LIVE UPDATES
Bota

"I suksesshëm vetëm nëse përfshihet i gjithë rajoni", Ambasada e SHBA-së mbështet “Ballkanin e Hapur”

Përkrahje për këtë ide ka edhe Uashingtoni zyrtar. Amabasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka shprehur mbështetjen e tij për nismën.

27 Maj 2022, 15:32 Nga DOSJA
"I suksesshëm vetëm nëse përfshihet i gjithë
Ambasadori amerikan

KOSOVË- Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po vazhdojnë ecjen përpara me iniciativën “Ballkani i Hapur”. Në këtë nismë ka të ngjarë që të bashkohet edhe Mali i Zi pas ndërrimit të pushtetit në Podgoricë, meqë kryeministri Dritan Abazoviq në intervistën e tij të fundit ka shprehur pëlqim për “Ballkanin e Hapur” duke thënë se jo çdo gjë që vjen nga përtej kufirit është e keqe. Derisa Kosova dhe Bosnja e Hercegovina mbeten dy kundërshtueset e vetme.

Përkrahje për këtë ide ka edhe Uashingtoni zyrtar. Amabasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka shprehur mbështetjen e tij për nismën.

Por çfarë thonë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë?

Të pyetur nëse mendojnë se edhe Kosova duhet të bashkohet në këtë iniciativë, në një përgjigje për Gazetën Express nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, kanë thënë se Kosova është shtet i pavarur që ka të drejtë të përcaktojë vetë prioritetet e politikës së jashtme, derisa shtojnë se si SHBA mbështesin përpjekjet gjithëpërfshirëse që synojnë rritjen e bashkëpunimit rajonal, përfshirë edhe “Ballkanin e Hapur”.

Teksa e potencojnë këtë, nga Ambasada e SHBA-së theksojnë se idetë si “Ballkani i Hapur”, Tregu i Përbashkët Rajonal e Procesi i Berlinit, mund të kenë sukses vetëm nëse janë të hapura për të gjitha vendet dhe janë në pajtim me standardet evropiane.

Si një shtet sovran dhe i pavarur, Kosova ka të drejt të përcaktojë prioritetet e saj të politikës së jashtme. Thënë kështu, SHBA-ja mbështet përpjekjet gjithëpërfshirëse për të siguruar integrimin ekonomik rajonal. Këtu përfshihet Procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal, CEFTA dhe nisma e “Ballkanit të Hapur. Megjithatë, këto nisma mund të kenë sukses vetëm nëse ato janë të hapura për të gjitha vendet dhe ofrojnë sisteme të përshtatshme ligjore dhe rregullatore që integrohen me standardet evropiane”, ka thënë për Gazetën Express zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani, e kundërshtojnë hapur nismën e “Ballkanit të Hapur”. Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që ka pasur me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, ka thënë se Kosova nuk mbështet iniciativat e tjera paralele me Procesin e Berlinit.

Biseduam edhe për Bashkëpunimin Rajonal. Për Kosovën Bashkëpunim Rajonal nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE, por përshpejtim. Ne mbështesim plotësisht Procesin e Berlinit dhe mirëpritëm përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re. Po ashtu ne mbështesim Tregun e Përbashkët Rajonal i cili ndodhet brenda Procesit të Berlinit dhe rregullave të BE-së, është gjithëpërfshirës, i ka katër liritë prandaj edhe nuk  mbështesim iniciativa tjera paralele.Për Kosovën është e rëndësishme që në këtë proces qytetarët të jenë përfituesit përfundimtarë, saktësisht siç e tha edhe kancelari Scholz. Barazia e palëve dhe trajtimi i barabartë është i rëndësishëm, kurse njohja e dokumenteve është qenësore për të zbatuar çfarëdo marrëveshje që arrihet”, kishte deklaruar kryeministri Kurti pas takimit me kancelarin gjerman.

Edhe presidentja Vjosa Osmani pas takimit që ka pasur me homologun nga Shqipëria, Ilir Meta, e ka shprehur kundërshtimin e saj për nismën “Ballkani i Hapur”. Në qëndrimin anti- “Ballkan i Hapur” të tandemit Meta-Osmani bashkohet edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili mendon ndryshe nga Abazoviq.

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një intervistë për Deutche Welle ka deklaraur se një çështja e “Ballkanit të Hapur” s’duhet dramatizuar dhe se opinioni i tij është që janë të mirëseardhura nismat që ndihmojnë integrimin në BE, por jo edhe ato që tentojnë të jenë zëvendësim për integrimin.

Për mua edhe kjo situatë është e thjeshtë dhe s’duhet dramatizuar. Çdo gjë që mund të përdoret si një mjet për integrimin e shpejtë në BE është diçka e mirë. Për çdo gjë tjetër që mund të shihet si zëvendësim i integrimit evropian, ne nuk jemi të interesuar. Pra, gjithçka që na ndihmon që të hyjmë më shpejt në BE, si rajon apo si shtet, për ne është ok”, ka thënë Abazoviq.

I pyetur nëse “Open Balkan” është kundër konceptit të Procesit të Berlinit, Abazoviq ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se Open Balkan me Procesin e Berlinit kanë përputhshmëri.

Ai tutje thotë e njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen që të dramatizojnë çdo çështje, derisa shton se të gjitha nismat si Procesi i Berlinit, CEFTA e “Ballkani i Hapur” kanë mesazh të përbashkët bashkëpunimin rajonal.

Pas këtij qëndrimi, Abazoviq e presidenti serb, Aleksander Vuçiq, janë takuar në Davos para pak ditësh, prej ku presidenti serb i ka bërë thirrje kryeministrit të Malit të Zi t’i bashkohet takimit të radhës të “Ballkanit të Hapur” që do të mbahet në Ohër./Express/

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë