LIVE UPDATES
Bota

Inteligjenca Artificiale po nxit entuziazëm? Çfarë po ndodh me teknologjinë e shëndetit

Në Europë, analistët parashikojnë se përdorimi i Inteligjencës Artificiale, mund të shpëtojë disa qindra mijë jetë çdo vit. Në Amerikë, thonë se mund të kursejë edhe para, mund të heqë deri në 200-360 miliardë dollarë nga shpenzimet e përgjithshme vjetore mjekësore, që tani kapin shifrën 4.5 trilionë dollarë në vit (ose sa 17% e PBB-së).

25 Maj 2024, 07:32 Nga M.B
Inteligjenca Artificiale po nxit entuziazëm? Çfarë po ndodh me
Foto ilustruese

SHBA- Diagnoza më të mira. Mbështetje e personalizuar për pacientët. Zbulim më i shpejtë i drogës. Efikasitet më i madh. Inteligjenca Artificiale po nxit entuziazëm dhe hiperbola ngado, por në fushën e kujdesit shëndetësor, ka potencialin për të qenë transformuese. Në Europë, analistët parashikojnë se përdorimi i Inteligjencës Artificiale, mund të shpëtojë disa qindra mijë jetë çdo vit. Në Amerikë, thonë se mund të kursejë edhe para, mund të heqë deri në 200-360 miliardë dollarë nga shpenzimet e përgjithshme vjetore mjekësore, që tani kapin shifrën 4.5 trilionë dollarë në vit (ose sa 17% e PBB-së).

Mundësitë janë të shumta, nga stetoskopët Inteligjentë, te kirurgët robotë, analizimi i grupeve të mëdha të të dhënave apo aftësia për të biseduar me një asistent mjekësor të krijuar me Inteligjencë Artificiale. Tashmë ka prova që tregojnë se sistemet e Inteligjencës Artificiale mund të rrisin saktësinë diagnostike dhe gjurmimin e sëmundjeve, të përmirësojnë parashikimin e rezultateve mjekësore të pacientëve dhe të këshillojnë trajtime më të mira.

Inteligjenca Artificiale gjithashtu mund të rrisë efikasitetin në spitale dhe operacione, duke marrë përsipër detyra si transkriptimi mjekësor dhe vëzhgimi i pacientëve, dhe duke përmirësuar administrimin. Ajo mund të përshpejtojë edhe kohën që u duhet barnave të reja për të arritur në provat klinike. Mjetet e reja, duke përfshirë Inteligjencën Artificiale gjeneruese, mund t’i përsosin këto aftësi. Megjithatë, duhet pasur parasysh se, megjithëse Inteligjenca Artificiale është përdorur në kujdesin shëndetësor për shumë vite, integrimi ka qenë i ngadaltë dhe rezultatet shpesh kanë qenë mediokre.

Ka arsye të mira dhe të këqija për këtë. Arsyet e mira janë se kujdesi shëndetësor kërkon prova të larta kur futen mjete të reja në përdorim, me qëllim për të mbrojtur sigurinë e pacientëve. Arsyet e këqija kanë të bëjnë me të dhëna, rregullore dhe stimuj. Kapërcimi i tyre mund të shihet si mësim për Inteligjencën Artificiale në fusha të tjera. Sistemet e Inteligjencës Artificiale mësojnë duke përpunuar vëllime të mëdha të dhënash, diçka që ofruesit e kujdesit shëndetësor e kanë me bollëk. Por të dhënat shëndetësore janë shumë të fragmentuara; përdorimi i tyre kontrollohet me rreptësi.

Qeveritë pranojnë se pacientët duan që të mbrohet privatësia e tyre mjekësore. Por pacientët gjithashtu duan një kujdes mjekësor më të mirë dhe më të personalizuar. Çdo vit, rreth 800,000 amerikanë vuajnë për shkak të vendimmarrjes së gabuar mjekësore. Që të arrihet të përmirësohet saktësia dhe të ulen paragjykimet në mjetet e Inteligjencës Artificiale, duhet që këto modele të trajnohen në grupe të mëdha të dhënash, që pasqyrojnë larminë e plotë të pacientëve. Këtu do të ndihmonte gjetja e mënyrave të sigurta për të lejuar që të dhënat shëndetësore të lëvizin më lirshëm. Nga kjo mund të përfitojnë edhe vetë pacientët: atyre duhet t’u jepet e drejta për të pasur qasje në të dhënat e veta në një format portativ dixhital.

Firmat e shëndetit të konsumatorëve, tashmë po përdorin të dhëna nga pajisjet teknologjike të veshura në trup dhe kanë pasur nivele të ndryshme suksesi. Të dhënat portative të pacientëve do t’i lejonin njerëzit të përdornin plotësisht të dhënat e tyre shëndetësore dhe të merrnin më shumë përgjegjësi për shëndetin e vet. Një problem tjetër është menaxhimi dhe rregullimi i këtyre risive. Në shumë shtete, prania e Inteligjencës Artificiale në shëndetësi, si në fusha të tjera, është e mirëpritur, por mungon ende risia. Autoritetet rregullatore mund të jenë të ngadalta në miratimin e mjeteve të reja të Inteligjencës Artificiale, ose mund të mungojnë kapacitetet dhe ekspertiza.

Qeveritë duhet të pajisin rregullatorët për të vlerësuar mjetet e reja të kësaj teknologjie. Ato gjithashtu duhet të plotësojnë boshllëqet rregullatore në mbikëqyrjen e ngjarjeve të padëshiruara dhe gjatë këqyrjes së vazhdueshme të algoritmeve, për t’u siguruar që ato të mbeten të sakta, të sigurta, efektive dhe transparente. Kjo do të jetë e vështirë. Një zgjidhje do të ishte që shtetet të punonin së bashku, të mësonin nga njëri-tjetri dhe të krijonin standarde minimale globale. Një sistem rregullator ndërkombëtar më pak i ndërlikuar, do të ndihmonte gjithashtu në krijimin e një tregu ku kompanitë e vogla mund të inovojnë.

Shtetet më të varfra, me infrastrukturë shëndetësore më pak të zhvilluar, mund të përfitojnë shumë nga paraqitja e mjeteve të reja, si një pajisje portative ultratingujsh për obstetrikët. Duke qenë se shpesh shmang nevojën për trajtime, teknologjia e Inteligjencës Artificiale madje mund të jetë në gjendje të ndihmojë shumë edhe sistemet shëndetësore të vendeve të varfra, megjithëse mungesa e të dhënave, lidhjes dhe fuqisë kompjuterike, do të jetë një pengesë. Një problem i fundit përfshin institucionet dhe stimujt. Inteligjenca Artificiale premton të ulë kostot mjekësore, duke ndihmuar ose duke zëvendësuar punëtorët, duke përmirësuar produktivitetin, duke pakësuar gabimet dhe duke rrafshuar ose duke ulur shpenzimet, por mbi të gjitha duke përmirësuar kujdesin.

Kjo është dëshpërimisht e nevojshme. Botës mund t’i mungojnë 10 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor deri në vitin 2030, ose rreth 15% e fuqisë punëtore të sotme. Dhe administrata përbënte rreth 30% të kostove të tepërta të kujdesit shëndetësor të Amerikës, krahasuar me vendet e tjera, në 2022. Megjithatë, kursimi i parave, duke përdorur risinë, është i ndërlikuar. Sistemet shëndetësore janë krijuar për ta përdorur këtë teknologji për të përmirësuar kujdesin, jo për të ulur kostot.

Teknologjia e re mund të përbëjë gjysmën e rritjes vjetore të shpenzimeve shëndetësore. Por rimodelimi i proceseve për të përdorur me efikasitet Inteligjencën Artificiale, ka të ngjarë të kundërshtohet nga pacientët dhe mjekët. Megjithëse Inteligjenca Artificiale mund të jetë në gjendje t’i analizojë pacientët përmes telefonit ose të sigurojë rezultate rutinë, njerëzit mund të kërkojnë që të vizitohen personalisht nga një mjek. Edhe më keq, shumë sisteme shëndetësore, si ai i Amerikës, janë krijuar për të shpërblyer vëllimin e punës. Ata kanë pak arsye për të përdorur teknologji që shkurtojnë numrin e vizitave, testeve ose procedurave.

Madje, edhe sistemet e kujdesit shëndetësor në pronësi publike, mund të mos kenë shumë shtysa për të përdorur teknologji që ulin kostot, në vend që të përmirësojnë rezultatet, ndoshta sepse kursimi i parave mund të çojë në një buxhet më të vogël vitin e ardhshëm. Nëse qeveritë nuk mund t’i ndryshojnë këto stimuj, në mënyrë që Inteligjenca Artificiale të ndërthurë trajtimin më të mirë me efikasitete të reja, atëherë risia do të rrisë kostot.Prandaj, qeveritë dhe autoritetet shëndetësore duhet të financojnë skema të posaçme për testimin dhe përdorimin e teknologjive të reja me Inteligjencë Artificiale. Vende të ndryshme, duke përfshirë Amerikën, Britaninë dhe Kanadanë, po udhëheqin në këtë drejtim.

Pjesa më e madhe e barrës për përhapjen e Inteligjencës Artificiale në kujdesin shëndetësor, bie pikërisht mbi qeveritë dhe rregullatorët. Sidoqoftë, edhe kompanitë kanë rol për të luajtur. Kompanitë e sigurimit kanë përdorur tashmë mjete të Inteligjencës Artificiale për të mohuar kujdesin e pamerituar; firmat kanë llogaritur keq ose kanë mbivlerësuar aftësitë e Inteligjencës Artificiale në botën mjekësore; algoritmet kanë bërë gabime. Firmat kanë për detyrë të sigurojnë që produktet e tyre të jenë të sigurta, të besueshme dhe të përgjegjshme dhe që njerëzit, sado me të meta, të mbeten në kontroll. Këto pengesa janë të frikshme, por përfitimet e mundshme të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në kujdesin shëndetësor, janë aq të mëdha sa që argumenti për lejimin e kësaj teknologjie, është mjaft bindës. Dhe nëse Inteligjenca Artificiale mund të përshtatet për të punuar në mjekësi, kjo mund të sigurojë një recetë për përdorimin e kësaj teknologjie në fusha të tjera./ Monitor

teknologjia e shëndetit

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!