane duke ngritur pikëpyetje të reja në lidhje me boshllëqet e sigurisë që lejuan të ndodhte incidenti. Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Mattheë Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku ka qëlluar drejt ish-presidentit amerikan.
“Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë?”, “ta shohim, është shtrirë,” dëgjohen të thonë qytetarët.
“Policia këtu, është dikush në çati”, bërtet dikush me uniformë.
Vihet re se sipas Associated Press duke cituar burime sigurie, një oficer i policisë lokale u ngjit në çati dhe pa Crooks që i drejtoi pushkën. Më pas, sipas të njëjtave burime, oficeri u tërhoq me Crooks që qëlloi në sekondat e ardhshme drejt Trump.
Një përfaqësues i Shërbimit Sekret që foli për Neë York Times fajësoi policinë lokale për të shtënat . Sipas Anthony Giulemi, 20-vjeçari ishte jashtë perimetrit që agjentët e Shërbimit Sekret ishin ngarkuar të ruanin.
Sipas tij, Shërbimi Sekret ishte përgjegjës për sigurinë në vendin e tubimit të Trump, ndërsa policia lokale në Pensilvani kishte për detyrë të siguronte zonën jashtë vendit. Megjithatë, sipas Neë York Post, banorët vendas thanë se ata nuk u vizituan nga askush me uniformë as para dhe as gjatë tubimit të Trump.
atentati i donald trump
Bota
15 Korrik 2024, 07:28
N.F
donald trump
SHBA- Ish-presidenti, Donald Trump ka folur së fundmi për "Washington Examiner" ku ka rrëfyer për momentet e ate...
Bota
15 Korrik 2024, 07:32
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump arriti të ...
Bota
15 Korrik 2024, 07:15
N.F
Autori
SHBA- Ndërsa hetuesit federalë po përpiqen të përcaktojnë motivacionin e atentatit ndaj i ish-presidentit Donald Trump...
Bota
15 Korrik 2024, 07:12
N.F
Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë theksoi të dielën nevojën p&eum...
Bota
14 Korrik 2024, 22:42
I.A
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump është niset për në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve në Milluoki. Ai shkruan në...
Bota
14 Korrik 2024, 22:29
I.A
MALI I ZI- Analistët vlerësojnë se lirimi i të akuzuarve për grusht shteti paraqet gjendjen aktuale të gjyqësorit në M...
Bota
14 Korrik 2024, 22:12
I.A
Pamjet
SHBA- Policia lokale hasi në tentativë për vrasjen e Thomas Crooks vetëm pak çaste përpara se ai të ...
Bota
14 Korrik 2024, 22:06
I.A
SHBA- Partia Republikane pritet të emërojë zyrtarisht zotin Donald Trump si kandidat për president këtë javë, disa ditë...
Bota
14 Korrik 2024, 21:44
I.A
FBI
SHBA- Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek sapo tha se, deri më tani, nuk ka indikacione se Crooks vuante nga ndonjë problem i shën...
Bota
14 Korrik 2024, 21:38
I.A
Kur Safet Demiri, në gusht të vitit 2019, deshi të rinovonte regjistrimin e makinave të tij të biznesit, i thanë: "Ju nuk jeni m...