LIVE UPDATES
Bota

Shqetësimi për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme, SHBA rrit gatishmërinë e trupave

Njoftimi erdhi dy ditë pasi Presidenti Joe Biden udhëzoi Pentagonin të riorganizojë forcat amerikane në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve në rritje se vrasja nga Izraeli e udhëheqësit të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani mund të shkaktojë reagime hakmarrëse nga Teherani.

30 Shtator 2024, 07:42 Nga M.B
Shqetësimi për zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme,
Pentagoni

SHBA- Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj të mbështetjes së operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme dhe se po vendos trupa shtesë në gjendje gatishmërie për dislokim të mundshëm në rajon, ndërsa paralajmëroi Iranin kundër zgjerimit të konfliktit.

Njoftimi erdhi dy ditë pasi Presidenti Joe Biden udhëzoi Pentagonin të riorganizojë forcat amerikane në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve në rritje se vrasja nga Izraeli e udhëheqësit të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani mund të shkaktojë reagime hakmarrëse nga Teherani.

"Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të frenojnë Iranin dhe grupet e mbështetura nga Teherani nga shfrytëzimi i situatës së tanishme apo përpjekjet për zgjerim të konfliktit", tha përmes një deklarate zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Patrick Ryder.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani apo grupet që mbështeten nga Teherani "përdorin këtë moment për të vënë në shënjestër personelin amerikan ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë".

Deklarata e Pentagonit ofroi pak të dhëna mbi nivelin e mbështetjes, që do të ofrojë për mbështetje të operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme, duke thënë vetëm se "ne do të përforcojmë më tej aftësitë tona të mbrojtjes ajrore në ditët në vijim".

Izraeli goditi më shumë objektiva në Liban të dielën, duke shtuar trysninë mbi Hezbollahun me sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit të grupit, Sayyed Hassan Nasrallah, dhe një numri komandantësh të tjerë të lartë.

Sulmet i kanë dhënë një numër goditjesh të mëdha Hezbollahut pas gati një viti luftimesh ndërkufitare, duke vrarë shumicën e udhëheqjes së tij dhe duke zbuluar dobësi në masat e tyre të sigurisë. Por këto sulme gjithashtu kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me qëllimet e deklaruara publikisht të Uashingtonit për frenimin e konfliktit dhe mbrojtjen e personelit amerikan në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje hapat e Hezbollahut për të plotësuar udhëheqjen e vet, pas eliminimit të Nasrallahut dhe figurave të tjera të larta "dhe po vazhdojnë të diskutojnë me izraelitët mbi hapat e ardhshëm të duhur,".

Departamenti i Shtetit ende nuk ka lëshuar një urdhër për evakuimin e amerikanëve dhe personelit diplomatikë nga Libani. Por javën e kaluar, zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Pentagoni po dërgonte disa dhjetëra trupa shtesë në Qipro për të ndihmuar ushtrinë të përgatitej për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë evakuimin e amerikanëve nga Libani.

Pentagoni tha se forcat amerikane po përgatiteshin për dislokim, në rast se kjo do të ishte e nevojshme.

"Sekretari Austin rriti gatishmërinë e forcave amerikane shtesë për dislokim të mundshëm, duke rritur gatishmërinë tonë për t'iu përgjigjur situatave të ndryshme", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Pentagonit./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen