LIVE UPDATES
Bota

Sulmi terrorist/ Salla Crocus raportohet të jetë përmendur në paralajmërimin amerikan

Sipas raportimit, që më pas u konfirmua nga New York Times, zyrtarët amerikanë i thanë Moskës se Shteti Islamik po planifikonte një sulm dhe se salla e koncerteve Crocus ishte një cak i mundshëm.

3 Prill 2024, 10:19 Nga M.B
Sulmi terrorist/ Salla Crocus raportohet të jetë përmendur
Salla Crocus

RUSIA- Paralajmërimi i inteligjencës amerikane ndaj Moskës dy javë para sulmit vdekjeprurës terrorist të 22 marsit përfshiu edhe referencë specifike për sallën e koncerteve Crocus, që u shënjestrua, raportoi The Washington Post më 2 prill. Sipas raportimit, që më pas u konfirmua nga New York Times, zyrtarët amerikanë i thanë Moskës se Shteti Islamik po planifikonte një sulm dhe se salla e koncerteve Crocus ishte një cak i mundshëm. Në paralajmërim nuk u përfshin specifika të tjera apo koha e sulmit, por u tha se sulmi mund të kryejë brenda ditësh, thanë burime të inteligjencës për dy gazetat amerikane.

Katër sulmues të armatosur sulmuan sallën Crocus, që gjendet në periferi të Moskës, pak para se të niste një koncert, duke vrarë 144 persona. Ky ishte sulmi terrorist më vdekjeprurës në Rusi që nga viti 2004. Shteti Islamik i shpallur grup terrorist, menjëherë mori përgjegjësinë për sulmin. Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarët e komentatorë të tjerë rusë kanë pretenduar, pa ofruar dëshmi, se Ukraina mund të ketë luajtur një rol në sulm. Zyrtarët ukrainas kanë mohuar çdo përfshirje dhe kanë akuzuar Moskën se po përdor tragjedinë për të intensifikuar luftën e saj kundër Kievit.

Sergei Naryshkin, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme, SVR, tha për Interfaxin më 2 prill se paralajmërimet amerikane ishin “shumë të përgjithshme” për t’i mundësuar Rusisë që të parandalonte sulmin. Po të njëjtën ditë, Putin tha se organizatorët e sulmit në Crocus dëshironin “të mbillnin fara të mospajtimit dhe panikut... në shtetin tonë dhe ta mposhtin Rusinë nga brenda”. Paraprakisht, ai kishte akuzuar SHBA-në dhe shtetet e tjera perëndimore se kanë qëllime të ngjashme. Ai u bëri thirrje institucioneve ligjzbatuese që të identifikojnë “përfituesit kryesorë kriminalë” të këtij sulmi.

Sulmi në Crocus është një dështim i madh i forcave të sigurisë së Rusisë, që kritikët thonë se janë të përqendruara në shtypjen e mospajtimit politikë brenda vendit dhe kundërshtimit të luftës kundër Ukrainës, shpesh duke i cilësuar opinionet politike si “terrorizëm” dhe “ekstremizëm”. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë më 3 prill tha se rekrutimi ushtarak është rritur ndjeshëm që nga sulmi, me 16.000 persona që raportohet se kanë nënshkruar kontrata ushtarake në dhjetë ditët paraprake.

“Shumica e kandidatëve kanë shprehur dëshirën për hakmarrje për viktimat e tragjedisë... si motivin kryesor për të nënshkruar një kontratë”, u tha në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes./ REL

sulmi ne moske

Sondazh

Poll
Bota 3 Prill 2024, 08:55 h.k

Krimi ekonomik në Gjermani po rritet

Foto ilustruese GJERMANI-Më shumë se një e treta e kompanive në Gjermani janë të prekura nga krimi ekonomik. Sipas një ...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait