4 Maj 2023, 07:37
Nga A.B
Andy Murray
BRITANI E MADHE- Për një kohë të gjatë, tenisti britanik Andy Murray nuk donte të fliste me publikun për traumat e tij të fëmijërisë kur i mbijetoi masakrës në shkollë. Por, duke marrë shkas nga tragjedia që ndodhi një ditë më parë në Serbi, ku një i mitur vrau 9 personi, ai kujtoi momentin e tmerrshëm nga fëmijëria e tij kur ishte dëshmitar i masakrës më e madhe në historinë e Skocisë.
Kjo ngjarje ndodhi më 13 mars 1996 në Dunblane, kur 43-vjeçari Thomas Hamilton hyri në shkollë dhe filloi të qëllonte. Ai vrau 16 fëmijë të moshës pesë dhe gjashtë vjeç dhe një mësues (45), e në fund vrau veten.
Andy Murray ishte nëntë vjeç dhe ishte në klasën ngjitur ndërsa ndodhi masakra.
"Tenisi është kaq i rëndësishëm në jetën time edhe për shkak të asaj traume nga Dunblane. Jam i sigurt se ishte e vështirë për të gjithë fëmijët, për arsye të ndryshme. Ne e njihnim atë njeri, kur shkuam në klubin e fëmijëve, ai ishte me ne në autobusi," tha ai.
Çfarë ndodhi një ditë më parë?
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al
andy murray vrasje ne serbi
Bota
4 Maj 2023, 07:29
A.B
Qytetaret
KINË-Dhjetëra mijëra njerëz në Kinë, përfshirë të huajt, nuk mund të largohen nga vendi se...
Bota
3 Maj 2023, 23:11
I.A
Papa Françesku
VATIKAN- Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin, e konfirmoi të mërkurën ekzistencën e një “m...
Bota
3 Maj 2023, 23:09
I.A
Tucker Calson
SHBA- Sipas një artikulli të botuar në gazetën “The New York Times”, mesazhet me tekst të ish-drejtuesit...
Bota
3 Maj 2023, 21:14
a.l
Aleksandër Vuçiç reagon për masakrën me 9 të vrarë në Serbi
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksand&eu...
Bota
3 Maj 2023, 21:09
a.l
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Statuti i Asociacionit të komunave m...
Bota
3 Maj 2023, 21:03
a.l
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 3 maj se është shumë skeptik ndaj çdo pretendimi t&eu...
Bota
3 Maj 2023, 21:00
a.l
Christopher Hill
KOSOVË- Ndonëse procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është tejet i vështirë,...
Bota
3 Maj 2023, 20:54
a.l
Sulm me armë në SHBA
SHBA- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur sot në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur pr...
Bota
3 Maj 2023, 20:40
a.l
Geoffrey Hinton
SHBA- Krijuesi i Inteligjencës Artificiale, Geoffrey Hinton ka lënë punën në Google me qëllimin që t&eu...
Bota
3 Maj 2023, 20:09
a.l
Stop Child Marriage
Një raporti i publikuar së fundmi nga UNICEF zbulon se rreth 640 milionë vajza, adoleshente dhe gra sot janë martu...