LIVE UPDATES
Bota

Vatikani konfirmon misionin e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kardinali Parolin u shpreh i habitur që zyrtarët në Rusi dhe në Ukrainë u shprehën të befasuar lidhur me nismën e Vatikanit, kur u pyetën për komentet e Françeskut. Duke folur gjatë një konference në Vatikan, Parolin tha se të dy vendet ishin informuar më parë, sipas Vatican News.

3 Maj 2023, 23:11 Nga I.A
Vatikani konfirmon misionin e paqes për t’i dhënë fund
Papa Françesku

VATIKAN- Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin, e konfirmoi të mërkurën ekzistencën e një “misioni paqeje” të Vatikanit për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, disa ditë pasi Papa Françesku zbuloi një operacion sekret në të cilin tha se po punohej.

Kardinali Parolin u shpreh i habitur që zyrtarët në Rusi dhe në Ukrainë u shprehën të befasuar lidhur me nismën e Vatikanit, kur u pyetën për komentet e Françeskut. Duke folur gjatë një konference në Vatikan, Parolin tha se të dy vendet ishin informuar më parë, sipas Vatican News.

“Bazuar në njohuritë e mia, ata e dinë. Por, ju e dini se si shkojnë këto gjëra, në burokraci mund të ndodhë që komunikimet që supozohet të mbërrijnë nuk mbërrijnë”, citohet të ketë thënë Parolin.

“Këto janë vetëm interpretimet e mia, por e di që të dyja palët ishin të informuara”, shtoi ai.

Françesku zbuloi ekzistencën e një “misioni” të Vatikanit më 30 prill, gjatë një konference shtypi pas vizitës në Hungari.

Gjatë tre ditëve të tij në Budapest, Françesku zhvilloi takime private me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili ka vazhduar të mbajë marrëdhënie me Moskën, si dhe me ish të dërguarin e Kishës Ortodokse Ruse, e cila e ka mbështetur fuqishëm luftën e Rusisë në Ukrainë.

Françesku u pyet gjatë konferencës për shtyp nëse Orban ose Mitropoliti Hilarion i Kishës Ortodokse Ruse mund ta ndihmonin në bisedimet e ndërmjetësuara nga Vatikani për t'i dhënë fund luftës.

“Mund ta imagjinoni që në këtë takim nuk folëm vetëm për Kësulëkuqen, apo jo?” u përgjigj Françesku.

Ai përsëriti gatishmërinë e tij për të bërë gjithçka që duhet për t'i dhënë fund luftës. “Gjithashtu, është një mision që po zhvillohet tani, por ende nuk është publik. Të shohim se si... Kur të jetë publike do të flas për të”, tha ai.

Parolin i konfirmoi komentet e Françeskut. Por, ai foli për një “mision” në të ardhmen, jo për një që tashmë ka qenë duke u zhvilluar.

Komentet e Parolinit erdhën ditën kur Papa Françesku përshëndeti të dërguarin aktual të jashtëm të Kishës Ortodokse Ruse, Metropolitin Anthony, në fund të grumbullimit të përjavshëm në Sheshin e Shën Pjetrit.

Parolin theksoi se Anthony kishte ardhur në Vatikan si pjesë e kontakteve të rregullta midis dy kishave dhe se prania e tij nuk kishte lidhje me misionin e paqes.

Vatikani ka një traditë të neutralitetit diplomatik dhe punës në prapavija për t'u dhënë fund konflikteve. Françesku është përpjekur të mos e antagonizojë Moskën me deklaratat e tij të përsëritura të solidaritetit me popullin ukrainas.

Javën e kaluar, para se Françesku të shkonte në Hungari, kryeministri i Ukrainës i bëri thirrje Papës dhe kërkoi ndihmën e tij në veçanti për të ndihmuar për kthimin e fëmijëve ukrainas të deportuar në Rusi.

Marrë nga REL

papa françesku lufta ukraine-rusi pietro parolin

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët