19 Mars 2024, 22:43
Nga r.ll
kate middleton
BRITANI- Spitali ku princesha e Uellsit, Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni abdominal thuhet se ka nisur një hetim pas akuzave se anëtarët e stafit u përpoqën të aksesonin të dhënat e saj mjekësore.
Sipas British Mirror, të paktën një anëtar i stafit në "The London Clinic" dyshohet se u kap duke u përpjekur të aksesonte të dhënat mjekësore të Princeshës së Uellsit.
“Kjo është një shkelje e madhe e sigurisë dhe tepër e dëmshme për spitalin, duke pasur parasysh reputacionin e tij të patëmetë për trajtimin e anëtarëve të familjes mbretërore. Zyrtarët e spitalit kontaktuan Pallatin Kensington sapo incidenti ra në vëmendje dhe siguruan se do të kishte një hetim të plotë. I gjithë personeli mjekësor ishte i tronditur nga akuzat dhe i lënduar që një koleg i besuar dyshohet se ishte përgjegjës për një shkelje të tillë të besimit dhe etikës”, tha një burim për Mirror.
Hetimi vjen pasi video dhe foto u shfaqën këtë javë të Kate dhe Princit William në një dyqan fermash Windsor, mes teorive konspirative për mungesën e saj që nga operacioni abdominal. Çdo personel në një mjedis shëndetësor që kërkon të ketë akses në të dhënat mjekësore të një pacienti pa pëlqimin e kontrolluesit të të dhënave të organizatës, përbën vepër penale.
Spitali nuk pranoi të komentonte mbi akuzat, por i tha gazetës se beson fuqishëm se të gjithë pacientët , pavarësisht statusit, meritojnë privatësi dhe konfidencialitet të plotë në lidhje me informacionin e tyre mjekësor.
Klinika e Londrës, ku u trajtua Princesha e Uellsit në fillim të këtij viti, hapi për herë të parë dyert e saj në vitin 1932. Ndër të tjera, Princi Philip, Princesha Margaret, ylli i Hollivudit Elizabeth Taylor dhe ish-presidenti i SHBA-së, John F. Kennedy.
kate middleton
Bota
19 Mars 2024, 22:42
N.F
Sergey Naryshkin
RUSI- Drejtori i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin ka deklauar se Rusia ka infor...
Bota
19 Mars 2024, 22:32
N.F
Christopher Hill
SERBI- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar për mediat serbe ...
Bota
19 Mars 2024, 22:21
N.F
Christel Candelario
SHBA- Një nënë nga Ohio është dënuar me burgim të përjetshëm pa l...
Bota
19 Mars 2024, 22:16
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Forcat izraelite bombarduan kampin Nuseirat në Rripin qendror të Gazës të martën , duke...
Bota
19 Mars 2024, 22:04
E. D
Admirali Nikolai Yevmenov me Vladimir Putin
RUSI- Kremlini ka zëvendësuar kreun e marinës së tij pas një sërë humbjesh ...
Bota
19 Mars 2024, 22:05
N.F
Mark Milley
SHBA- Dy ish-gjeneralë të lartë amerikanë, që kanë mbikëqyrur evakuimin e forcave ushtarake amerikane prej A...
Bota
19 Mars 2024, 21:50
N.F
Musk
SHBA- Elon Musk mbrojti recetën e tij për ketaminë, duke thënë se përdorimi i tij i ilaçit e ndihmon atë t&e...
Bota
19 Mars 2024, 21:54
E. D
Donald Trump
SHBA- Kandidati për president i SHBA-së ka adresuar shqetësimet se do të tërhiqej nga NATO nëse kthehet në ...
Bota
19 Mars 2024, 21:30
E. D
fotot ilustruese
BOLIVI- Policia boliviane ka sekuestruar më shumë se 7.2 ton kokainë, e cila u gjet e fshehur në hekurishte, e dr...
Bota
19 Mars 2024, 21:42
S.N
foto ilustruese
PALESTINË- Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh akuzoi sot Izraelin për sabotim të negociatave për n...