LIVE UPDATES
Bota

"I pari që nga armëpushimi!" Hezbollahu kryen sulm ndaj Izraelit

Ushtria izraelite tha se dy predha u lëshuan drejt malit Dov, që është një territor i kontestueshëm i cili është nën kontrollin e Izraelit. Ky vend gjendet ku ndodhet kufiri mes Libanit, Sirisë dhe Izraelit.

2 Dhjetor 2024, 20:41 Nga M.B
"I pari që nga armëpushimi!" Hezbollahu kryen sulm ndaj
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – ka kryer sulm në zonën kufitare, që është nën kontrollin e Izraelit, më 2 dhjetor, pasi Izraeli ka kryer disa sulme brenda Libanit që kur marrëveshja për ndaljen e armiqësive hyri në fuqi javën e kaluar. Hezbollahu tha se sulmi i tij – që ishte i pari që nga armëpushimi – ishte paralajmërim në përgjigje të atyre që tha se ishin shkelje të vazhdueshme të armëpushimit nga Izraeli.

Ushtria izraelite tha se dy predha u lëshuan drejt malit Dov, që është një territor i kontestueshëm i cili është nën kontrollin e Izraelit. Ky vend gjendet ku ndodhet kufiri mes Libanit, Sirisë dhe Izraelit. Nga sulmi i Hezbollahut nuk u raportua për viktima e as dëme materiale. Ky grup libanez tha se sulmoi pozicionet ushtarake izraelite në këtë zonë si “paralajmërim” për ato që i cilësoi si “shkelje të vazhdueshme” të armëpushimit.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, hyri në fuqi javën e kaluar dhe parasheh ndërprerje të luftimeve për 60 ditë, duke synuar që t’i japë fund luftimeve mbi 1-vjeçare mes Izraelit dhe Hezbollahut. Që atëherë, Izraeli ka kryer një sërë sulmesh ajrore në Liban. Sulmet e fundit, Izraeli i kreu të hënën, kur një dron vrau një person që po udhëtonte me motoçikletë në jug të Libanit dhe një sulm tjetër goditi një buldozer të ushtrisë libaneze në qytetin verilindor të Hermelit, duke lënë të plagosur një ushtar.

Izraeli tha se sulmet ishin në përgjigje të shkeljeve të armëpushimit nga Hezbollahu, por nuk dha detaje se për çarë shkeljesh bëhet fjalë. Edhe në ditët paraprake ka pasur sulme në Liban. SHBA-ja dhe Franca kanë për detyrë të monitorojnë të gjitha shkeljet e armëpushimit. Izraeli tha se, sipas marrëveshjes së armëpushimit, rezervon të drejtën që të përgjigjet nëse armëpushimi shkelet. Hezbollahu ka gjuajtur raketa drejt veriut të Izraelit që nga nisja e luftës në Gazë në tetor të vitit 2023. Ky grup ka thënë se do të ndalë sulmet vetëm pasi Izraeli t’i japë fund luftës së tij në Gazë.

Luftimet mes palëve u përshkallëzuan në tetor, kur Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Liban. Në 14 muajt e fundit, Izraeli ka vrarë pothuajse të gjithë udhëheqjen e Hezbollahut, përfshirë udhëheqësin e kamotshëm, Hassan Nasrallahun, dhe ka shkatërruar arsenalin ushtarak të grupit. Izraeli është zotuar se do të sigurohet që Irani të mos vazhdojë ta financojë dhe armatosë grupin dhe ka paralajmëruar presidentin sirian, Bashar al-Assad, kundër lehtësimit të ndihmës iraniane për Hezbollahun./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj