LIVE UPDATES
Bota

Sulmi terrorist në veri/ Përfshirja ruse në Banjskë, në fazën e hetimeve

Anton Quni, anëtar i Komisionit parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, thotë se nga armët e konfiskuara në Bansjkë, supozohet se një pjesë e tyre janë me prejardhje nga Rusia.

30 Shtator 2023, 13:53 Nga r.ll
Sulmi terrorist në veri/ Përfshirja ruse në Banjskë, në
foto ilustruese

KOSOVË- Provat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës janë pjesërisht të mjaftueshme për të pretenduar përfshirjen ruse në sulmin në Banjskë, thotë për Radion Evropa e Lirë Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Sipas tij, sulmuesit mund t’i kenë siguruar armët ruse nga ndonjë furnizim i mëhershëm i kontraktuar nga Serbia me Rusinë, por jo pa dijeninë e shtetit serb. Në variantin tjetër, thotë Ibishi, armët dhe pajisjet ruse mund të kenë ardhur drejtpërdrejt nga furnizimi i rusëve për operacionin e grupit në Banjskë.

Në rast se ky supozim vërtetohet si fakt, ai thotë se një gjë e tillë do ta përfshinte në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjësinë ruse për sulmin. Të dyja variantet, thotë Ibishi, kërkojnë hetim, të cilin autoritetet kompetente të Kosovës nuk mund ta bëjnë vetë.

“Për këtë duhet një bashkëpunim dhe këmbim i informacioneve me shërbimet e inteligjencës së vendeve mike”, thotë ai.

Anton Quni, anëtar i Komisionit parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, thotë se nga armët e konfiskuara në Bansjkë, supozohet se një pjesë e tyre janë me prejardhje nga Rusia.

“Tani, se si janë siguruar ato, nëpërmjet institucioneve ushtarake apo janë gjetur në tregun e zi... Kjo është një çështje me të cilën do të duhej të merren organet e hetuesisë. Jam i bindur që me përpunimin e të arrestuarve, do ta mësojmë shumë shpejt edhe këtë fakt”, thotë Quni.

Cilat janë provat e deritashme për përfshirjen ruse?

Sulmi në Banjskë, pjesa veriore e Kosovës, ka ndodhur në natën mes 23 dhe 24 shtatorit, kur grupe të armatosura kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet që kanë pasuar janë vrarë edhe tre sulmues, ndërsa Policia e Kosovës ka thënë se ka konfiskuar një sasi enorme të armatimit.Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Radoiçiq nuk ka vepruar i vetëm, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit e ka mohuar përfshirjen e shtetit serb në sulmin në Banjskë. Sveçla ka thënë se në njërën prej dhjetëra makinave të kapura në Banjskë “janë gjetur materiale ruse”. Sipas tij, janë gjetur edhe dy motorë katër-rrotësh për terrene të vështira, prodhim i Rusisë.

“Ka edhe informata të inteligjencës për përfshirjen e elementeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me Rusinë. Ne, në vazhdimësi, po punojmë në identifikimin e të gjithë këtyre terroristëve... Besoj se shumë shpejt, njësitë tona të specializuara të policisë së Kosovës, por edhe të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në bashkëpunim me aleatët tanë, do t’i identifikojnë...”, ka thënë Sveçla.

“Ne jemi dëshmitarë se në Nish [të Serbisë] ka një qendër kinse humanitare ruse, e cila dihet botërisht se është qendër inteligjence, përmes së cilës ata përgjojnë të gjithë rajonin dhe në të cilën ka edhe ushtrime të ndryshme - qoftë për inteligjencë, qoftë për veprime në terren... dhe besojmë se edhe kjo qendër është e përfshirë në këtë sulm”, ka shtuar ministri i Brendshëm kosovar.

Pas incidentit në Banjskë, Kremlini ka thënë se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e ka dënuar sulmin. Të nesërmen e sulmit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.

“Jam mirënjohës që [ambasadori rus] i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram më 25 shtator, por nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë.

Rusia vs. Ballkani
Kremlini ka demonstruar në mënyrë të vazhdueshme se rajoni i Ballkanit është një mjedis i favorshëm për të, për t’iu kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Rusia vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe ta mbështesë Serbinë në fushatat e saj për çnjohje të Kosovës; ka bërë përpjekje për grushtshtet në Mal të Zi; ka mbështetur udhëheqësit me pikëpamje separatiste në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe ka tentuar ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Rusia, po ashtu, kundërshton anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor - Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe, për më tepër, Serbisë - në Bashkimin Evropian.

Rusia vs. Kosova
Rusia ka formalizuar praninë e saj diplomatike në Kosovë tre vjet para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2005. Asokohe, për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka qëndruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kosova, atëkohë, është administruar nga Administrata e Kombeve të Bashkuara dhe kryeadministrator ka qenë Soren Jessen-Petersen. Veprimtaria e Zyrës Ndërlidhëse Ruse është e shfaqur fare pak në publik.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës shkruan se shef i Zyrës së Ambasadës ruse është Andrej Lissovoj, ndërsa zëvendësshef i saj është Nikolay Rudaev. Institucionet e Kosovës, në disa raste, kanë shpallur persona të padëshirueshëm diplomatë rusë, duke i detyruar të largohen nga Kosova./REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen