20 Shtator 2022, 13:11
Nga d.a.
Mahsa Amini
IRAN- Shefi i Policisë në Teheran, Hossein Rahimi, ka thënë se vdekja e një gruaje sa ka qenë në mbajtje, ka qenë aksident “fatkeq”, që nuk dëshiron të përsëritet.
Mahsa Amini, 22-vjeçare, ka rënë në komë javën e kaluar, disa orë pasi policia për moral e ka ndaluar atë nën dyshimet se ka shkelur rregullat për vendosje të hixhabit. Dëshmitarët kanë akuzuar zyrtarët se e kanë rrahuar atë, mirëpo Rahimi ka mohuar akuzat.
Vdekja e saj ka nxitur protesta në kryeqytetin iranian dhe në perëndim të shtetit, ku dy persona është raportuar të jenë vrarë në përleshjet me policinë ditën e hënë.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë disa njerëz duke gjuajtur me gurë dhe më pas duke ikur pas të shtënave me armë zjarri.
Në disa pamje tjera janë shfaqur protestuesit në Teheran, dhe disa gra që kanë hequr shamitë e kokës dhe kanë bërtitur “vdekje diktatorit”, shprehje e përdorur për liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Amini, kurde etnike, e cila ka qenë nga qyteti perëndimor, Saqez në provincën e Kurdistanit, ka vdekur të premten në spital, pas tri ditëve në komë.
Ministria e Brendshme, ka thënë të shtunën se Amini duket se ka pasur “probleme shëndetësore në të kaluarën”. Megjithatë, babai i viktimës u ka thënë mediave pro-reformuese të dielën se vajza ka qenë “e shëndetshme dhe pa probleme shëndetësore”.
Vdekja e vajzës ka rritur kritikat ndaj Policisë për moral në Iran, e cila së fundi ka nisur një fushatë kundër “veshjeve jo të përshtatshme”./REL/
hossein rahimi mahsa amini
Bota
20 Shtator 2022, 12:41
d.a.
Lajcak
KOSOVË- Qeveria Gjermane në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë demantuar se qëndrojnë pr...
Bota
20 Shtator 2022, 12:33
d.a.
Vucic dhe Putin
RUSI- Rusia do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me Serbinë, tha presidenti rus Vladimir Putin në ce...
Bota
20 Shtator 2022, 12:24
d.a.
foto ilustruese
SHBA- Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda, kanë paralajmëruar mbi 200 organizata joqeveritare ...
Bota
20 Shtator 2022, 12:00
d.a.
Mbreti Charles III
BRITANI- Funerali i Mbretëreshës Elizabeth ishte një ngjarje globale për të cilën u mblodhë...
Bota
20 Shtator 2022, 11:54
d.a.
Theodoros Karaoglou
GREQI- Deputeti i Demokracisë së Re nTheodoros Karaoglou parlamentin grek Theodoros Karaoglou ka ndarë me miqtë...
Bota
20 Shtator 2022, 11:48
d.a.
Medvedev
RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, vlerësoi se referendumet n&eu...
Bota
20 Shtator 2022, 11:53
d.a.
Putin dhe Erdogan
SHBA- Rusia është e gatshme t'i japë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, th...
Bota
20 Shtator 2022, 11:37
d.a.
lufta ne Ukraine
RUSI- Instituti për Studimin e Luftës ka publikuar një analizë dhe hartë të re të konfliktit në Uk...
Bota
20 Shtator 2022, 11:40
d.a.
Maqedoni
MAQEDONIA E VERIUT- Tash e një javë nuk punon sistemi elektronik pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë...
Bota
20 Shtator 2022, 11:28
d.a.
Adnan Syed
SHBA- Një gjykatës në Baltimore ka urdhëruar lirimin e Adnan Syed-it pasi përmbysi dënimin e tij për një...