LIVE UPDATES
Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Ambasadori Hill: Kosova dhe Serbia mund të gjejnë zgjidhje vetëm përmes dialogut

Duke përshëndetur përpjekjen e ndërmjetësuesve në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Hill theksoi se tensionimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është në dëm të të gjithë rajonit.

3 Maj 2023, 21:00 Nga a.l
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Ambasadori Hill: Kosova dhe
Christopher Hill

KOSOVË- Ndonëse procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është tejet i vështirë, e vetmja zgjidhje mbetet që të dy palët t’i vazhdojnë bisedimet. Kështu deklaroi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, gjatë konferencës “Sfidat rajonale të sigurisë”, e cila është organizuar nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Qendrës për Arsimim Politik.

Duke përshëndetur përpjekjen e ndërmjetësuesve në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Hill theksoi se tensionimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është në dëm të të gjithë rajonit.

“Mendoj se tensionet dhe konflikti kanë ndikim në të gjitha vendet e rajonit dhe ajo që do të doja të shihja është një lloj përmirësimi ose të paktën ulje të tensioneve”, theksoi ai.

Ndërkaq, në pyetjet e të rinjve rreth krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ambasadori Hill tha se për këtë duhet investuar në ngritjen e besueshmërisë mes dy komuniteteve.

Dy çështje janë me rëndësi kruciale: besimi te komuniteti ndërkombëtar dhe qartësia ndaj qytetarëve për sa i përket asaj se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen”, u shpreh Hill, raporton REL.

Një vend që ka probleme me korrupsionin, ka institucione të këqija” Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Hill tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mbeten të fokusuara në luftën kundër korrupsionit, pasi kjo dukuri i bën të paqëndrueshme institucionet e këtyre vendeve.

“Nuk ka gjë më të keqe se korrupsioni. Një vend që ka probleme me korrupsionin në fakt ka institucione të këqija. Mundohuni të bëni diçka për këtë, por punoni në institucionet që lehtësojnë [luftimin] e korrupsionit. Zgjidhni njerëz të mirë mbi ata të këqij. Kështu do të keni institucione më të mira që do të përballen me luftën kundër korrupsionit”, tha Hill.

Ambasadori i SHBA-së para të rinjve u fokusua dhe në rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, si në aspektin e zhvillimit ekonomik ashtu dhe në atë të sigurisë. Ai nënvizoi se asnjë shtet nuk mund t’i zgjedhë fqinjët, por e gjithë mençuria qëndron në faktin që udhëheqësit politikë të gjejnë mënyra për t’i tejkaluar mosmarrëveshjet, dhe i gjithë fokusi të vendoset në interesat e përbashkëta, duke potencuar në këtë rast nismën Ballkani i Hapur.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, theksoi rëndësinë që Maqedonia e Veriut t’u bëjë ballë sulmeve kibernetike. Duke iu referua rritjes së ndikimit rus në Ballkan, ambasadori Hill shprehu bindjen se udhëheqja aktuale ruse e ka çuar, siç tha ai, “civilizimin në pyll”.

christopher hill

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet