Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
I shiti drogë të llojit 'Fentanyl', 20-vjeçarja arrestohet për vdekjen e nipit të Robert De Niros
Një 20-vjeçare e identifikuar me emrin Sophia Hallie Marks është arrestuar nga policia, e cila dyshohet se i ka shitur drogë të llojit fentanyl të nipit të aktorit Robert De Nior, Leandro Rodriguez, nga e cila dyshohet se ka humbur jetën.
14 Korrik 2023, 12:39Nga a.l
Leandro Rodriguez
Një 20-vjeçare e identifikuar me emrin Sophia Hallie Marks është arrestuar nga policia, e cila dyshohet se i ka shitur drogë të llojit fentanyl të nipit të aktorit Robert De Nior, Leandro Rodriguez, nga e cila dyshohet se ka humbur jetën.
Hallie Marks dyshohet se i ka shitur drogë Leandro para se ai të gjendej i vdekur në apartamentin e tij në Manhattan më 2 korrik. NYPD ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e 19-vjeçarit, për të cilin New York Post raporton se u bë rreth orës 18:00 të së enjtes gjatë një operacioni të fshehtë nga policia, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas të njëjtave informacione, pranë trupit të Leandros u zbulua një lëndë e bardhë dhe mjete droge. Nëna e tij Drina De Niro, vajza e aktorit Robert, tha se djali i saj vdiq pasi iu shitën pilula fentanyl.