Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qindra anije hapësinore kanë studiuar planetin Mars për dekada me radhë. Shkencëtarët e kanë ditur për shumë vite se sipërfaqja e planetit, me peizazhet e liqeneve dhe lumenjve të tharë, lë të kuptohet për një kaluar kur uji i lëngshëm ishte i pranishëm.
SHBA- Hulumtimet e reja tregojnë se ndryshku i mineraleve që mbulojnë sipërfaqen e planetit Mars përmban sasi të vogla uji, çka sugjeron për një të kaluar të ftohtë dhe të lagësht. Shkencëtarët thonë se kjo mund t’i ndihmojë ata që të kuptojnë gjithashtu se kur Marsi u tjetërsua në një shkretëtirë të mbuluar nga pluhuri i hekurit të oksiduar.
Qindra anije hapësinore kanë studiuar planetin Mars për dekada me radhë. Shkencëtarët e kanë ditur për shumë vite se sipërfaqja e planetit, me peizazhet e liqeneve dhe lumenjve të tharë, lë të kuptohet për një kaluar kur uji i lëngshëm ishte i pranishëm.
Misionet kanë zbuluar depozita akulli disa kilometra poshtë sipërfaqes së poleve të planetit. Sonda Perseverance shpresohet të sjellë brenda dekadës së ardhshme një mori mostrash që mund të ndihmojnë për të mësuar më shumë rreth planetit të kuq.
Misionet e mëparshme në Mars kanë siguruar të dhëna të detajuara të sipërfaqes së planetit me pluhurin e kuq. Ekipi hulumtues thotë se përdori teknika të reja laboratorike për të treguar se ngjyra e kuqe e Marsit krijohet nga oksidet e hekurit që përmbajnë sasi të vogla uji. Studimi është publikuar kohët e fundit në revistën “Nature Communications”.
Ekipi thotë oksidi i hekurit formohet shpejt në praninë e ujit të ftohtë, çka lë të kuptohet se mund të jetë formuar kur planeti Mars kishte ende ujë në sipërfaqe.
Colin Wilson ka drejtuar hulumtimet e Agjencisë Evropiane të Hapësirës për Marsin, por nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në studimin e fundit. Ai thotë se rezultatet tregojnë se ndryshku i gjetur në Mars, (hekuri i oksiduar) rreth 140 milionë milje larg, nuk është aq i ndryshëm nga fenomeni që shohim në Tokë.
“Atmosfera e Marsit është jashtëzakonisht e thatë, vetëm disa të qindtat e një përqindjeje është avull uji, kështu që do të jetë një formë jashtëzakonisht e thatë e ndryshkut. Por studimi i fundit, i cili është kryer përmes një kombinimi të vëzhgimeve nga sondat amerikane dhe evropiane, tregon se lloji i ndryshkut që gjendet në Mars është shumë më i ngjashëm me ndryshkun që ne njohim në Tokë, i cili nuk është hekur i oksiduar aq i thatë, por në fakt ka një përmbajtje të konsiderueshme uji në të”.
Autori kryesor i studimit, Adomas Valantinas, i filloi hulumtimet e tij mbi Marsin në Universitetin e Bernës dhe i përfundoi në Shtetet e Bashkuara në Universitetin Brown. Ai thotë se hulumtimi i ri shpjegon si planeti u bë kaq i kuq.
“Në thelb, studimi konfirmon të gjitha gjetjet e mëparshme mbi praninë e ujit të lëngshëm në të kaluarën. Por ndryshon botëkuptimin mbi ngjyrën e kuqe të planetit dhe oksidin e hekurit. Pra e dimë që kjo ndodhi kur kishte ujë të lëngshëm dhe gjithashtu mund të ketë pasur një formë oksigjeni, ndoshta nga uji ose një burim tjetër, çka shpjegon procesin e oksidimit, ose ndryshkun”.
Zoti Valantinas thotë se hulumtime të tjera sugjerojnë se ndryshimet në mjedisin ujor të Marsit duhet të kenë ndodhur miliarda vite më parë, ndonëse ky është spekulim.
“Ne dimë nga studime të tjera për praninë e ujit të lëngshëm, le të themi rreth 3 miliardë vite më parë. Oksidimi mund të ketë ndodhur gjatë kësaj periudhe”.
Sipas zotit Valantinas, erërat mund ta kenë përhapur ndryshkun e tjetërsuar në pluhur në mbarë planetin dhe nuk ka patur reshje për ta larë atë, ndaj është i pranishëm. Megjithëse shkencëtarët kanë prova se Marsi dikur kishte ujë, ata ende nuk e dinë se nga mund të ketë ardhur, thotë ai. Ai thotë se mezi pret që mostrat që do të sillen në Tokë të konfirmojnë zbulimet e bëra në laborator. Sidoqoftë, plani i NASA-s për të sjellë kampionet nga Marsi në Tokë është në pritje të gjetjes së një mënyre më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme, sipas zyrtarëve./ VOA
Nëse bota ka ndjerë më shumë rrezik kohët e fundit. Numri i konflikteve ka qenë në rritje. Nga Ukraina dhe Rusia, te Izrael...
Foto ilustruese SHBA- Një studim i kohëve të fundit arrin në përfundimin se 1 ndër 100 amerikanë e shesin shtëpin&e...
Keir Starmer BRITANI- Kryeministri Keir Starmer iu bashkua myslimanëve britanikë për një iftar në Westminster Hall për ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump po konsideron tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania dhe ridislokimin e tyre në Evr...
Udhëheqësi suprem i Irani, Ayatollah Ali Khamenei IRANI- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se refuzon përpjek...
Foto ilustruese UKRAINA- Ndërkohë që lufta në Ukrainë hyri në vitin e katërt, 6.8 milionë ukrainas vazhdojnë t...
Grenlanda SHBA- Grenlandezët do t'u drejtohen kutive të votimit më 11 mars, në mes të një stuhie gjeopolitike karshi thi...
Foto ilustruese BOTA- Me lule dhe slogane kundër dhunës, pabarazisë dhe diskriminimit, miliona gra në mbarë botën demonstruan...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se Kanadaja ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara prej vitesh me tarifa ...
Foto ilustruese RUSI- Trupat ruse kanë nisur një ofensivë në shkallë të gjerë për të rimarrë&nb...