15 Korrik 2024, 07:12
Nga N.F
Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë theksoi të dielën nevojën për bashkim pas atentatit ndaj rivalit të tij republikan Donald Trump. Sulmi ndaj ish-Presidentit Trump është një “thirrje ndaj të gjithëve ne, që të reflektojmë”, tha zoti Biden.
“Fatmirësisht (presidenti) Trump nuk u lëndua rëndë”, tha ai.
Biden paralajmëroi lidhur me rreziqet e dhunës politike në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se dhuna nuk është zgjidhje.
“Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune – për asnjë lloj dhune”, tha zoti Biden.
“Në demokracinë amerikane –argumentet paraqiten në mirëbesim. Në demokracinë amerikane -- respektohet sundimi i ligjit”, tha ai.
Ishte hera e tretë që zoti Biden fliste nga Zyra Ovale për të komentuar mbi çështje me rëndësi kritike për amerikanët që kur mori detyrën në vitin 2021. Tetorin e kaluar ai mbajti një fjalim mbi konfliktet në Gazë dhe Ukrainë, ndërsa në qershor 2023 ai iu drejtua amerikanëve për një marrëveshje me republikanët lidhur me buxhetin.
Dhuna me armë është diçka që ndodh shpesh në Shtetet e Bashkuara, por dhuna politike është shumë më e rrallë. Katër presidentë amerikanë janë vrarë dhe disa u kanë shpëtuar atentateve. Shumë kandidatë presidencialë janë vënë në shënjestër, disa prej të cilëve kanë humbur jetën.
Biden dhe ekipi i tij po përpiqen të modifikojnë mesazhin e fushatës pas atentatit ndaj zotit Trump. Disa orë pas atentatit, fushata e zotit Biden tërhoqi reklamat televizive dhe po pezullon komunikimet e tjera politike./ VOA
shba atentati ndaj trump biden
Bota
14 Korrik 2024, 22:42
I.A
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump është niset për në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve në Milluoki. Ai shkruan në...
Bota
14 Korrik 2024, 22:29
I.A
MALI I ZI- Analistët vlerësojnë se lirimi i të akuzuarve për grusht shteti paraqet gjendjen aktuale të gjyqësorit në M...
Bota
14 Korrik 2024, 22:12
I.A
Pamjet
SHBA- Policia lokale hasi në tentativë për vrasjen e Thomas Crooks vetëm pak çaste përpara se ai të ...
Bota
14 Korrik 2024, 22:06
I.A
SHBA- Partia Republikane pritet të emërojë zyrtarisht zotin Donald Trump si kandidat për president këtë javë, disa ditë...
Bota
14 Korrik 2024, 21:44
I.A
FBI
SHBA- Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek sapo tha se, deri më tani, nuk ka indikacione se Crooks vuante nga ndonjë problem i shën...
Bota
14 Korrik 2024, 21:38
I.A
Kur Safet Demiri, në gusht të vitit 2019, deshi të rinovonte regjistrimin e makinave të tij të biznesit, i thanë: "Ju nuk jeni m...
Bota
14 Korrik 2024, 21:31
I.A
Milo Gjukanoviç
MALI I ZI- Drejtoria e Policisë së Malit të Zi njoftoi të dielën se pas marrjes së informacionit nga A...
Bota
14 Korrik 2024, 21:24
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden dënoi përpjekjen për atentat ndaj kundërshtarit të tij republikan Donald Trump të diel&e...
Bota
14 Korrik 2024, 21:18
I.A
Makina
ANGLI- Super makina që punojnë me ajër dhe ujë, kjo është ëndrra e kompanisë “Zero” që...
Bota
14 Korrik 2024, 20:13
I.A
Emigrantet
ITALI- Qeveria e Italisë po shqyrton një qasje të re, që ka në qendër zhvillimin, për të parandaluar imi...