LIVE UPDATES
Bota

Ish-këshilltari i Trump, Peter Navarro paraqitet të kryejë dënimin me burg

Navarro u dënua me katër muaj burg për kundërshtimin e një fletëthirrje për të dëshmuar dhe dorëzuar dokumente para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat e vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump.

20 Mars 2024, 07:27 Nga N.F
Ish-këshilltari i Trump, Peter Navarro paraqitet të kryejë
Peter Navarro

SHBA- Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u paraqit në burg të martën për të kryer një dënim prej katër muajsh. Ai u gjet fajtor për shpërfillje të Kongresit, duke u bërë zyrtari i parë i lartë që shërbeu gjatë administratës së Presidentit Trump që burgoset për një krim që ka lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Navarro u dënua me katër muaj burg për kundërshtimin e një fletëthirrje për të dëshmuar dhe dorëzuar dokumente para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat e vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump. Përpara se të dorëzohej në një burg federal në Majami, Navarro tha për gazetarët se dënimi i tij "tregonte shfrytëzimin e sistemit gjyqësor për qëllime politike".

Ai ka mbajtur qëndrimin se nuk mund të bashkëpunonte me komisionin pasi ish Presidenti Trump kishte imunitetin e degës ekzekutive. Por gjykatat e kanë hedhur poshtë këtë argument, duke thënë se zoti Navarro nuk mund ta provonte pretendimin e tij.

“Kur të paraqitem sot në atë burg, sistemi i sotëm i drejtësisë do t’i ketë bërë një goditje gjymtuese ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe privilegjit të ekzekutivit”, tha zoti Navarro për gazetarët. Pas votimit në Florida të martën,  Trump u pyet për rastin e zotit Navarro.

“Ai është një njeri i mirë. Ai u trajtua shumë padrejtësisht”, tha Trump, duke e quajtur atë një “patriot të madh” dhe vlerësuar punën e tij në negociatat tregtare me Kinën. “Administrata e Presidentit Biden e trajtoi atë shumë keq. Është e turpshme, por kështu është.”

Navarro, i cili shërbeu si këshilltar tregtar i Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin Trump, u thirr për të dëshmuar nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me nxitjen e pretendimeve të rreme për manipulime në votimet e vitit 2020 në prag të trazirave në ndërtesën e Kongresit.

Navarro kishte kërkuar të qëndronte jashtë burgut, ndërsa ai apelon dënimin për t'u dhënë gjykatave kohë për të shqyrtuar sfidën e tij. Por gjykata federale e apelit në Uashington e mohoi kërkesën e tij, duke thënë se apeli nuk kishte gjasa ta ndryshonte vendimin për dënimin e tij.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, John Roberts, refuzoi të hënën që të përfshihej në çështje, duke thënë në një deklaratë me shkrim se ai nuk kishte “ baza për të mos u pajtuar” me gjykatën e apelit. Zoti Roberts tha se kjo nuk ndikon në rezultatin përfundimtar të apelit të Navarro.

Navarro është ndihmësi i dytë i Trump i dënuar për shpërfillje ndaj Kongresit. Ish këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, u dënua më parë me katër muaj burg, por një gjykatës tjetër e lejoi atë të qëndronte i lirë në pritje të vendimit të apelit.

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve zhvilloi hetime 18 mujore lidhur me trazirat në ndërtesën e Kongresit, duke intervistuar mbi 1 mijë dëshmitarë, zhvilluar 10 seanca dëgjimore dhe siguruar dokumente që tejkalojnë mbi 1 milion faqe.

Në raportin e tij përfundimtar, komisioni arriti në përfundimin se Trump u përfshi në mënyrë kriminale në një "komplot shumëpjesësh" për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve dhe dështoi të vepronte për të ndaluar mbështetësit e tij që të sulmonin Kapitolin.

Prokurori i posaçëm Jack Smith ka ngritur akuza ndaj Trump për komplot për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden. Kjo çështje është në pritje ndërsa Gjykata e Lartë peshon pretendimin e zotit Trump se gëzon imunitet nga ndjekja penale. Gjykata e Lartë ka në plan të dëgjojë argumentet për këtë çështje muajin e ardhshëm.

Marrë nga VOA

peter navarro trump burg shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj