LIVE UPDATES
Bota

IFJ: Një gazetar vritet mesatarisht çdo ditë në luftën Izrael-Hamas

Rreth 60 përfaqësues të mediave janë vrarë që kur filloi lufta më 7 tetor, duke iu afruar numrit të gazetarëve të vrarë gjatë gjithë Luftës së Vietnamit gjysmë shekulli më parë që zgjati për dy dekada.

5 Dhjetor 2023, 11:37 Nga r.ll
IFJ: Një gazetar vritet mesatarisht çdo ditë në
foto ilustruese

GAZË- Një gazetar ose punonjës i medias vritet mesatarisht çdo ditë në luftën Izrael-Hamas, tha të hënën kreu i i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), duke e bërë këtë konflikt të pakrahashueshëm me asnjë tjetër më parë përsa i takon pasojave tek media.

Rreth 60 përfaqësues të mediave janë vrarë që kur filloi lufta më 7 tetor, duke iu afruar numrit të gazetarëve të vrarë gjatë gjithë Luftës së Vietnamit gjysmë shekulli më parë që zgjati për dy dekada. Luftërat e tjera brutale në Lindjen e Mesme as nuk i janë afruar intensitetit të asaj aktuale.

“Në një luftë tradicionale si për shembull ato në Siri, në Irak, në ish-Jugosllavi, nuk kemi parë këtë lloj masakre,” tha sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger në një intervistë për agjencinë Associated Press.

Dhe që kur skadoi armëpushimi njëjavor në Gaza të premten, humbjet kanë vazhduar, tha ai:

"Për fat të keq, morëm lajmin e keq këtë fundjavë që pas përfundimit të armëpushimit, janë vrarë tre ose katër (gazetarë) të tjerë.”

Bellanger tha se rreth 60 gazetarë kanë humbur jetën, përfshirë të paktën 51 palestinezë, si edhe izraelitë dhe libanezë. Shumica janë vrarë gjatë bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ai tha se janë vrarë edhe gazetarë izraelitë gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor që ishte shkaku i fillimit të luftës. Ai tha se këto shifra bazohen në të gjitha burimet që federata përdor për raportin e saj vjetor. Përveç viktimave në njerëz, në Gazë janë shkatërruar edhe objektet e shumë organizatave mediatike, tha ai.

Ai vlerëson se para konfliktit në Gazë kishte rreth 1,000 gazetarë dhe punonjës të medias dhe thotë se tani askush nuk mund të dalë nga Gaza.

Megjithatë edhe në mes të shkatërrimit, gazetarët vendas vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, thotë Nasser Abu Baker, president i Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë.

“Ata kanë humbur familjet e tyre dhe vazhdojnë punën”, tha ai. “Ata janë pa shtëpi dhe vazhdojnë punën. ... Pa ushqim, pa siguri për ta, pa familje. Edhe nëse familjet e tyre janë ende gjallë, ata nuk janë me familjet sepse familjet jetojnë ose flenë në spitale.”

Bellanger tha se autoritetet izraelite nuk ishin përgjegjur.

"Telefonova në qeverinë izraelite, por ata nuk m'u përgjigjën. Dhe kur shkova në Palestinë para disa ditësh, i kërkova zyrës së shtypit të qeverisë (izraelite) të bënim një takim. Por askush përgjigjet”, tha ai.

Izraeli ka thënë se bën çdo përpjekje për të shmangur vrasjen e civilëve dhe akuzon Hamasin se i rrezikon ata duke vepruar në zona të banuara.

“Ne duam të sigurohemi që gazetarët të jenë të mbrojtur. Puna e tyre në terren është kritike,” tha për agjencinë Associated Press, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

IFJ dhe “Gazetarët pa Kufij” u kanë bërë thirrje prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) të hetojnë vdekjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias dhe kryeprokurori i ICC-së Karim Khan ka vizituar zonën. Zyra e prokurorisë së ICC-së po heton veprimet e autoriteteve izraelite dhe palestineze që nga viti 2014.

Hetimi mund të marrë në konsideratë edhe pretendimet për krime të kryera gjatë luftës aktuale. Khan i ka bërë thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar, por nuk e ka akuzuar për krime lufte.

Ai e quajti sulmin e Hamasit më 7 tetor një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar. Izraeli argumenton se ICC nuk ka juridiksion në konflikt sepse territoret palestineze nuk janë një shtet sovran i pavarur.

Izraeli nuk është palë në traktatin që mbështet ICC-në dhe nuk është një nga 123 shtetet anëtare të tij. Bellanger nuk mendon që situata në terren do të ndryshojë së shpejti, por thotë se si kreu i rrjetit global të gazetarisë, "Nuk mund t’ia lejoj vetes të jem pesimist"./VOA

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet