11 Shtator 2024, 13:37
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Banka Qendrore e Kosovës ka parashikuar një rritje ekonomike prej 3.9 për qind në vitin 2024. Por kjo rritje sipas ekonomistëve nuk është e mjaftueshme. Sipas tyre, kjo është shkak që varfëria e papunësia do të vazhdojnë të jenë prezentë në Kosovë. Rritja ekonomike këtë vit parashikohet të jetë 3.9 për qind. Kështu u bë e ditur në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas BQK-së, parashikimet sugjerojnë se ekonomia e vendit pritet të rritet më shpejtë gjatë vitit 2024, e mbështetur nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit dhe rritjes së burimeve të financimit.
“Parashikimet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të mbështetet nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit, dhe rritjes së burimeve të financimit. BQK parashikon rritje ekonomike prej 3.9 për qind për vitin 2024, që pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve, kundrejt ndikimit negativ të importit të mallrave dhe shërbimeve në BPV”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
BQK-ja njofton se sipas vlerësimeve preliminare të ASK-së, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.6 për qind në TM1 2024.
“Përshpejtimi i rritjes ekonomike kundrejt periudhës së njëjtë të vitit të kaluar lidhet kryesisht me dinamikën e kërkesës vendore, ndërsa eksportet neto ndikuan negativisht aktivitetin ekonomik si rezultat i rritjes së kërkesës vendore që u shoqërua me rritje të importit, liberalizimit të vizave që ka ndikuar në rritjen e importit të shërbimeve të udhëtimit, dinamikave të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesa e dobësuar në Eurozonë”.
Rritja ekonomike në TM1 2024 është mbështetur kryesisht nga konsumi dhe investimet, që kontribuuan me 9.1 përkatësisht 1.0 pikë përqindje. Në anën tjetër, eksportet neto patën një ndikim negativ në rritjen reale të BPV-së.
“Në TM1 2024, konsumi është rritur për 8.9 për qind, një rritje shumë më e lartë krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Investimet shënuan rritje për 3.1 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së investimeve publike dhe kreditimi. Sa i përket tregtisë së jashtme, eksportet neto thelluan deficitin tregtar për 12.7 për qind. Rritja e deficitit tregtar ishte pasojë e rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve për 9.1 për qind (importi i mallrave shënoi rritje për 6.9 për qind, ndërsa importi i shërbimeve shënoi rritje për 30.8 për qind), si dhe rënies së eksportit të mallrave për 1.9 për qind, ndërsa eksporti i shërbimeve shënoi rritje për 14.0 për qind”.
Mirëpo, kjo rritje ekonomike dhe këto shifra të BQK-së nuk po u pëlqejnë ekonomistëve të Kosovës. Ata vlerësojnë të pamjaftueshme rritjen ekonomike prej 3.9 për qind për këtë vit. Edhe ish-kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, ka thënë se Kosova ka nevojë për një rritje ekonomike substanciale dhe jo vetëm numerike. Sipas tij, rritja prej 3.9 për qind nuk ofron një zhvillim të qëndrueshëm.
“Të dilet me parashikime të tilla se do të këtë 3.9 për qind rritje ekonomike është një fontanë dëshirash. Kosova nuk ka nevojë për rritje numerike, ka nevojë për rritje substanciale. Kosovës shumë më tepër i konvenon një rritje ekonomike, por të ketë disa indikatorë pozitivë ekonomik se sa të kemi 3.9, 4, apo 5 për qind rritje ekonomike e cila bazohet vetëm në konsum. Konsumi nënkupton eksportim të parasë së gatshme, rritje të importit. Krahas rritjes së importit, kemi importim të inflacionit dhe në këtë drejtim me më shumë gjenerojmë ngufatje sesa zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”.
Gërxhaliu ka thënë se Kosova mund të arrijë një rritje ekonomike të qëndrueshme vetëm atëherë kur vendi të ketë një sektori privat të fuqishëm që mbështetet, e nuk penalizohet nga qeveria. Kurse, profesori universitar, Medain Hashani, ka thënë se kjo është rritja më e ulët në historinë e Kosovës që nga paslufta, ndërsa kombinuar me një inflacion mesatar rreth 29 për qind në tri vjetët e fundit, stabiliteti ekonomik dhe buxhetor në vend është në rrezik.
“Rritja ekonomike 3.9 për qind tregon një vend siç është Kosova, një vend mjaft i varfër, ku edhe në bazë të statistikave të cilat janë prezantuar nga Eurostat del se Kosova është e dyta nga vendet e botës që është me e varfra në raport me vendet të tjera. Kjo tregon që një vend për me pas një zhvillim ekonomik të hovshëm, rritjen ekonomike duhet ta ketë dy shifrore, sepse me një rritje ekonomike 3.9 për qind, ndërsa nëse e matim inflacionin që mesatar për tre vite ka kaluar 29 për qind, tregon që kemi një destabilitet buxhetor dhe destabilitet ekonomik”.
Ai ka thënë se qeveria aktuale nuk ka bërë asnjë projekt madhor që do të kishte ndikim në rritjen ekonomike dhe se një rritje nën 4 për qind, sipas tij, është rritja më e ulët në historinë e Kosovës që nga paslufta. Edhe ish ministri i ekonomisë, Haki Shatri, thotë se rritja prej 3.9 për qind është e pamjaftueshme. Sipas tij, varfëria e papunësia janë akoma në shkallë të lartë.
“Nën 7% nuk mund t’i zgjidhë këto probleme sepse janë edhe probleme të trashëgueshme edhe të krijuara në ditët në vijim dhe kjo mbetet që edhe një kohë pra të ballafaqohemi me telashe edhe të varfërisë edhe të papunësisë”.
Ditë më parë Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka përfunduar shqyrtimin e dytë të Kosovës në kuadër të Marrëveshjes Stand-By dhe Marrëveshjes në kuadër të Lehtësimit dhe Qëndrueshmërisë dhe Kërkesës për Modifikimin e Masës së Reformës. Sipas FMN-së, ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues.
“Rritja reale e PBB-së u moderua në 3.3 për qind në vitin 2023, mes kërkesës së jashtme të ndrydhur dhe parashikohet të përshpejtohet në 3.8 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme. Inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, duke arritur në 2 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë të 2024”, ka vlerësuar FMN./ Monitor
bqk rritja ekonomike
Bota
11 Shtator 2024, 13:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVA- Qeveria e Kosovës i ka miratuar të mërkurën disa ndryshime në Ligjin për Byronë për konfisk...
Bota
11 Shtator 2024, 12:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ditën e sotme Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit t&eum...
Bota
11 Shtator 2024, 12:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka miratuar të mërkurën një Program Kombëtar për Mbrojtje Gjithëp&...
Bota
11 Shtator 2024, 11:23
N.F
Foto ilustruese
IRAN- Irani tha se do të përgjigjet në mënyrë “simetrike dhe proporcionale” pasi Britania e Madhe, Fra...
Bota
11 Shtator 2024, 11:07
S.B
pamje nga shtëpia
ANGLI- Një fanse e Disney ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj me tre dhoma gjumi, duke sjellë nj&...
Bota
11 Shtator 2024, 10:43
N.F
Protesta
KOSOVË- Serbët lokalë po protestojnë para stacionit të Policisë në Veri ndërsa kërkojnë lirimin ...
Bota
11 Shtator 2024, 10:49
S.B
Swift dhe Musk
SHBA- Pas shumë spekulimeve nëse ajo do të hynte në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, Taylor Swift zgjo...
Bota
11 Shtator 2024, 10:34
S.B
harris, musk dhe trump
SHBA- Elon Musk një mbështetës i zjarrtë i ish-presidentit Donald Trump, tha se zëvendëspresident...
Bota
11 Shtator 2024, 10:29
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Përpara zgjedhjeve presidenciale në nëntor, SHBA-ja akuzoi Rusinë për ndikim në zgjedhje - jo p&eum...
Bota
11 Shtator 2024, 10:17
r.ll
kamala harris
FILADELFIA- Përpara debatit të së martës mbrëma, republikanët ishin praktikisht unanim: Nëse ish-pres...