LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimi në balancat e pushtetit, Irani i frikësohet humbjes së ndikimit në Kaukaz

Bakuja e ka marrë vitin e kaluar kontrollin e plotë mbi Nagorno-Karabak, rajonin e shkëputur për tri dekada, i cili ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë.

20 Mars 2024, 07:45 Nga M.B
Ndryshimi në balancat e pushtetit, Irani i frikësohet humbjes së
Flamuri i Iranit dhe ai i Azerbajxhanit në dy anët e Urës Kodafarin, ku gjendet kufirit mes dy vendeve.

IRANI- Një Azerbajxhan secilën herë e më i fortë, i mbështetur prej Turqisë, e ka ndryshuar balancin e pushtetit vjetëve të fundit në Kaukazin Jugor. Bakuja e ka marrë vitin e kaluar kontrollin e plotë mbi Nagorno-Karabak, rajonin e shkëputur për tri dekada, i cili ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë. Ndërkohë, një Armeni e dobësuar është distancuar prej aleates tradicionale, Rusisë, dhe i është afruar Perëndimit. Ndryshimet gjeopolitike në rajon i kanë rritur shqetësimet brenda Iranit, i cili gjendet në kufi me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Teherani frikësohet që mund të humbë ndikimin në rajonin që është dominuar për kohë të gjatë prej Moskës, aleates së tij. Republika Islamike e kundërshton ashpër korridorin e propozuar Zangezur, i cili do të mund të lidhte Azerbajxhanin me enklavën Nakçivan përmes territorit armen, dhe të hapte një rrugë tregtare me rivalen e Teheranit, Turqinë, e përtej saj. Irani është, po ashtu, i shqetësuar që Bakuja mund të zaptojë me forcë më shumë territor në jug të Armenisë, për të krijuar vazhdimësi territoriale me Nakçivanin, çka do të mund të bllokonte qasjen e Teheranit me Jerevanin që e ka aleat. Irani është kundër edhe normalizimit të marrëdhënieve mes Armenisë dhe Turqisë, skenar që mund të zvogëlonte varësinë e Jerevanit ndaj Teheranit dhe do të hapte rrugën për ndikim më të madh perëndimor në atë rajon.

“Këto dinamika në rajon dhe rënia e ndikimit rus përbëjnë sfida potenciale për synimet gjeopolitike të Iranit për rajonin, në periudhë afatgjatë”, ka thënë Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe ato të Sigurisë.

Diplomatët e lartë të Armenisë dhe Turqisë janë takuar më 1 mars në qytetin bregdetar turk, Antalia dhe kanë përsëritur synimet e vendeve të tyre për t’i normalizuar tërësisht marrëdhëniet. Takimi është parë me doza frike prej disa ekspertëve brenda Iranit, të cilët kanë sugjeruar që një vendim i tillë do ta linte anash Teheranin.

“Nëse përpjekjet e Ankarasë për t’i normalizuar marrëdhëniet me Jerevanin janë të suksesshme, që çojnë në krijim të korridorit Zangezur, diçka e tillë do ta margjinalizojë Iranin në aspektin gjeopolitik”, ka thënë Azizi.

Sipas tij, korridori i propozuar prej 45-kilometrave, jo vetëm që do të rriste ndikimin turk dhe atë azerbajxhanas, duke krijuar lidhje direkte në mes të të dyja vendeve, por edhe do ta tejkalonte Iranin, duke ia humbur namin e qendrës transitore rajonale. Eldar Mamedov, ekspert i Kaukazit Jugor, me bazë në Bruksel, ka thënë se korridori do ta linte Iranin “jashtëzakonisht të varur prej qëllimeve të mira të Ankarasë dhe Bakusë, kur është fjala për sigurimin e kufijve veriorë, dhe për bartje të mallrave [në Rusi]”.

Marrëdhëniet secilën herë e më të mira të Azerbajxhanit me armikun e Iranit, Izraelin, i kanë rritur edhe më shumë tensionet në Teheran. Irani ka frikë edhe që rritja e ndikimit të Bakusë në rajon mund të nxisë “tendenca irredentiste” në mesin e popullsisë etnike azerbajxhanase në Iran, të cilët ndahen prej Azberbajxhanit nga Lumi Aras, ka thënë Mamedov. Për t’i normalizuar marrëdhëniet Armenia dhe Turqia, Jerevani dhe Bakuja duhet fillimisht të nënshkruajnë një marrëveshje të paqes, sipas Benyamin Poghosyanit, hulumtues i lartë në Institutin për Politika të Aplikuara të Armenisë. Poghosyan ka thënë se Azerbajxhani do ta nënshkruante marrëveshjen nëse Armenia do t’i plotësonte të gjitha kërkesat e Bakusë, përfshirë krijimin e korridorit Zengezur.

“Por, nuk besoj që Armenia do të pajtohet për t’i dhënë Azerbajxhanit korridor ekstraterritorial”, ka thënë ai.

Poghosyan ka thënë se Azerbajxhani ka pak mundësi të zaptojë me forcë territor armen që ta krijojë korridorin, duke marrë parasysh prezencën e një “fuqie të madhe” sikurse Irani. Në shkurt, Armenia e ka pezulluar anëtarësimin në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO). Qeveria e kryeministrit armen, Nikol Pashinian, e ka kritikuar për kohë të gjatë organizatën për “dështim në të përgjigjurit ndaj sfidave të sigurisë”, me të cilat përballet Armenia. Më 2020, Bakuja i ka rimarrë disa pjesë të Nagorno-Karabakut, rajonit me popullsi etnike armene brenda Azerbajxhanit, pas një lufte gjashtëjavore që ka përfunduar me ndërmjetësimin e Rusisë.

Në shtator të vitit 2023, Azerbajxhani e ka marrë pjesën tjetër të territorit, pas një ofensive që ka rezultuar me kapitullimin e plotë të Qeverisë de facto të Karabakut. Autoritetet armene i kanë akuzuar paqeruajtësit rusë në Nagorno-Karabakut pse kanë dështuar që të ndalin ofensivën e Azerbajxhanit, vitin e kaluar. Moska nuk është pajtuar me këto qëndrime. Më 6 mars, Armenia ka thënë se i ka kërkuar Moskës që të largohen trupat kufitare ruse prej aeroportit ndërkombëtar në Jerevan, një tjetër shenjë për përkeqësim të marrëdhënieve. Këto veprime i kanë rritur shqetësimet në Iran që Armenia do të mund të drejtohet kah Perëndimi, kur është fjala për sigurinë. Më 6 mars, ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Ashtiani, i ka thënë homologut të tij armen në Teheran që “kërkimi i sigurisë jashtë rajonit do të ketë ndikim të kundërt”.

“Ne besojmë që arkitektura e sigurisë së rajonit duhet të dizajnohet në rajon, prandaj qasjet e shteteve të rajonit kundër kësaj politike nuk do të jenë të pranueshme assesi”, i ka thënë Ashtiani, Suren Papikyan.

Poghosyan ka thënë se Armenia synon të “diversifikojë politikën e jashtme dhe atë të sigurisë”, mirëpo është shumë herët për të treguar nëse dëshiron të rreshtohet krejtësisht me Perëndimin, ose vetëm dëshiron t’i forcojë marrëdhëniet me fuqitë perëndimore, pa e braktisur Rusinë. Ai ka thënë se Irani ia ka bërë të qartë Armenisë se “nuk do t’i tolerojë ndryshimet gjeopolitike në Kaukazin Jugor, që nënkupton jo vetëm ndryshimet kufitare, por edhe ndryshimet në balancin e fuqisë në rajon”.

Me gjithë dallimet e tyre, interesat iraniane dhe ato perëndimore shkrihen në një kur është fjala për sovranitetin e Armenisë. Siç ka thënë edhe Mamedov, kundërshtimet e Iranit për prezencën perëndimore “mund të mos jenë aq të ashpra sa shpërfaqen në retorikën publike”. Megjithatë, është e paqartë nëse këto zhvillime do të rezultojnë me ndonjë bashkëpunim.

“Qasja e politikës së jashtme iraniane thellësisht kundër Perëndimit, dhe dëshira e Teheranit që të mos e shqetësojë Moskën në Kaukazin Jugor, e bën një bashkëpunim të tillë thuajse të pamundshëm”, ka thënë Azizi./ REL

irani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj