LIVE UPDATES
Bota

Analistët për procesin gjyqësor të “grusht shtetit” në Mal të Zi: Është i dyshimtë

Gjykata e Lartë në Podgoricë, liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

14 Korrik 2024, 22:29 Nga I.A

Analistët për procesin gjyqësor të “grusht

MALI I ZI- Analistët vlerësojnë se lirimi i të akuzuarve për grusht shteti paraqet gjendjen aktuale të gjyqësorit në Mal të Zi, i cili, sipas tyre, po instrumentalizohet për interesa partiake. Ata theksojnë se lirimi i të akuzuarve për grusht shtet është i rrezikshëm për të ardhmen e Malit të Zi.

Gjykata e Lartë në Podgoricë, liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Analistët vlerësojnë se lirimi i të akuzuarve për grusht shteti paraqet gjendjen aktuale të gjyqësorit në Mal të Zi, i cili, sipas tyre, po instrumentalizohet për interesa partiake.

Analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike në Malin e Zi, Nail Draga, vë në dukje politizimin e shtuar të gjyqësorit në vend.

“Është paseriozitet i organeve të drejtësisë në Malin e Zi nga fakti se kjo procedurë ka qenë e tej zgjatur duke përfshirë 8 vite dhe në këtë mënyrë janë krijuar situata jo të favorshme tek qytetarët për arsye se organet e drejtësisë është dashur t'i kryejnë punët e tyre. Si prokuroria , gjykata ashtu edhe ministria e Drejtësisë pothuajse janë politizuar dhe kanë marrë përmasa krejt të tjera duke zemëruar opinionin e gjerë dhe lirimi i tyre nga akuza për grusht-shtet dëshmon më së miri një konstatim të tillë,” tha zoti Draga.

Edhe analisti dhe ish kryetari i Odës së Avokatëve në Mal të Zi, Velija Muriç e sheh gjyqësorin malazez si të manipuluar për qëllime të dyshimta.

“Fillimisht Gjykata e Lartë i ka dënuar aktorët në fjalë, ndërkohë që Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin për ta përsëritur dhe kjo është një rrugë pa cak për gjyqësorin malazez”, tha zoti Muriç.

Avokati Murië është i rezervuar ndaj procesit gjyqësor, të cilin e konsideron si mjaft të dyshimtë.

“Perceptimi im si qytetar, por edhe si një profesionalist është se procesi i grusht shtetit paraqitet i dyshimtë në natyrën e vet, sepse me disa armë është e paimagjinueshme të cënohet shteti,” tha zoti Muriç.

Ndërkaq, analisti Dragaj, vë në dukje se lirimi i të akuzuarve për grusht shtet është i rrezikshëm për të ardhmen e Malit të Zi.

“Unë e trajtoj këtë çështje si vazhdimësi e politikës serbe dhe ruse në Ballkan me qëllim të caktuar në territorin e Malit të Zi, duke e trajtuar këtë vend si pjesë të botës serbe. Vetëm fakti se në pushtetin e Malit të Zi nga viti 2020 kanë ndodhur ndryshime dhe është instaluar një pushtet pro serb duke u nisur edhe nga qeveria dhe parlamenti, por edhe zgjedhjen e presidentit malazez, dëshmon se politika pro serbe dhe pro ruse është në vazhdimësi dhe po vepron kundër qëndrueshmërisë dhe pavarësisë së Malit të Zi”, tha zoti Draga.

Gjykata e Lartë në Podgoricë, liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, me qëllim parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Të gjithë personat e liruar qenë dënuar më gjithsej 70 vjet heqje lirie në vitin 2019, por dy vjet më pas, Gjykata e Apelit e riktheu çështjen në rigjykim.

Ata akuzoheshin se kishin planifikuar të pushtonin parlamentin e vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2016, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç dhe për të vendosur një udhëheqje pro-ruse.

Marrë nga VOA

nail draga velija muriç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet