LIVE UPDATES
Bota

Inflacioni bazë u rrit për të dytin muaj radhazi në gusht

Inflacioni bazë u rrit për të dytin muaj radhazi, duke sinjalizuar ndoshta presione të pritshme në rritje mbi çmimet e shërbimeve në ekonomi, në veçanti të shërbimeve të lidhura me turizmin. Sektori turistik edhe këtë vit është përballur me kosto të larta të punës, që pjesërisht kanë vazhduar të ushtrojnë trysni rritëse mbi çmimet.

11 Shtator 2024, 14:53 Nga N.F
Inflacioni bazë u rrit për të dytin muaj radhazi në gusht
Foto ilustruese

TIRANË- Inflacioni bazë u rrit përsëri lehtë të lehtë në muajin gusht. Sipas informacionit Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë arriti në 2.37%, nga 2.29% që kishte qenë në muajin korrik. Megjithatë, me bazë vjetore inflacioni bazë ngelet në rënie të ndjeshme. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar inflacioni bazë shënonte nivelin 4.17%.

Inflacioni bazë u rrit për të dytin muaj radhazi, duke sinjalizuar ndoshta presione të pritshme në rritje mbi çmimet e shërbimeve në ekonomi, në veçanti të shërbimeve të lidhura me turizmin. Sektori turistik edhe këtë vit është përballur me kosto të larta të punës, që pjesërisht kanë vazhduar të ushtrojnë trysni rritëse mbi çmimet.

Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Në veçanti, inflacioni bazë tenton të vlerësojë presionet e brendshme inflacioniste mbi inflacionit, që në vitet e fundit kanë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.

Megjithëse për momentin në përmasa të vogla, gjatë dy muajve të fundit inflacioni bazë ka lëvizur në drejtim të kundërt në raport me inflacionin total, që për muajin gusht zbriti në nivelin 2% dhe preku një nivel të ri minimal për tre vitet e fundit. Inflacioni është ulur kryesisht falë frenimit të rritjes së çmimeve të ushqimeve, rënies së çmimeve të karburanteve dhe lekut të fortë në kursin e këmbimit valutor.

Ndërkohë, elementi më i qëndrueshëm i inflacionit në muajt e fundit ka shfaqur rritje të lehtë, që mund të jetë një tregues se presionet e brendshme inflacioniste në ekonomi nuk kanë frenuar plotësisht. Bankat qendrore, duke përfshirë edhe Bankën e Shqipërisë, ndodhen para dilemës nëse duhet të vazhdojnë me uljen e normave të interesit më tej gjatë këtij viti.

Rezerva Federale amerikane pritet që këtë muaj të ulë për herë të parë normën bazë, pas një cikli shtrëngues dyvjeçar. Të dhënat e fundit mbi rritjen ekonomike dhe punësimin në Eurozonë e duket se kanë rritur gjithashtu gjasat për një ndërhyrje të dytë lehtësuese gjatë këtij viti edhe nga Banka Qendrore Europiane.

Në rastin e Shqipërisë, niveli i inflacionit duket se krijon hapësira për një ulje të mëtejshme, por rritja e komponentit të tij bazë dhe shqetësimet e shtuara lidhur me zgjerimin e shpejtë të kreditimit të ekonomisë janë faktorë që mund të diktojnë një qasje më të kujdesshme dhe mbajtjen e normës bazë të interesit në nivelin aktual prej 3%. Mbledhja e ardhshme e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për vendimmarrjen e politikës monetare do të zhvillohet më datë 2 tetor./ Monitor

inflacion shqiperi bsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj