9 Mars 2025, 09:30
Nga A.Ll

ARGJENTINË - Të paktën trembëdhjetë njerëz kanë vdekur në Argjentinë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që goditën qytetin Bahia Blanca, një port i vendit të Amerikës Latine në Oqeanin Atlantik, 600 kilometra në jugperëndim të Buenos Aires, që nga mëngjesi i së premtes. Njëmbëdhjetë nga trembëdhjetë viktimat janë identifikuar. Bashkia e qytetit nuk përjashtoi mundësinë që në këtë qytet me 350 mijë banorë të gjenden edhe më shumë trupa.
Ministrja e Sigurisë Kombëtare Patricia Bullrich theksoi, gjatë një interviste që dha nga Bahia Blanca për Radiostacionin Mitre, se tani është një "qytet i shkatërruar". Ai theksoi gjithashtu se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy vajzave të vogla që ndoshta janë “mbytur nga ujërat”. Sipas raportimeve në shtypin argjentinas, bëhet fjalë për dy motra, një vjeç dhe katër vjeç.
Rreth 850 persona kanë mbetur ende të zhvendosur pasditen e djeshme, sipas të dhënave të bashkisë. Sipas autoriteteve, 400 milimetra shi ranë në Bahia Blanca në tetë orë, ose thënë ndryshe, aq sa bie zakonisht në një vit të tërë. Fenomeni ishte "i paprecedentë", theksoi Javier Alonso, Ministër i Sigurisë në provincën e Buenos Aires, ku ndodhet administrativisht Bahia Blanca.
“Stuhia më e madhe në Bahia Blanca ndodhi në vitin 1930, kur u regjistruan 175 milimetra reshje, ndërsa ajo që goditi qytetin pardje ishte "pothuajse trefishi", shpjegoi ai.
Qeveria ka lëvruar 10 miliardë pesos (8.6 milionë euro) për ndihmë emergjente.
argjentinë bahia blanca permbytjet
Bota
9 Mars 2025, 09:07
A.Ll
BRITANI - Në Londër, policia u thirr në Pallatin e Westminsterit, pasi një burrë u pa duke u ngjitur në kullën që...
Bota
9 Mars 2025, 08:54
I.A
GJERMANI- CDU/CSU dhe SPD po hedhin hapin tjetër drejt një qeverie të përbashkët. Bisedimet paraprake kanë pë...
Bota
9 Mars 2025, 08:44
A.Ll
BRITANI - Mbreti do të bëjë thirrje për unitet gjatë fjalimit të tij vjetor të Ditës së Komonuelthit, mes sh...
Bota
9 Mars 2025, 08:19
A.Ll
Anije
KINË- Kina ka paralajmëruar Tajvanin për rrezikun e rritjes së aktivitetit ushtarak rreth ishullit.
"Sa më shumë telas...
Bota
9 Mars 2025, 08:08
A.Ll
SARAJEVË - EUFOR, misioni ushtarak i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë, ka njoftuar një përforcim të përkoh...
Bota
9 Mars 2025, 08:03
I.A
GJERMANI- Fituesit e zgjedhjeve në Gjermani, konservatorët e Friedrich Merz, dhe socialdemokratët (SPD), i kanë përfunduar bisedimet ...
Bota
8 Mars 2025, 22:52
M.B
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson duke ecur brenda Kapitolit
SHBA– Ligjvënësit republikanë paraqit&...
Bota
8 Mars 2025, 22:38
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Hamasi tha sot se ekziston mundësia për vazhdimin e armëpushimit me Izraelin në Rripin e Gazë...
Bota
8 Mars 2025, 22:33
M.B
Mars
SHBA- Hulumtimet e reja tregojnë se ndryshku i mineraleve që mbulojnë sipërfaqen e planetit Mars përmban sasi të vogla u...
Bota
8 Mars 2025, 22:24
M.B
Nëse bota ka ndjerë më shumë rrezik kohët e fundit. Numri i konflikteve ka qenë në rritje. Nga Ukraina dhe Rusia, te Izrael...