LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

Vizita e Sekretarit të Pëgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë me ngarkesën e tensioneve të shtuara ndërmjet SHBA dhe Europës.

9 Mars 2025, 09:41 Nga I.A
Analiza e DW: Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?
Mark Rutte

GJERMANI- Edhe ish-sekretari përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëronte herë pas here për rrezikun e konflikteve të ngrira në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Tani pasardhësi i tij, Mark Rutte, viziton për herë të parë të dy vendet që nga marrja e detyrës në tetor 2024. Më 10 mars 2025 ai viziton fillimisht në kryeqytetin boshnjak Sarajevë dhe një ditë më vonë kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Vizita zhvillohet në atmosferën e një mosmarrëveshjeje transatlantike, që e vendos rendin evropian të sigurisë para sfidave të panjohura - edhe në Ballkanin Perëndimor, transformimi i të cilit dhe integrimi i papërfunduar në BE e bëjnë atë një pikë të lëndueshme të kontinentit.

Në Kosovë forca e NATO-s KFOR siguron paqen dhe kufijtë që nga përfundimi i luftës në 1999. Edhe në Bosnje-Hercegovinë që nga Traktati i Paqes së Dejtonit në 1995 vepron një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare, e cila udhëhiqet nga BE që nga viti 2004. Më shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës nuk ka asnjë shenjë të tërheqjes së ushtarëve evropianë, përkundrazi. Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, rajoni gjendet përsëri në qendër të vëmendjes, për më tepër pasi situata e tensionuar e sigurisë është përkeqësuar prej ndryshimeve globale gjeopolitike vitet e fundit.

Situata e sigurisë e tensionuar

Që nga Dejtoni, Bosnja dhe Hercegovinaështë ndarë në dy entitete, që gëzojnë autonomi të gjerë, por qeverisin së bashku në nivel federal: Federata, në të cilën jetojnë kryesisht boshnjakët myslimanë dhe kroatët e Bosnjës, dhe Republika Srpska, me një popullsi me shumicë etnike serbe. Kjo e fundit, nën presidentin e saj Milorad Dodik, i cili prej vitesh ndjek një politikë militante nacionaliste, përpiqet të shkëputet nga shteti i Bosnjës, veprim ky që kritikohet ashpër ndërkombëtarisht.

Dodik është nën sanksionet e SHBA. Ai u dënua në shkurt nga një gjykatë boshnjake në instancën e parë me burg dhe me gjashtë vjet ndalim të mbajtjes së posteve politike. Por ai nuk e njeh vendimin dhe mbështetet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

Edhe me Kremlinin Dodiku mban marrëdhënie të mira. Më 9 janar 2025, si çdo vit, në Banja Luka u zhvillua parada e forcave të sigurisë së Republikës Srpska me pjesëmarrjen serbe dhe ruse. Me këtë përkujtohet dita e shpalljes së Republikës Srpska në vitin 1992 - shkëputja e saj paligjshme qe në atë kohë një etapë e rëndësishme në rrugën drejt luftës së Bosnjës. 9 janari u ndalua si ditë përkujtimi nga Gjykata e Lartë e Bosnjës.

Tensione në Kosovë

Në Kosovë, qeveria në Prishtinë zbaton përdorimin e simboleve dhe institucioneve të njësuara kombëtare që nga viti 2021. Ish-krahina serbe, e banuar kryesisht me shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën kjo nuk e njeh deri më sot. Si pasojë institucionet qendrore publike si arsimi dhe shëndetësia, veçanërisht në veriun me shumicë etnike serbe, vazhduan të drejtoheshin nga Beogradi dhe të përdoreshin dokumentet e tij si dhe dinari serb në vend të monedhës kombëtare, euro.

Kur qeveria aktuale e kryeministrit Albin Kurti filloi t'i jepte fund kësaj praktike, pati në mënyrë të përsëritur revolta dhe bllokada në zonën kufitare, të cilat u mbështetën nga nacionalistët radikalë nga Serbia dhe shteti serb. Në vitin 2022 thuajse të gjithë deputetët serbë të Kosovës dhe nëpunësit civilë në polici dhe gjyqësor dhanë dorëheqje dhe zgjedhjet lokale në provincat veriore u bojkotuan dy herë radhazi. Prandaj në vitin 2023 BE vendosi masa politike dhe ekonomike kundër qeverisë Kurti.

Në shtator 2023 pranë manastirit Banjska në veri të Kosovës ndodhi një sulm terrorist nga militantë serbë nga Kosova dhe Serbia, gjatë të cilit u vranë një polic kosovar dhe tre nga sulmuesit. Si rezultat prania e forcave kosovare të sigurisë në veri u rrit masivisht dhe u vendosën postblloqe, importi i mallrave serbe u ndërpre. Si pasojë e këtyre zhvillimeve marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar. Vuçiç dhe Kurti fajësojnë njëri-tjetrin, ndërsa bllokojnë dialogun mes dy vendeve, të udhëhequr nga BE.

Frika për garancitë amerikane të sigurisë

Përveç këtyre tensioneve Brukseli i frikësohet rrezikut të tërheqjes të SHBA nga Evropa, duke përfshirë kontigjentin e saj prej rreth 600 trupash në KFOR. Edhe pse shtetet evropiane që nga luftërat e Jugosllavisë luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në stabilitetin rajonal, ato kanë qenë gjithmonë të varura nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara. Edhe pse vetë Rutte thotë se nuk sheh arsye për t'u shqetësuar për një tërheqje të shpejtë të trupave, ky skenar nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh retorikën gjithnjë e më të përshkallëzuar të administratës së re amerikane nën presidentin Donald Trump. Përveç kësaj nacionalistët vendas si Dodik ndjehen të inkurajuar nga stili i udhëheqjes së Trump dhe shpresojnë për mbështetje.

Kështu administrata e parë e Trumpmbështeti në vitin 2018 planet për një shkëmbim toke mes Kosovës dhe Serbisë. Plani ishte shkëmbimi i zonave të banuara me shumicë serbe në Kosovë me zonat e banuara kryesisht nga shqiptarët në Serbi.

Zyrtarë të qeverisë amerikane dhe të besuar të Trumpit, si i dërguari i posaçëm Richard Grenell, kundërshtojnë Kurtin dhe kërkojnë lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, që u padit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë nga vetë prokurori, i cili më vonë shërbeu në SHBA si hetues special për çështjet kundër vetë Trumpit. Zëvendës zëdhënësja e shtypit e Pentagonit, Kingsley Wilson, shkroi së fundmi në X: "Make Kosovo Serbia again".

Ndërsa fokusi i NATO-snë të dy vendet është kryesisht te konfliktet, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë njëkohësisht qëndrore për arkitekturën e ardhshme evropiane të sigurisë dhe NATO-n. Prandaj në të dy shtetet misionet ndërkombëtare janë përgjegjëse për trajnimin e forcave vendore të sigurisë. Të dy vendet kanë misione diplomatike në NATO në Bruksel dhe synojnë t'i bashkohen aleancës ushtarake.

Megjithatë Kosova, popullsia e së cilës në masë dërrmuese e mbështet këtë synim, nuk njihet si e pavarur nga katër shtete anëtare të NATO-s. Në Bosnje dhe Hercegovinë bllokon qeveria e Republikës Srpska, e cila refuzon anëtarësimin në NATO. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për qeverinë pro-ruse në Serbi, ndërsa shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ndërkohë anëtarë të NATO-s. Vizita e Rutte është një sinjal i qartë se NATO i mban sytë nga ky rajon dhe se stabiliteti i tij ka prioritet të lartë për Evropën dhe partnerët e saj./DW

mark rutte jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë