LIVE UPDATES
Bota

Uragani Helene në SHBA, të paktën 90 viktima dhe dëme të mëdha në disa shtete

Stuhia është karakterizuar me erëra të fuqishme dhe reshje shiu dhe ka goditur Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Xhorxhian, Floridën, Tenesinë dhe Virxhinian.

30 Shtator 2024, 08:57 Nga M.B
Uragani Helene në SHBA, të paktën 90 viktima dhe dëme
Një autostradë e shkatërruar nga uragani Helene në Karolinën e Veriut.

SHBA- Të patën 90 persona kanë vdekur nga uragani Helene që ka goditur pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkimit të trupave të tjerë, teksa uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë shkatërrimin e rrugëve dhe urave dhe vërshime nga Florida deri në Virxhinia. Stuhia është karakterizuar me erëra të fuqishme dhe reshje shiu dhe ka goditur Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Xhorxhian, Floridën, Tenesinë dhe Virxhinian.

Zyrtarët kanë thënë se druajnë se do të gjejnë trupa të tjerë të pajetë. Rrjeti i komunikimit është dëmtuar në shumë zona dhe qindra njerëz ende nuk kanë mundur të kontaktojnë familjarët e tyre, të cilët i kanë regjistruar si të zhdukur. Dëmet nga stuhia e fuqishme konsiderohen se mund të arrijnë nga 15 miliardë dollarë deri në mbi 100 miliardë dollarë, teksa autoritetet thanë se linjat e rëndësishme të komunikimit dhe ato të transportit janë dëmtuar. Megjithatë, autoritetet thanë se vlera reale e dëmeve do të dihet pasi autoritetet të pastrojnë zonat e prekura dhe të vlerësojnë dëmet.

Në Karolinën e Veriut, pothuajse të gjitha viktimat janë regjistruar në qarkun Bunkombe, ku vdiqën 30 persona, sipas autoriteteve.

“Kjo është një katastrofë me përmasa historike”, tha guvernatori Roy Cooper për CNN. “Personat me të cilët kam biseduar në perëndim të Karolinës së Veriut më kanë thënë se kurrë nuk kanë parë diçka të tillë”.

Ai shtoi se ekipe të kërkim-shpëtimit nga 19 shtete dhe nga Qeveria federale janë dërguar në këtë shtet. Pothuajse 2.7 milionë konsumatorë në mbarë jugun e SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike të dielën, thanë nga Departamenti amerikan i Energjisë, apo 40 për qind më pak sesa më 27 shtator. Në Karolinën e Jugut janë raportuar 25 viktima, në Xhorxhia 17 dhe 11 në Florida, sipas autoriteteve në këto shtete. Duke cituar zyrtarët shtetërorë dhe lokalë, CNN ka raportuar se numri i përgjithshëm i viktimave është 93. Presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon që të vizitojë zonat e prekura gjatë kësaj jave, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

“Është tragjike”, u tha Biden gazetarëve një ditë më parë, duke u zotuar se do t’iu ofrojë ndihmë për rimëkëmbje shteteve të goditura. Uragani Helene goditi Floridën të enjten në mbrëmje, me erëra dhe shira të furishme, që shkatërruan shtëpi e infrastrukturë tjetër./ REL

shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen