30 Shtator 2024, 10:57
Nga I.A
Rusi
RUSI- Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka mbrojtur kryeqytetin ukrainas nga këto sulme që zgjatën pesë orë. Të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia drejt Kievit ose u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ose u neutralizuan nga pajisjet elektronike luftarake, shkroi në Telegram kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima apo dëme, shtoi ai. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se copëzat e një droni të rrëzuar ranë mbi një ndërtesë banimi dhe ekipet e emergjencës po punojnë atje. Forcat ajrore ukrainase thanë të hënën se rrëzuan 67 nga 73 dronët dhe një nga tre raketat e lëshuara nga Rusia gjatë sulmeve.
Guvernatori Ruslan Kravchenko nuk raportoi për dëme në infrastrukturën kritike apo të banuar. Por, ai tha se sulmet kanë shkaktuar pesë zjarre në rajonin e Kievit. Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Kiev dhe Ukrainë përgjatë muajit shtator, duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë, atë të ushtrisë dhe transportit, sulme që kanë vrarë dhjetëra civilë.
Rusia mohon se shënjestron civilët gjatë pushtimit të Ukrainës, që e ka nisur më 2022, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
30 Shtator 2024, 10:30
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Edhe pas vdekjes së liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah, luftimet mes milicisë shiite dhe Izraelit ...
Bota
30 Shtator 2024, 09:40
I.A
Albin Kurti
SHBA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me emigrantë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amer...
Bota
30 Shtator 2024, 09:06
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Vitin e ardhshëm qeveria gjermane parashikon të shpenzojë vetëm rreth një miliardë ...
Bota
30 Shtator 2024, 08:57
M.B
Një autostradë e shkatërruar nga uragani Helene në Karolinën e Veriut.
SHBA- Të patën 90 persona kanë vdekur nga ur...
Bota
30 Shtator 2024, 08:15
M.B
Udhëheqësi i FPO-së, Herbert Kickl, flet para mbështetësve pas fitores në zgjedhje. Vjenë, 29 shtator 2024.
AUSTRIA- Par...
Bota
30 Shtator 2024, 07:42
M.B
Pentagoni
SHBA- Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj të mbështetjes së operacioneve ajrore n&e...
Bota
29 Shtator 2024, 22:57
N.F
Studentë afganë
AFGANISTAN- Nën qeverisjen e talibanëve, mediat në Afganistan janë ndër më të kufizuarat n&eum...
Bota
29 Shtator 2024, 22:43
N.F
Sulmi
JEMEN- Izraeli njoftoi se ka bombarduar objektivat e grupeve Houthi në Jemen këtë të diel, duke zgjeruar konfrontimin e tij me al...
Bota
29 Shtator 2024, 21:58
N.F
CDC
SHBA- Vetëvrasjet në SHBA vazhduan të mbeten në nivelin më të lartë në historinë e vendit vitin e kaluar. ...
Bota
29 Shtator 2024, 21:31
N.F
Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden tha sonte se do të bisedojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk specifikoi se k...