LIVE UPDATES
Bota

Irani refuzoi bisedimet bërthamore, SHBA kërcënon me përgjigje ushtarake

Një ditë më herët, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për bisedime.

9 Mars 2025, 10:38 Nga I.A

Irani refuzoi bisedimet bërthamore, SHBA kërcënon me

SHBA- Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi përsëri Teheranit të dielën se do të përballet me përgjigje ushtarake, nëse nuk pranon arritjen e një marrëveshjeje për programin e saj bërthamor. Një ditë më herët, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për bisedime.

“Ne shpresojmë se regjimi i Iranit i zgjedh interesat e veta më të mira dhe popullin e vet në vend të terrorit”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes, në një komunikatë të dielën, duke i përsëritur deklaratat e presidentit Donald Trump, që tha se “nëse detyrohemi të futemi ushtarakisht, do të jetë e tmerrshme”.

Në një intervistë me Fox Business, Trump tha: "Ka dy mënyra për të trajtuar Iranin: ushtarakisht, ose duke bërë një marrëveshje" për ta parandaluar Teheranin nga sigurimi i armëve bërthamore.

"Ua kam shkruar një letër atyre, ku thashë, 'shpresoj që do të negocioni sepse, nëse duhet të veprojmë ushtarakisht, do të jetë e tmerrshme'", tha Trump.

"Po të isha në vendin e tyre, do të bisedoja për një marrëveshje. Nuk jam i sigurt se të gjithë pajtohen me mua, por ne mund ta arrijmë një marrëveshje që do të ishte po aq e mirë sa një fitore ushtarake", shtoi ai.

"Por, koha po afron. Diçka do të ndodhë në një mënyrë ose tjetrën", theksoi ai.

Pjesë nga intervista u transmetuan më 7 mars, por intervista e plotë do të shfaqet më 9 mars, tha Fox.

Ndërkohë, Ali Khamenei tha më 8 mars gjatë një fjalimi para një grupi zyrtarësh iranianë – pa përmendur drejtpërdrejt Trumpin apo Shtetet e Bashkuara – se “bisedimet e tyre nuk synojnë zgjidhjen e problemeve".

"Ato bëhen për… 'le të flasim për të imponuar atë që duam mbi palën tjetër që është ulur përballë nesh'”, tha Khamenei.

"Këmbëngulja e disa qeverive ngacmuese për bisedime nuk ka qëllim zgjidhjen e çështjeve… Bisedimet për ta janë një rrugë për të paraqitur kërkesa të reja; nuk kanë të bëjnë vetëm me çështjen bërthamore të Iranit… Irani nuk do t’i përmbushë pritshmëritë e tyre", u citua të ketë thënë Khamenei nga mediat shtetërore.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha më 8 mars se Teherani ende nuk ka pranuar ndonjë letër nga Trumpi.

"Kemi dëgjuar për të [letrën e Trumpit], por nuk kemi marrë asgjë", tha Araghchi në televizionin shtetëror.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë thënë prej kohësh se nuk do ta lejojnë kurrë Teheranin të fusë në dorë armë bërthamore, ndërsa Irani vazhdon ta pasurojë uraniumin në nivele pranë atyre të përdorura për prodhimin e armëve bërthamore.

Teherani ka këmbëngulur se programi i tij është vetëm për qëllime paqësore.

Gjatë mandatit të tij të parë, Trumpi i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet që ishin hequr sipas kushteve të saj.

Trump argumentoi se kushtet e asaj marrëveshje nuk ishin mjaftueshëm të forta për të parandaluar Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore dhe e akuzoi gjithashtu Teheranin për nxitjen e dhunës ekstremiste në rajon – akuza që Irani i ka mohuar pavarësisht provave të shumta.

Muajin e kaluar, Khamenei deklaroi se ishte kundër bisedimeve të drejtpërdrejta me Trumpin, duke argumentuar se ai nuk është i besueshëm pasi braktisi marrëveshjen e vitit 2015.

Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump e riktheu fushatën e "presionit maksimal" – që ishte gur themeli i politikës së tij ndaj Iranit gjatë mandatit të parë – me qëllimin për t’i ulur eksportet e naftës së Iranit në "zero." Ekspertët thonë se Shtetet e Bashkuara më gjasë nuk do të jenë në gjendje të ndalojnë plotësisht shitjet e naftës nga Irani, por do të mund t’i kufizojnë ato në mënyrë të konsiderueshme./REL

ayatollah ali khamenei

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci