19 Qershor 2024, 15:24
Nga M.B
Narges Mohammadi, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe e burgosur në Iran.
IRANI- Narges Mohammadi, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe e burgosur në Iran, është dënuar edhe me një vit tjetër burgim për shkak të veprimtarisë së saj, tha avokati i saj të mërkurën. Mostafa Nili, avokati i Mohammadit, tha për Associated Press se klientja e tij u dënua për akuzat se kishte bërë propagandë kundër sistemit.
Nili tha se ajo u dënua pasi u kishte bërë thirrje votuesve t’i bojkotonin zgjedhjet parlamentare në Iran së voni, për shkak se u kishte dërguar letra ligjvënëseve në Evropë dhe pse kishte komentuar për torturat dhe sulmet seksuale kundër një gazetareje dhe aktivisteje politike iraniane.
Mohammadi po mbahet në burgun famëkeq të Iranit, Evin, në të cilin mbahen të dënuarit politikë dhe ata që kanë lidhje me Perëndimin. Ajo është tashmë duke e vuajtur një dënim të tjetër me 30 muaj burgim, të cilit gjykata iraniane ia shtoi edhe 15 muaj të tjerë në janar.
Aktvendimi më i ri kundër saj pasqyron zemërimin e teokracisë iraniane pse Mohammadi u shpërblye me Nobel tetorin e kaluar, për veprimtarisë e saj shumëvjeçare, përkundër se është përballur me një fushatë qeveritare kundër saj për dekada.
Mohammadi, 53 vjeçe, nuk ka hequr dorë nga veprimtaria e saj pavarësisht sa shpesh është arrestuar nga autoritetet iraniane dhe viteve të kaluara në burg. Në nëntor, ajo hyri në grevë urie për shkak se asaj dhe të burgosurve të tjerë u ishte mohuar kujdesi shëndetësor, si dhe për të protestuar kundër shamisë detyruese të kokës për gratë./ REL
iran
Bota
19 Qershor 2024, 15:06
M.B
Një sulm ajror në provincën Kuneitra të Sirisë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
LINDJE E MESME- Një oficer i ushtrisë s...
Bota
19 Qershor 2024, 15:00
E. D
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se angazhimi i Kosovës është i palëkundur që ...
Bota
19 Qershor 2024, 15:03
M.B
Një autoblindë e ushtrisë izraelite në zonën në kufi me Rripin e Gazës. 9 qershor 2024.
LINDJE E MESME- Forcat izraelite...
Bota
19 Qershor 2024, 14:25
N.F
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre muaj burgim me kusht dhe me 1.000 euro gjobë ish-ministrin në Qeverin&eu...
Bota
19 Qershor 2024, 13:30
N.F
Putin dhe Kim Jong Un
KORE E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, nënshkruan nj&eu...
Bota
19 Qershor 2024, 12:20
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Tre mjete të dyshuara shpërthimi janë gjetur dje nga një burrë në Rahovec. Përve&ccedi...
Bota
19 Qershor 2024, 12:14
N.F
Gordon Black
RUSI- Një gjykatë në Lindjen e Largët të Rusisë ka dënuar një ushtar të ushtrisë amerikane i...
Bota
19 Qershor 2024, 11:32
S.B
pamje nga varri egjiptian
EGJIPT- Fansat e serialit vizatimor 'The Simpsons' kanë vënë re se seriali ka një aftësi për t...
Bota
19 Qershor 2024, 11:32
N.F
Borrell
KOSOVË- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, u ka rekoma...
Bota
19 Qershor 2024, 10:41
N.F
Foto ilustruese
FRANCË- Një aksident i rëndë është regjistruar në Francë ku kanë humbur jtën...