LIVE UPDATES
Bota

Ilaçi eksperimental jep “dritën jeshile” për kurimin e Alzheimerit, studiuesit të shqetësuar për efektet anësore

Eli Lilly rekrutoi 1700 njerëz të moshës nga 60 deri në 85 vjeç, të cilët kishin sëmundjen e Alzheimerit në fazën e hershme. Ata ishin nga tetë vende, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Australinë.

4 Maj 2023, 08:32 Nga m.s
Ilaçi eksperimental jep “dritën jeshile” për
Ilaçi, të cilën “Eli Lilly” po prodhon

SHBA- Një ilaç eksperimental i Alzheimerit i zhvilluar nga Eli Lilly, ngadalëson rënien njohëse me më shumë se një të tretën, ka thënë kompania. Në një provë të fazës 3, donanemabi ngadalësoi rënien e aftësisë së pacientëve për të menduar qartë dhe për të kryer detyrat e përditshme me 35 për qind në krahasim me një placebo. (Efekti placebo është një iluzion i jashtëzakonshëm, por kjo nuk do të thotë se është një kurë)

Ilaçi funksionon duke pastruar grupimet e pllakave nga truri të njohura si amiloid, të cilat janë të lidhura ngushtë me sëmundjen e Alzheimerit. Eli Lilly planifikon të aplikojë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për miratim deri në muajin qershor, duke rritur shpresat se ky mund të bëhet ilaçi i tretë i miratuar për Alzheimer, pas dekadash pa një trajtim efektiv.

Dr. Eric Reiman, i cili është drejtor ekzekutiv i Institutit Banner Alzheimer, i shpalli rezultatet si “shumë emocionuese”.

Dr Paresh Malhotra, një neurolog klinik në Imperial College London në Mbretërinë e Bashkuar, shtoi se rezultatet ishin “inkurajuese” dhe siguruan madje edhe prova të mëtejshme, se trajtimet që reduktojnë amiloidin në tru ngadalësuan përparimin e Alzheimerit.

Por Dr Jina Swartz, një neuroshkencëtare në laboratorët e kërkimit të një sindikate financiare të Pensilvanisë, ngriti shqetësime për efektet anësore.

"Rezultatet duken shumë mbresëlënëse", tha më tej ajo, "ndonëse profili i efekteve anësore... mbetet shqetësuese.

Eli Lilly rekrutoi 1700 njerëz të moshës nga 60 deri në 85 vjeç, të cilët kishin sëmundjen e Alzheimerit në fazën e hershme. Ata ishin nga tetë vende, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Australinë.

Të gjithë pjesëmarrësit kishin gjithashtu grumbullime të proteinave amiloide dhe tau në trurin e tyre, të cilat u konfirmuan nga skanimet. Më pas, pjesëmarrësit u randomizuan për të marrë ose një injeksion mujor intravenoz të donanemabit, ose një placebo për deri në 18 muaj. Mjekimi u ndërpre kur u zbulua se pllakat amiloide ishin pastruar.

Pati tre vdekje, dy prej të cilave ishin të lidhura me reaksione të padëshiruara serioze nga donanemabi, të tilla si ënjtja e trurit dhe mikrohemorragjitë.

Gati një e treta e pjesëmarrësve (31.4 përqind) përjetuan gjakderdhje në tru, ndërsa rreth një e katërta pësuan ënjtje të trurit.

Donanemab u jepet pacientëve nëpërmjet injeksioneve intravenoze 1 herë në muaj deri në 18 muaj, ose derisa grupet e amiloideve në tru të jenë pastruar. Ilaçi është një antitrup monoklonal, një proteinë e krijuar nga njeriu që lidhet me grupimet e amiloideve në tru, duke i shtyrë qelizat e tjera t'i heqin ato, shkruan "DailyMail".

Donanemab nuk është një plumb argjendi për kurimin e Alzheimerit, por studiuesit argumentojnë se pastrimi i këtyre grumbujve proteinash mund të ngadalësojë sëmundjen. Studimet e mëparshme kanë treguar se grumbujt janë toksikë për qelizat fqinje, duke prishur funksionin e tyre dhe duke çuar në vdekjen e qelizave.

Ende nuk dihet se sa është kostoja e ilaçit, por studiuesit kanë sugjeruar se do të kushtojë 1.600 dollarë për dozë ose 20.000 dollarë në vit.

Studimi shqyrtoi gjithashtu 552 pjesëmarrës që kishin nivele të larta të proteinave tau në trurin e tyre. Në këtë grup, sëmundja përparoi 22 për qind më ngadalë bazuar në një shkallë të zhvilluar nga Eli Lilly që mat përparimin e Alzheimerit. Në një shkallë të veçantë që përdoret më shpesh në mjediset klinike, përparimi i sëmundjes u ngadalësua me 29 përqind. Rezultatet treguan gjithashtu se gjysma e pjesëmarrësve nuk kishin pllaka amiloide në trurin e tyre 12 muaj pas fillimit të provës. Një vit pas fillimit të provës, 47 përqind e atyre në grupin e donanemabit nuk kishin fare përparim të sëmundjes krahasuar me 29 përqind në grupin e placebo.

Miliarda dollarë janë hedhur në kërkimin e trajtimeve të mundshme për Alzheimerin. Studiuesit janë fokusuar në shënjestrimin e barnave në proteinat amiloide, të cilat janë fajësuar për sëmundjen. Por provat sugjerojnë se faktorë të tjerë, të tillë si dëmtimi i enëve të gjakut brenda trurit mund ta shkaktojnë gjithashtu atë. /Dosja.al 

eli lilly alzheimer studime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj