Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara është i rrezikshëm dhe i frikshëm për çdo emigrant, por kryesisht për fëmijët.
SHBA- Pjesa jugore e shtetit të Teksasit mbetet një nga destinacionet kryesore për emigrantët e pashoqëruar nën moshën 18 vjeçare, që futen në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Victor Hugo Castillo nga qyteti McAllen i Teksasit, ndërsa ka patur një rënie të kalimeve gjatë vitit fiskal 2024, krahasuar me vitet e mëparshme, rreziqet me të cilat përballen fëmijët e pashoqëruar vazhdojnë të jenë shqetësuese.
Udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara është i rrezikshëm dhe i frikshëm për çdo emigrant, por kryesisht për fëmijët. Pavarësisht rreziqeve, mbi 110,000 emigrantë të mitur, që udhëtonin pa prindërit apo një të rritur, u ndaluan nga roja kufitare amerikane gjatë vitit fiskal 2024. Zëdhënësja e rojës kufitare, Christina Smallwood, thotë se fëmijëve të ndaluar u ofrohet kujdesi bazë.
“Roja kufitare sigurohet që të miturit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe u ofrohet kujdes mjekësor nëse kanë nevojë. Më pas, ata dërgohen në një qendër përpunimi”.
Më shumë se gjysma e të miturve të pashoqëruar, të ndaluar gjatë vitit 2024, ishin në pjesën jugore të Teksasit. Në vend të dytë renditet Arizona e ndjekur nga Kalifornia.
“Mjerisht, këtu në sektorin “Rio Grande Valley”, kemi parë një përqindje të lartë të emigrantëve të mitur të pashoqëruar”, thotë Christina Smallwood, zëdhënëse e rojës kufitare.
Ndërsa është shënuar një rënie e numrit të fëmijëve të pashoqëruar të ndaluar në kufi, çështja mbetet një shqetësim urgjent. Hector Silva, drejtor i qendrës së strehimit të emigrantëve “Senda de Vida”, shqetësohet për rreziqet me të cilat përballen emigrantët e mitur.
“E di se ka rrethana të shumta dhe situata të ndryshme, por mos i braktisni fëmijët. Mos e braktisni djalin apo vajzën tuaj”.
Zoti Silva paralajmëron ndaj paragjykimeve të përshpejtuara. Ndërsa shumë prindër që janë vendosur në Shtetet e Bashkuara, përpiqen t’i sjellin fëmijët e tyre këtu, familje të tjera mund të kenë nisur udhëtimin së bashku, por janë ndarë për shkak të rrethanave të ndryshme në Meksikë.
“Imagjinoni rrëmbimin e një familje emigrante, të mbetur pa para, të zhveshur nga gjithçka dhe që vendos të qëndrojë pranë kufirit”, thotë zoti Silva.
Në situata të tilla, thotë zoti Silva, prindërit mund të gjejnë një mënyrë për fëmijët e tyre që të kalojnë kufirit vetëm, pavarësisht nga rreziqet. Roja kufitare thotë se rreziqet janë të mëdha. Në tetor ata shpëtuan katër fëmijë të braktisur nga kontrabandistët në një gomone në lumin Rio Grande.
“Mos rrezikoni. Në vend të kësaj, aplikoni të hyni në rrugë ligjore në Shtetet e Bashkuara”, thotë zëdhënësja Smallwood.
Jo të gjithë emigrantët kualifikohen për të hyrë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. Përballë dhunës, varfërisë dhe mundësive të kufizuara në vendet e tyre, shumë emigrantë janë ende të gatshëm të rrezikojnë gjithçka në kërkim të një jete më të mirë./VOA
foto ilustruese INDI- India pret që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të thellohen edhe më tej gjatë mandatit t...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do t'i përgjigjet Hezbollahut që të qëllojë kundër ...
Putin dhe Pezeshkian SIRI- Vladimir Putin ka biseduar me telefon për situatën në Siri me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, njofton Krem...
emigrante ne SHBA LOS ANXHELOS- Los Anxhelosi ka miratuar një status të posaçëm për qytetin që u ofron mbrojtje emigrant&eu...
Barnier FRANCË- Kryeministri francez Michel Barnier ka përdorur kompetenca të veçanta për të miratuar një projekt-ligj...
Gaza veriore GAZA- Ushtria izraelite ka vazhduar "agresionin e saj intensiv tokësor, ajror dhe detar në veri të Gazës për 60 dit&e...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se rimarrja e pjesëve të territorit ukraina...
Annalena Baerbock GJERMANIA- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, paralajmëroi homologun e saj kinez, se mbështetja e Pekini...
sulmet SIRI- Avionët sirianë dhe rusë kanë nisur sulme ajrore ndaj rebelëve sirianë që po përparojn...
Foto ilustruese ITALI- Sistemi tatimor i Italisë është i padrejtë, në një mënyrë që lejon 7% më të p...