LIVE UPDATES
Bota

Irani thotë se nuk do të dërgojë ushtarë për ta luftuar Izraelin

Nga sulmet e Izraelit në Liban është vrarë lideri i grupit militant, Hassan Nasrallah, dhe disa nga anëtarët e tjerë të lartë të këtij grupi, duke shtuar shqetësimet se konflikti mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

30 Shtator 2024, 15:03 Nga I.A

Irani thotë se nuk do të dërgojë ushtarë për ta

IRAN- Irani tha se nuk do të dërgojë forca në Liban ose në Rripin e Gazës për të luftuar kundër Izraelit mes sulmeve të intensifikuara ndaj Hezbollahut – një grup militant dhe parti politike e mbështetur nga Irani që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit. Nga sulmet e Izraelit në Liban është vrarë lideri i grupit militant, Hassan Nasrallah, dhe disa nga anëtarët e tjerë të lartë të këtij grupi, duke shtuar shqetësimet se konflikti mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

“Nuk ka nevojë të dërgojmë forca shtesë ose vullnetare nga Republika Islamike e Iranit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani, më 30 shtator, duke shtuar se Libani dhe luftëtarët në territoret palestineze “kanë aftësinë dhe forcën për ta mbrojtur veten kundër agresionit”.

Deklarata e Kananit erdhi pasi Naim Qassem, zëvendësshefi i Hezbollahut – që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka përfshirë vetëm krahun e tij të armatosur në listën e zezë, por jo partinë politike – tha se një zëvendësues për Nasrallah do të gjendet “shumë shpejt”.

Në mesazh, ai tha se përzgjedhja do të bëhej sipas procedurave të rregullta të Hezbollahut. Ai nuk dha detaje të mëtejshme. Partia politike e Hezbollahut ka vende në parlamentin libanez.

Nasrallah u vra javën e kaluar në një sulm ajror izraelit në qendrën jugore të komandës së Hezbollahut. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, vizitoi zyrën e Hezbollahut në Teheran më 30 shtator “për ta nderuar” Nasrallahun, sipas faqes zyrtare të qeverisë.

Sulmet ajrore të Izraelit vazhduan edhe më 30 shtator, me një goditje në qendër të Bejrutit për herë në gati një vit konflikt me Hezbollahun, që filloi pasi një grup tjetër i mbështetur nga Irani, i njohur si Hamas – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – nisi një operacion kundër Izraelit që vrau rreth 1.200 persona dhe mori peng 250 të tjerë, të cilët u dërguan në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite gjithashtu ka zgjeruar sulmet e saj ndaj grupeve militante të mbështetura nga Irani, duke goditur qytetin e Hodeidës në Jemen, të mbajtur nga rebelët Huthi aleatë me Teheranin. Izraeli intensifikoi edhe sulmet ajrore në bastionet e Hezbollahut në jug të Bejrutit dhe në zona të tjera në Liban, duke rritur frikën në mesin e liderëve globalë për një luftë rajonale në Lindjen e Mesme.

Humbjet e pësuara nga Hezbollahu duket se janë më të rëndat që nga krijimi i grupit militant në vitin 1982 me ndihmën e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, për ta frenuar një pushtim izraelit të Libanit. Nasrallahu u bashkua me Hezbollahun për të luftuar në atë konflikt dhe në vitin 1992 u bë udhëheqësi i tij, duke e ndërtuar grupin në forcën më të fuqishme ushtarake dhe politike të Libanit./REL

masud pezeshkian hassan nasrallah

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj