Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
IKSHPK-ja tha në një shkrim në Facebook se ka vazhduar vëzhgimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina”, i cili vjen nga Liqeni i Badocit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të manganit javën e kaluar.
KOSOVA- Shkalla e manganit në ujin e Liqenit të Badocit ka rënë, por pamjaftueshëm që ai të përdoret për pije, ka thënë të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK). IKSHPK-ja tha në një shkrim në Facebook se ka vazhduar vëzhgimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina”, i cili vjen nga Liqeni i Badocit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të manganit javën e kaluar.
“Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundjavës, vërehen ulje e vlerave të Manganit. Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, tha IKSHPK-ja.
IKSHPK-ja tha se udhëzimi i saj nga java e kaluar që uji nga ky liqen të mos përdoret për pije - por vetëm për pastrim - mbetet në fuqi derisa të bjerë vlera e manganit nën shkallën e lejuar. Edhe vitin e kaluar, IKSHPK kishte udhëzur mospërdorimin për pije të ujit nga ky liqen, për shkak të ngritjes së vlerave të manganit.
Ajo tha se ekipet e saj do të vazhdojnë të mbikëqyrin ujin e pijes nga Liqeni i Badocit edhe gjatë ditëve në vijim. Ekspertët kanë thënë se rritja e niveleve të manganit ndodh zakonisht kur ndërrohen stinët.
Mangani konsiderohet lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, përfshirë metabolizmin e kolesterolit, të glukozës e të karbohidrateve, në formim të kockave, në mpiksjen e gjakut, dhe në reduktimin e inflamacionit.
Por, kur sasia teprohet, sikurse me gjithçka tjetër, e mira bëhet e dëmshme. Uji i liqenit të Badocit, dhe ai i liqenit të Batllavës, përdoren për pije në rajonin e Prishtinës. Eksperti për ujërat, Skendër Bublaku, i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se rritja e niveleve të manganit në liqenin e Badocit – i krijuar në vitet ’60 – është rezultat i faktorëve natyrorë dhe njerëzorë.
“Fillimisht, ajo është një zonë relativisht e pasur me minerale. Liqeni e ka pasur një problem teknik prej fillimit, marrja e ujit bëhet relativisht ulët, afër fundit të liqenit. Dhe, kjo e bën gjithmonë problematike prezencën e metaleve në tokë, në krahasim me liqenet e tjera”./ REL
Foto ilustruese KRIME- Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së hënës në Feodosia...
Foto nga vendi i ngjarjes PAKISTAN- Dy shtetas kinezë janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm në afërsi të aer...
SHBA- Mijëra njerëz marshuan në qytetet amerikane nga Uashingtoni në Los Anxhelos të shtunën, duke kërkuar një arm&eum...
Foto ilustruese LINDJE E MESEM- Reagimet e para të BE dhe shteteve anëtare të tij ishin të qarta: ata e dënuan sulmin terrori...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Një vit më parë, Izraeli filloi një nga fushatat më vdekjeprurëse dhe më shkatërrue...
Foto ilustruese GAZA- Për pak kohë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, një valë e fuqishme solidariteti e bashkoi sho...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Hezbollahu sulmoi me raketa qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifa, tha policia izraelite të...
Foto ilustruese SUEDI- Një punonjës dyqani u plagos nga sulm i armatosur të dielën në një qendër tregtare në qyteti...
Foto ilustruese GAZA- Në orët e para të 7 tetorit, saktësisht një vit më parë, brigadat Kassam dhe Hamasi pushtuan ...
Gaza GAZA- Një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit të Hamasit u mbajt këtë mëngjes në Kibbutz Reim n&e...