5 Shtator 2022, 11:50
Nga d.a.
Brnabic
SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç iu drejtua qytetarëve në një fjalim në sheshin e Mitrovicës, në veri të Kosovës, ku dhe do të zhvillojë disa takime me komunitetin serb të vendit.
Sipas mediave vendase, Brnabiç theksoi se qëllimi i vizitës së saj është të përcjelli një mesazh paqeje dhe stabiliteti mes dy popujve.
"Unë dua të dërgoj një mesazh paqeje dhe stabiliteti nga këtu. Ne do të jemi gjithmonë me popullin tonë në Kosovë. Serbia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin. Dëshirojmë të ofrojmë gjithçka që u kemi ofruar qytetarëve në Serbinë qendrore për njerëzit në Kosovë. Kjo do t'i lejojë njerëzit dhe fëmijët të qëndrojnë këtu. Që njerëzit të shohin rritje të pagave dhe pensioneve." – tha Brnabiç.
Ndërkohë duke ju referuar nismës së Ballkanit të Hapur, të inicuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ajo theksoi se dera është e hapur për të gjithë duke përfshirë Kosovën.
"Mendoj se cilësia e jetës së njerëzve është gjëja më e rëndësishme, të krijohen vende pune, të rinjtë të shohin një perspektivë. Dera është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe institucionet e përkohshme në Prishtinë"– vijoi Brnabiç.
Siç theksoi ajo, Qeveria e Serbisë nuk dëshiron që populli i Republikës së Kosovës të mbetet prapa përparimit të Serbisë qendrore.
"Agjenda e radhës dhe do ta përsëris në Mitrovicë të Kosovës, Leposaviç si dhe në Beograd, Bruksel, Moskë, Uashington... është formimi i Unionit të Komunave Serbe. Do të insistojmë kudo" –shtoi Brnabiç.
E pyetur nga një gazetar që të komentojë incidentet e përditshme në Kosovë dhe frikën e qytetarëve, Brnabiç tha se numri i sulmeve ndaj serbëve të Kosovës dhe pronës së tyre po rritet çdo vit.
"Manastiri i Deçanit mbetet në listën e trashëgimisë kulturore më të rrezikuar evropiane, dhe i vetmi në ishull që është ruajtur nga formacione të armatosura për më shumë se dy dekada. Kjo tregon se sa e vështirë është për njerëzit tanë në Kosovë. Jam krenare që jam pjesë e ekipit të presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili po përpiqet të gjejë kompromise për të garantuar sigurinë e popullit tonë në Kosovë”, tha Brnabiç.
ana brnabiç ne kosove
Bota
5 Shtator 2022, 11:51
k.m.
Mara Venier
ITALI- Prezantuesja e Domenica In, Mara Venier në një intervistë për mediat vendase ka rrëfyer se ka qenë në...
Bota
5 Shtator 2022, 11:49
d.a.
Petkov dhe Kovacevski
MAQEDONIA E VERIUT- Një delegacioni i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të qëndrojë n&eu...
Bota
5 Shtator 2022, 11:37
d.a.
KOSOVË- Një debati i ashpër ka ndodhur ndërmjet mësimdhënëseve dhe kryetarit të SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, ku ata kan...
Bota
5 Shtator 2022, 11:37
A.B
Ishulli
GREQI- Sizmologu Gerasimos Papadopoulos ka paralajmëruar se shkëmbi në plazhin e famshëm "Navagio" në ...
Bota
5 Shtator 2022, 11:31
k.m.
Pamje nga shpërthimi
KABUL-Dy persona u vranë dhe 11 u plagosën pas një sulmi me eksploziv pranë hyrjes së ambasadës rus...
Bota
5 Shtator 2022, 11:30
d.a.
Bislimi dhe Nagavci
SERBI- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë nisur vizi...
Bota
5 Shtator 2022, 11:25
A.B
Nene Tereza
KOSOVË- Mbajtësi i tre rekordeve Guinness, Alkent Pozhegu, ka nderuar Nënë Terezën duke krijuar portretin e saj m...
Bota
5 Shtator 2022, 11:16
d.a.
Ana Brnabiç
KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur vizitën e saj n&eum...
Bota
5 Shtator 2022, 11:21
d.a.
euro
BRUKSEL- Euro ra 0.70 për qind në 0.9884 dollarë të hënën në orën 05:35 GMT, më e ulëta që nga ...
Bota
5 Shtator 2022, 11:16
A.B
Foto ilustruese
ITALI- Një 17-vjeçar akuzohet për sulm seksual, plagosje dhe përndjekje në Romë. Ai akuzohet se ka pwr...